04/01/2025
Njerzit kanë dy personalitete ekstrovert ose introvert. Personaliteti krijohet nga kombinimi i temperamentit me përvojën, një njeri me temperament impulsiv që reagon është i predispozuar të zhvillojë një personalitet ekstrovert, ndërsa një njeri me temperament të qetë është i predispozuar të zhvillojë një personalitet introvert.
Në të vërtetë një ekstrovert ka momente që sillet si introvert dhe e kundërta por personaliteti i njeriut kuptohet nga sjellja që njeriu ka në pjesën më të madhe të kohës.
Këto dy personalitete nuk bëjnë gjë tjetër veçse shprehin burimin e energjisë së njerëzve.
Njerzit introvertë e marrin energjinë brenda tyre e ndihen më mirë vetëm ose me pak shoqëri, ndërsa njerzit ekstrovertë shkëmbejnë energji dhe e kanë nevojë jetësore kontaktin me të tjerët, madje me sa më shumë njerëz. Kanë nevojë të bëjnë njohje të reja vazhdimisht.
Procesi i vetëdijesimit dhe evoluimit personal bën të mundur ndryshimin e personalitetit duke arritur ekulibrimin midis aspektit të brendshëm dhe atij të jashtëm. Njeriu i vetëdijesuar që ka personalitet introvers mëson të shkëmbejë më shumë energji jashtë tij, ndërsa njeriu ekstrovert mëson që ka edhe energji të brendshme dhe nuk duhet ta kërkojë jashtë energjinë. Jashtë njeriu duhet të shkëmbejë energji në mënyrë të vetëdijshme e sa më të drejtë.
më kontaktoni tani për ndihmë dhe udhëzime, rezervoni një seancë me lidhjen 🔗 në biografinë time, përmes WhatsApp