02/07/2026
Dhe nuk është se erdhi nga hici, nuk është se një ditë vendosa të ndihesha ashtu, si fëmijë ne të gjithë ndihemi të bukur derisa dikush fillon të na krahasojë me dikë tjetër, apo na tha që bukuria jonë s’është e mjaftueshme që dikush të na dojë, që ne nuk jemi mjaftueshëm, apo që dikush do na dojë nëse dukemi ndryshe (po, dikush m’i ka thënë realisht këto fjalë - që personaliteti im ishte më i bukuri në botë por pamja ime jo, po të isha më e dobët, me këmbët më të holla, më e gjatë dhe me më pak faqe, atëherë do isha e mjaftueshme për të.)
Zakonisht personat që thonë të tilla gjëra nuk janë yje për vete, përkundrazi, kanë një vetbesim të ulët dhe projektojnë pasiguritë e veta tek të tjerët se vetëm duke ulur të tjerët ndihen lart vetë. Por si adoleshente, nuk isha eksperte e sigurisht dikur mendova që ai kishte të drejtë. Dhe jetova me atë mendim derisa Fillova të shihja që po tërhiqja të njëjtin lloj personi, pavarësisht shtetin ku jetoja apo kombësisë së tyre. Fillova të besoj që problemi ishte tek unë. Jo tek pamja ime, por tek ajo që unë mendoja për veten, që isha vërtet e pamjaftueshme.
Terapistja ime në atë kohë më foli për Helena Rubestein, një grua objektivisht të shëmtuar e cila krijoji tualetin (make - up). Ajo gjykohej nga të gjithë përvec vetja e saj dhe burri i saj i cili e donte ashtu sic ishte. Dhe ndryshoi jetën e shumë personave.
Unë fizikisht nuk kam ndryshuar, i kam përsëri faqet e medha, kam kile me tepër se norma dhe gjatësia ime nuk ka ndryshuar që 13 vjec. Por kam ndryshuar së brendshmi. Kujdesem për veten time, cfarë ha, sa shumë lëviz, kujdesem për njerëzit rreth e rrotull meje, nuk kam asnjë kritikues vetëm cheerleaders, kujdesem për klientët e mi, i dua realisht dhe dua t’i shoh të lumtur e të shëruar. Kujdesem për mendimet e mia,, cfarë mendoj për veten, si ndihem dhe nuk e lejoj veten të më flasë negativisht. Mund të them që shumë më pas e pranoj veten plotësisht e mund t’i shkruaj këto fjalë pa ndjerë asnjë mëri apo turp ndaj askujt.
Kur ia arrita unë mund t’ia arrish dhe ti!!
Cfarë fjalësh të janë thënë që nuk mund t’i harrosh dot?
Me dashuri,
Aurora