11/16/2022
Ataku kardiak ndodh kur kemi ndërprerje të furnizimit me gjak të një pjese të muskujve të zemrës, gjë që çon në dëmtim serioz deri në nekrozë të tyre dhe komprometim të furnizimit me gjak të trupit.
Ataku kardiak nuk është përherë i paparashikueshëm, përkundrazi, më shpesh fillon me një intensitet të moderuar të lokalizuar në qendër të kraharorit, që herë shfaqet e herë zhduket. Kur këto shenja "alarmi" shfaqen, lind dyshimi se diçka po ndodh. Për këtë arsye është e rëndësishme që të njihen mënyrat sesi shfaqet ataku kardiak dhe çfarë duhet bërë në ato momente.
Shenjat dhe simptomat e mëposhtme janë të zakonshme si te meshkujt ashtu edhe te femrat: Dhimbje ose shqetësim në gjoks – zakonisht zgjat disa minuta, por mund të largohet dhe të kthehet. Siklet mund të ndihet si presion, shtrëngim, ndjenjë ngopjeje ose dhimbje në mes të gjoksit.
Ka shqetësime edhe në pjesë të tjera të pjesës së sipërme të trupit, si – dhimbje ose siklet në shpinë, nofull, stomak, një ose të dy krahët.
☎️Tel: +355 42366066
📞Cel: +355 (0)684040167
📍 Bulevardi Zhan D’Ark,Godina Wonder (Pranë Ministrisë së Jashtme), përballë me Drejtorinë e Policisë 1001 Tirana
📍Rruga “Kongresi i Manastirit”, përballë Spitalit Pediatrik
📍Lagjja Komuna e Parisit, Pallati Alban