QKMF-Drenas Shërbimi shëndetësor shtëpiak

QKMF-Drenas Shërbimi shëndetësor shtëpiak QKMF-Drenas Shërbimi shëndetësor shtëpiak Së bashku, ne formojmë kujdesin shëndetësor për më mirë.

𝗤ë𝗹𝗹𝗶𝗺𝗶, 𝗣𝗿𝗲𝗺𝘁𝗶𝗺𝗶 𝗱𝗵𝗲 𝗩𝗹𝗲𝗿𝗮𝘁 𝘁𝗼𝗻𝗮
Shëndeti dhe mirëqenia e qytetarëve është në qendër të asaj që ne bëjmë. Çdo ditë, ne bëjmë një ndryshim domethënës në jetën e njerëzve duke i mbështetur ata në arritjen e qëllimeve të tyre. Këto shërbime ofrohen 𝗙𝗔𝗟𝗔𝗦 nga QKMF-Drenas dhe në bashkëpunim me Komunën e Drenasit. Orari i punës: 08:00 deri në ora 20:00, e Hëne - e Diele duke telefonuar në numrat e poshtëshënuar.
Çdo herë kur ju keni nevojë ne jemi afër.🥼
Shërbimi në shtëpinë tuaj 🏠
Na kontaktoni në çdo kohë 🕛📲
☎️ +383 43 800 176
☎️ +383 43 800 716
Kujdesuni për shëndetin 😷
🗺 QKMF-Drenas, Martiret Shala Prokshi, 13000
Republika e Kosovës.

Kujdesi paliativ përmirëson cilësinë e jetës☎️ +383 43 800 176Ekipet e kujdesit paliativ fokusohen në cilësinë e jetës. ...
28/02/2024

Kujdesi paliativ përmirëson cilësinë e jetës
☎️ +383 43 800 176
Ekipet e kujdesit paliativ fokusohen në cilësinë e jetës. Ata trajtojnë njerëzit që vuajnë nga simptomat dhe stresi i sëmundjeve të rënda si kanceri, dështimi kongjestiv i zemrës (CHF), sëmundja kronike obstruktive pulmonare (COPD), sëmundjet e veshkave, Alzheimer, Parkinson, Skleroza Laterale Amiotrofike (ALS) dhe shumë të tjera.

Përkufizimi i Kujdesit Paliativ

Kujdesi paliativ është kujdes i specializuar mjekësor për njerëzit që jetojnë me një sëmundje të rëndë. Ky lloj kujdesi përqendrohet në sigurimin e lehtësimit nga simptomat dhe stresi i sëmundjes. Qëllimi është përmirësimi i cilësisë së jetës si për pacientin ashtu edhe për familjen.

Kujdesi paliativ ofrohet nga një ekip mjekësh, infermierësh dhe specialistësh të tjerë të trajnuar posaçërisht, të cilët punojnë së bashku me mjekët e tjerë të pacientit për të ofruar një shtresë shtesë mbështetjeje. Kujdesi paliativ bazohet në nevojat e pacientit, jo në prognozën e pacientit. Është i përshtatshëm në çdo moshë dhe në çdo fazë të një sëmundjeje të rëndë dhe mund të ofrohet së bashku me trajtimin kurativ.

𝒮𝒽ë𝓃𝒹ℯ𝓉𝒾 𝓃ë 𝓈𝒽𝓉ë𝓅𝒾🏘🚑💉💊
Këto shërbime ofrohen 𝗙𝗔𝗟𝗔𝗦 nga QKMF-Drenas dhe në bashkëpunim me Komunën e Drenasit.
Orari i punës: 08:00 deri në ora 20:00, e Hëne - e Diele duke telefonuar në numrat e poshtëshënuar.
Çdo herë kur ju keni nevojë ne jemi afër.🥼
Shërbimi në shtëpinë tuaj 🏠
Na kontaktoni në çdo kohë 🕛📲
☎️ +383 43 800 176
☎️ +383 43 800 716
Kujdesuni për shëndetin 😷
🗺 QKMF-Drenas, Martiret Shala Prokshi, 13000
Drenas, Republika e Kosovës

26/01/2024
🫶
26/01/2024

🫶

10 mijë € gjobë dhe ndalim i punës: Kompania mjekësore fiton betejën ndaj Inspektoratit Shëndetësor

🫶
24/01/2024

🫶

Një vendim të padrejtë kishte marr Inspektorati Shëndetësorë me datë 27.10.2023 kundrejt një kompania kosovare që ofronte shërbime të kujdesit social shëndetësor shtëpiak dhe ambulatorë për qytetarët e komunës së Drenasit. Në vendimin e Komisionit të Ankesave thuhet se shërbime...

🫶
23/01/2024

🫶

Institucioni shëndetësor KosovaMed Healthcare, ka njoftuar se ka fituar një rast ndaj Inspektoratit Shëndetësor, të cilët ua kishin ndaluar veprimtarinë ditë më parë. Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, drejtori i këtij institucioni Kastriot Asllani. “Ju njof...

🫶
23/01/2024

🫶

...

𝓓𝓲𝓽𝓪 𝓑𝓸𝓽ë𝓻𝓸𝓻𝓮 𝓮 𝓩𝓮𝓶𝓻ë𝓼Fuqizo jetën tënde! Zemra jote fuqizon gjithë trupin,të lejon të duash, të qeshësh dhe të jetosh j...
26/09/2023

𝓓𝓲𝓽𝓪 𝓑𝓸𝓽ë𝓻𝓸𝓻𝓮 𝓮 𝓩𝓮𝓶𝓻ë𝓼
Fuqizo jetën tënde! Zemra jote fuqizon gjithë trupin,të lejon të duash, të qeshësh dhe të jetosh jetën plotësisht
Sëmundjet e zemres shkaktohen në përgjithësi nga kombinimi i një sërë faktoresh të përbashkëta e të shumta, duke filluar me karakteristikat social-biologjike si: presioni i lartë i gjakut, kolesteroli i lartë, mbipesha dhe obeziteti, diabeti apo faktorët e mënyrës së jetesës si dieta jo e shëndetshme, duhanpirja, mungesa e aktivitetit fizik, konsumi i shtuar i alkoolit, të cilat rrisin probabilitetin për të pasur një problem të enëve koronare apo cerebrovaskulare.
Duhet cekur se sëmundjet e zemrës radhitet në grupin e sëmundjeve socialo mjekësore që shkaktojnë probleme serioze edhe në aspektin ekonomik. Pasojat ekonomike të sëmundjeve kardiovaskulare janë makroekonomike se ndikojnë në GDP e vendit,por janë edhe pasoja mikroekonomike me ndikim të drejtpërdrejtë tek individët dhe familjet e tyre. Me këto pasoja janë të lidhura hospitalizimi i shpeshte, invaliditeti i personave, ditët e humbura në punë, produktiviteti në punë, pra kemi më pak persona të aftë për punë, pensionimi i parakohshëm, ulje e të ardhurave individuale e familjare si dhe rritje enorme e shpenzimeve shëndetësore ne nivel shtetërore .
Fakte nga bota
Sëmundjet e zemrës janë shkaku kryesor i vdekjeve në botë
• Çdo vit, 17.5 milion njerëz vdesin nga sëmundjet e zemrës, përfshirë edhe goditjen në tru.
• Vdekshmëria globale nga këto sëmundje është 31%.
• Vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim janë më të prekura nga vdekshmëria prej sëmundjeve të zemrës.
• Parashikohet që për vitin 2030 numri i vdekjeve nga semundjet e zemrës të arrijë në 23 milionë.
• Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vendosur si objektiv për vitin 2025 reduktimin me 25% të vdekjeve të parakohshme të shkaktuara nga sëmundjet kronike, në të cilat Semundjet e zemres zënë vendin më të madh.
• Të paktën 80% e vdekjeve të parakohshme nga semundjet e zemrës mund të parandalohen apo shmangen, duke mbajtur nën kontroll faktorët e rrezikut të këtyre sëmundjeve siç janë përdorimi i duhanit, alkoolit, kripës, inaktiviteti fizik apo sedentarizmi, si dhe rritja e presionit të gjakut.
• Semundjet e zemres dhe goditja në tru shkaktojnë 1/3 e të gjitha vdekjeve të grave në mbarë botën.
Edhe në vendin tonë, në vitet e fundit ka një rritje të përvitshme të semundjeve te zemres.
Këto sëmundje në Kosovë shkaktojnë mbi gjysmën e vdekjeve duke zënë vendin e parë të të gjitha vdekjeve, ndaj mund të konsiderohen si sëmundjet me peshën më të madhe në shoqërinë tonë.
Prevalenca e grupit te sëmundjeve kardiovaskulare, në Kosovë është 10.4% në raport me të gjitha grupet e semundjeve tjera ku diagnoza e hipertensioni si faktor i rrezikut në total grupin e semundjeve kardiovaskulare merr pjesë me 78.9%. dhe semundjet ishemike të zemres 4.9%.
Sipas gjinise më të atakuara janë femrat me hipertension 59.8% derisa semundjet ishemike të zemres më tepër paraqiten tek meshkujt me 60%. Sipas moshës personat mbi 65 vjet janë më të atakuar.
Motoja e Ditës Botërore të Zemrës për këtë vit është:
“Një premtim … për zemrën time, për zemrën tënde, për të gjithë zemrat tona”. në mënyrë që të kuptohet se çka duhet ndërmarrë për të reduktuar faktorët e rrezikut dhe për te pasur një zemër te shëndoshë.
Kujdesi për zemrën tuaj fillon duke kuptuar apo njohur në fillim rrezikun tuaj, ndaj sigurohuni që të njihni gjendjen tuaj shëndetësore si dhe të gjithë parametrat tuaj shëndetësorë. Vizitoni mjekun tuaj dhe konsultohuni per te bere disa kontrolla rutinore.
Porosia e Ditës botërore është me qëllim pozitive që të theksohet rëndësia e stilit të jetës me një zemër të shëndoshë që udhëheq drejt jetës më kualitative dhe jetëgjatësisë në përgjithësi.
Në këtë ditë ne dëshirojmë që çdo njeri të kuptojë se çfarë duhet të bëjë për të fuqizuar zemrën dhe shëndetin e vet. Zemra juaj është në qendër të shëndetit dhe është lehtë të kujdesemi për të vetëm nëse zotohemi!
Fushata e sivjetme do të organizohet me moton:
” Zotohu për një zemër të shëndoshë ”
Zotohu se do të ushqehesh shëndetshëm
Ngrënia e ushqimit të shëndetshëm është një nga mënyrat kryesore për të mbajtur zemrën dhe trupin në gjendje më të shëndoshë.
• Një dietë e shëndetshme ndihmon zvogëlimin e rrezikut për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës
• Konsumo sa më shumë ushqim të freskët
• Kontrollo sasinë e racioneve
• Konsumo sa më shumë pemë dhe perime, të paktën 400 g në ditë
• Mos konsumo ushqim të yndyrshëm dhe me shumë kalori
• Zvogëlo marrjen e kripës në më pak se pesë gram në ditë
• Zvogëlo konsumimin e sheqerit në më pak se tridhjetë gram në ditë
Zotohu se do të merreni me aktivitet fizik
Aktiviteti fizik me efektet e veta të dobishme ndikon në zvogëlimin e rrezikut nga sëmundjet e zemrës.
Disa rekomandime për aktivitet fizik dhe shëndet të mirë:
• Ruaj peshën normale
• Bëj ushtrime të lehta të paktën 30 minuta 5 herë në javë
• Lëviz sa më tepër në vendin e punës ose bëj ushtrime gjatë pushimit të drekës
• Qëndro në ajër të pastër jashtë vendeve urbane
• Nëse nuk mund të dalësh jashtë shtëpisë, lëviz dhe ushtro brenda saj me dritare të hapura
• Shëtit – ec në grup, është më relaksuese
• Konsultohu rregullisht me mjekun
Zotohu se nuk do të përdorësh duhan dhe alkool
Përdorimi i duhanit dhe alkoolit janë faktor shumë të rrezikshëm për shumë sëmundje, veçanërisht për sëmundjet e zemrës
• Motivimi është faktori kyç për ta lënien e duhanit dhe alkoolit.
• Bëj listën e arsyeve pse je i motivuar për të lënë duhanin dhe alkoolin
• Shmang vendet ku pihet duhani dhe alkooli
• Konsumo më tepër pemë dhe perime të freskëta
• Nëse nuk pi duhan dhe alkool, mos e fillo. Është shumë më lehtë të mos fillohet, sesa të ndërprehet pirja e duhanit dhe alkoolit
• Nëse pi, ndërpreje! Kjo është gjëja më e mirë që mund të bëni për veten tuaj!
Zotohu se do të menaxhosh stresin
Stresi është i pashmangshëm në jetë, por ajo që ne mund të bëjmë është përpjekja për ta menaxhuar atë. Menaxhimi i stresit ka të bëjë me mbajtjen nën kontroll të shkallës së stresit në të cilën ndodhemi si dhe përpjekja drejt zvogëlimit të tij.
Këshillat për të menaxhuar stresin:
• Gjej kohë çdo ditë për t’u relaksuar
• Krijo shprehi të shëndetshme: aktivitet të rregullt fizik, konsumim i ushqimi të shëndetshëm, pijeve pa kafeinë dhe gjumë të mjaftueshëm
• Planifiko punët me prioritet dhe që mund t`i realizosh
• Shmang mendimet negative
• Prano faktin që disa gjëra ju nuk mund t’i ndryshoni
• Kërko ndihmë për problemet shëndetësore
Zotohu se do të bësh vizita të rregullta te mjeku!
Kontrollo rregullisht:
• Shtypjen e gjakut
• Nivelin e kolesterolit në gjak
• Nivelin e sheqerit në gjak
𝔹𝕦𝕣𝕚𝕞𝕚: 𝕀𝕂𝕊ℍℙ

Address

Martiret Shala Prokshi Drenas
Drenas
13000

Opening Hours

Monday 08:00 - 20:00
Tuesday 08:00 - 20:00
Wednesday 08:00 - 20:00
Thursday 08:00 - 20:00
Friday 08:00 - 20:00
Saturday 08:00 - 20:00
Sunday 08:00 - 20:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when QKMF-Drenas Shërbimi shëndetësor shtëpiak posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to QKMF-Drenas Shërbimi shëndetësor shtëpiak:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram