Laboratori DINA

Laboratori DINA Laborator Biokimik, Hematologjik dhe Hormonal, Imunologjik, Mikrobiologjik

PAKO - STATUSI HORMONAL I MESHKUJVENjë hap i rëndësishëm për shëndetin tuaj hormonalÇfarë vlerëson kjo pako? • Prodhimin...
24/01/2026

PAKO - STATUSI HORMONAL I MESHKUJVE

Një hap i rëndësishëm për shëndetin tuaj hormonal

Çfarë vlerëson kjo pako?
• Prodhimin e testosteronit
• Funksionin e testikujve
• Aktivitetin e hipofizës
• Ndikimin e stresit (kortizol)
• Çrregullime hormonale që lidhen me lodhje, libido të ulët dhe infertilitet.

Indikohet për:
• Lodhje kronike dhe stres
• Libido e ulët
• Disfunksion erektil
• Rënie të energjisë
• Infertilitet
• Rënie të masës muskulore
• Çrregullime të humorit

PAKO HORMONALE PËR FEMRA – OFERTË SPECIALE Hormonet luajnë rol kyç në shëndetin, energjinë dhe mirëqenien tuaj.Nëse po p...
24/01/2026

PAKO HORMONALE PËR FEMRA – OFERTË SPECIALE

Hormonet luajnë rol kyç në shëndetin, energjinë dhe mirëqenien tuaj.
Nëse po përballeni me lodhje, çrregullime të ciklit, shtim në peshë, ndryshime humori apo vështirësi për të mbetur shtatzënë, kjo pako është një hap i rëndësishëm drejt diagnostikimit të saktë.

✔️ Analiza të sakta
✔️ Besueshmëri
✔️ Profesionalizëm

Kujdesi për shëndetin fillon me njohjen e trupit tuaj.

16/12/2025

Si ta dimë nëse kemi intolerancë ndaj glutenit?

Gluteni është një proteinë që gjendet në:
🌾 Grurë
🌾 Elb
🌾 Thekër
(dhe produktet e përpunuara prej tyre)

Te disa persona, gluteni mund të shkaktojë reaksion imunitar ose ndjeshmëri të shtuar, duke çuar në probleme gastrointestinale dhe simptoma të përgjithshme shëndetësore.

Simptoma të shpeshta të intolerancës ndaj glutenit:
▪️ Fryrje dhe dhimbje barku
▪️ Diarre, kapsllëk ose jashtëqitje të parregullta
▪️ Nauze
▪️ Lodhje kronike
▪️ Dhimbje koke
▪️ Anemi ose mungesë vitaminash
▪️ Probleme me rritjen te fëmijët

Analizat laboratorike që ndihmojnë në diagnostikim:
✔️ Antigliadinë IgA
✔️ Antigliadinë IgG
✔️ Transglutaminazat (TTG-IgA)
✔️ Transglutaminazat (TTG-IgG)

Këto analiza ndihmojnë në zbulimin e:
Sëmundjes celiake
Intolerancës/ndjeshmërisë ndaj glutenit

Të gjitha analizat realizohen në Laboratorin Mjekësor DINA, me standarde profesionale dhe interpretim të saktë të rezultateve.

⚠️ E rëndësishme:
Për rezultate të besueshme, analizat duhet të kryhen para se gluteni të përjashtohet nga dieta.

Laboratori Mjekësor DINA – Diagnostikë e saktë për shëndet më të mirë 🧬

28 Nëntori në Laboratorin DINA vjen me çmime simbolike për analiza të rëndësishme të shëndetit:🩸 Pako bazike🦋 Hormonët e...
26/11/2025

28 Nëntori në Laboratorin DINA vjen me çmime simbolike për analiza të rëndësishme të shëndetit:

🩸 Pako bazike
🦋 Hormonët e tiroides
☀️ Vitamina D

Shfrytëzoni ofertën gjatë datave 27, 28 dhe 29 nëntor dhe kujdesuni për veten dhe familjen tuaj!
🇦🇱 Me dashuri për shëndetin tuaj! ❤️

📍 Laboratori DINA
📞 [044511968 ose 044424263]

18/11/2025

Analiza TORCH – E rëndësishme për shëndetin e nënës dhe foshnjës

Çka është TORCH?
TORCH është një grup analizash serologjike që kontrollon infeksionet që mund të kalojnë nga nëna te foshnja gjatë shtatzënisë. Zbulimi i hershëm është thelbësor për një shtatzëni të sigurt.

Për çfarë teston TORCH?
• T – Toxoplasma gondii
• O – Other
• R – Rubella (Fruthi gjerman)
• C – Cytomegalovirus (CMV)
• H – Herpes simplex virus (HSV-1, HSV-2)

Analizat detektojnë IgM (infeksion i freskët) dhe IgG (imunitet i kaluar).

Kush duhet ta bëjë analizën TORCH?

✔ Gratë që planifikojnë shtatzëni
✔ Gratë shtatzëna – sidomos në tremujorin e parë
✔ Pacientet me histori abortesh
✔ Kur dyshohet infeksion viral gjatë shtatzënisë
✔ Në kontrollat prenatale me rekomandim të gjinekologut

Pse të testoheni te Laboratori Dina?

Aparatura moderne
Përgjigje të shpejta dhe të sakta
Interpretim profesional nga specialisti i Biokimisë Klinike.

📍 Na gjeni në:

Rr. Xhevat Demaku- Drenas
📞 [044511968 ose 044424263]

Laborator Biokimik, Hematologjik dhe Hormonal, Imunologjik, Mikrobiologjik

31/10/2025
Pjesmarrës në një nga ngjarjet më të rëndësishme në fushën e biokimisë klinike dhe laboratorëve mjekësorë – EuroMedLab 2...
19/05/2025

Pjesmarrës në një nga ngjarjet më të rëndësishme në fushën e biokimisë klinike dhe laboratorëve mjekësorë – EuroMedLab 2025, që po mbahet këtë javë në Bruksel.

Në fokus: risitë në diagnostikën laboratorike, personalizimi i analizave, biomarkerët e rinj dhe qasjet moderne në laboratorin klinik.

10/05/2025

“Mos i prisni simptomat – mëlçia ka nevojë për kontroll periodik!”

Mëlçia është një nga organet më të rëndësishme në trup, por dëmtimet e saj zhvillohen ngadalë dhe shpesh në heshtje.

Fazat e dëmtimit të mëlçisë përfshijnë:

Mëlçia yndyrore (steatoza): Grumbullim i yndyrës në mëlçi, shpesh për shkak të mbipeshës, diabetit apo alkoolit.

Steatohepatiti (NASH): Inflamacion dhe dëmtim i qelizave të mëlçisë përveç pranisë së yndyrës.

Fibroza: Formim i indit mbresor si pasojë e dëmtimit të përsëritur.

Ciroza: Dëmtim i rëndë dhe i pakthyeshëm i strukturës së mëlçisë – rrezikon funksionin e saj jetësor.

Kanceri i mëlçisë (karcinoma hepatocelulare): Një komplikim i mundshëm dhe i rrezikshëm i cirozës.

Në Laboratorin DINA ofrojmë testet kryesore për vlerësimin e shëndetit të mëlçisë:
Testet e funksionit të mëlçisë:
• Transaminazat (ALT, AST)
• GGT, ALP
• Bilirubina totale/direkt
• Albumina, Proteinat totale
• INR , koha e protrombinës.

• Testet serologjike dhe molekulare për hepatitet virale:

• HBsAg, Anti-HBs, Anti-HBc
• HBeAg, Anti-HBe
• Anti-HCV, HCV RNA, HBV DNA
• Anti-HAV total.

* Markerë për kancerin e mëlçisë:

AFP (Alfa-fetoproteina) – biomarker i rëndësishëm në zbulimin e hershëm të karcinomës hepatike.
CEA dhe CA 19-9 (në raste të dyshimta për metastaza hepatike)

Kontrolli i hershëm shpëton jetë. Kujdesuni për shëndetin e mëlçisë suaj – analizat janë hapi i parë!

Laboratori DINA – Besueshmëri dhe kujdes në çdo analizë.

03/05/2025
27/04/2025

Kujdesuni për shëndetin tuaj reumatologjik!

Nëse keni dhimbje në kyçe, inflamacion, lodhje të përgjithshme ose ënjtje të nyjeve, është koha të mendoni për një kontroll reumatologjik.

Në Laboratorin Dina ofrojmë një gamë të plotë analizash për diagnostikimin e sëmundjeve reumatike:
✔️ Faktorët Reumatik (RF)
✔️ Anti-CCP
✔️ ANA dhe ENA panel (Anti-dsDNA, Anti-Sm, Anti-Ro, Anti-La)
✔️ C3, C4
✔️ p-ANCA, c-ANCA
✔️ Dhe markerë ndihmës: CRP, ESR, Vitamin D, Kalcium, Magnezium, Fosfor.

Diagnostikimi i hershëm bën dallimin!
Kontaktoni Laboratorin Dina për më shumë informata!
044511968
044424263

Me rastin e festës së Pavarësisë së Kosovës, Laboratori Mjekësor “DINA”nuk do të punojë ditën e hënë, më 17 Shkurt.Rikth...
16/02/2025

Me rastin e festës së Pavarësisë së Kosovës, Laboratori Mjekësor “DINA”nuk do të punojë ditën e hënë, më 17 Shkurt.

Rikthehemi me orarin e rregullt të martën, më 18 Shkurt.

Address

Rr. Xhevat Demaku
Drenas
13000

Opening Hours

Monday 07:00 - 18:00
Tuesday 07:00 - 18:00
Wednesday 07:00 - 18:00
Thursday 07:00 - 18:00
Friday 07:00 - 18:00
Saturday 07:00 - 16:00

Telephone

+38344511968

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Laboratori DINA posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Laboratori DINA:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Category