Shëndetësia në Ferizaj

Shëndetësia në Ferizaj Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shëndetësia në Ferizaj, Medical and health, Rr. Ramadan Rexhepi, Ferizaj.

23/06/2025
Grupet e Gjakut dhe Rh Faktori
22/05/2025

Grupet e Gjakut dhe Rh Faktori

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka konfirmuar sot me datë 07.08.2024 përmes Laboratorit të Mikrobio...
07/08/2024

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka konfirmuar sot me datë 07.08.2024 përmes Laboratorit të Mikrobiologjisë një rast pozitiv të Virusit të Nilit Perëndimor (West Nile Virus).

Bëhet fjalë për një pacient të gjinisë mashkullore, i lindur në vitin 1965, nga komuna e Fushë Kosovës, i hospitalizuar në Klinikën Infektive të QKUK-së me datën 29.07.2024, për shkak të simptomave si lodhja dhe temperatura e lartë.

Këto simptoma te pacienti kanë filluar me datën 22 korrik 2024, ndërsa pas trajtimit ambulantor, ai është hospitalizuar me datën 29 korrik në Klinikën Infektive të QKUK-së për evaluim dhe trajtim të mëtejmë mjekësor.

Pacienti nga data 27.06.2024 deri më 29.06.2024 ka qëndruar në Shëngjin-Shqipëri, ndërsa nga data 13.07.2024 deri më 22.07.2024 ka qëndruar për pushime në Ulqin. Simptomat i janë paraqitur menjëherë pas kthimit nga Ulqini.

Pacienti është duke u trajtuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Duke qenë që prej muajit të kaluar disa vende të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kishin raportuar raste të Virusit të Nilit Perëndimor si: Spanja, Italia, Greqia, Austria, Hungaria, Franca, Serbia dhe, së fundi edhe Shqipëria, IKSHPK-së ka ngritur nivelin e vigjilencës dhe këshilluar qytetarët që të ndjekin rekomandimet e dhëna në vazhdimësi për të paradaluar rastet e Virusit të Nilit Përendimor.

IKSHPK i njofton, gjithashtu, qytetarët se situata epidemiologjike është e qetë dhe po përcillet me kujdes të shtuar.

Në vijim të këtij njoftimi, IKSHPK ju ri-sjell informacionet për Virusin e Nilit Perëndimor, mënyrën e përhapjes, simptomat, mënyrat e parandalimit, diagnostikimin dhe trajtimin e tij.

Kryetari Agim Aliu Drejtoresha e QKMF Nadire Imeri🌼🌻🌸🍀🪴🍁🍁
21/03/2024

Kryetari Agim Aliu
Drejtoresha e QKMF Nadire Imeri

🌼🌻🌸🍀🪴🍁🍁

16/02/2023
https://www.facebook.com/245786495595210/posts/2364740680366437/?sfnsn=mo&mibextid=ijjfgs
25/01/2023

https://www.facebook.com/245786495595210/posts/2364740680366437/?sfnsn=mo&mibextid=ijjfgs

KONKURS

Në kuadër të bashkëpunimit me Komunën e Ferizajt, Islamic Relief Kosova shpall konkurs për staf mjekësor në këto pozita pune në kuadër të QKMF – Ferizaj:

• 5 Doktorë të Mjekësisë së Përgjithshme
• 36 Infermierë
• 1 Asistent Administrativ

Për më shumë detaje rreth detyrave dhe përgjegjësive për secilën pozitë, klikoni në linkun: http://bit.ly/3WB8RbG

Nëse i keni aftësitë dhe përvojën e duhur për ndonjërën nga këto pozita, ju mund të aplikoni duke e plotësuar online formularin në linkun e mëposhtëm:
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfCqtpKpLX6P84gSRsIebRB9jmxZMxKSymjT7lLjP5wgvfvNg/viewform

Afati i fundit për aplikim është 14 Shkurt 2023 në ora 16:00.

Diskutohet Projekt-Statuti i QKMF-së në Ferizaj Këtë të martë në sallën e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, është mbajtur...
20/12/2022

Diskutohet Projekt-Statuti i QKMF-së në Ferizaj

Këtë të martë në sallën e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, është mbajtur konsultimi publik për Projekt-Statuti i QKMF-së në Ferizaj. Hapje e këtij konsultimi publik e ka bërë drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Dr. Kemajl Emini, i cili ka thënë se ky statut ka një rëndësi shumë të madhe për funksionimin e shëndetësisë primare në Ferizaj.

Ndërkaq, drejtorja e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizajt, Dr. Nadire Ymeri, ka dhënë të gjitha detajet që janë në këtë projekt-statut, si dhe njoftoi të pranishmit edhe për ndryshimet që janë bërë.

“Ky projekt-statut është përpiluar nga Ministria e Shëndetësisë, duke u bazuar në udhëzimin administrativ 04/2020. Kemi pranuar edhe qarkoren informative 04/2021 për të gjithë drejtorët e drejtorive të shëndetësisë dhe mirëqenies sociale dhe drejtorët e Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare që kanë për qëllim, informimin dhe zbatimin e tij. Me këtë Statut rregullohen: dispozitat e përgjithshme, emërtimi dhe selia, veprimtaria e QKMF-së, statusi juridik, përfaqësimi dhe prezantimi, struktura e institucionit, udhëheqja dhe trupat e institucionit, zhvillimi i vazhdueshëm institucional, mbikëqyrja e QKMF-së, aktet e përgjithshme të QKMF, pronësia dhe financimi, transparenca në punë, konfidenca profesionale dhe afariste, organizimi sindikal, mbikëqyrja e brendshme dhe dispozitat kalimtare dhe përfundimtare lidhur me ushtrimin e veprimtarisë së kujdesit shëndetësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (në tekstin e mëtejmë: QKMF)”, ka thënë Ymeri.


Me vërejtjet dhe sygjerimet e tyre, kontribut kanë dhënë edhe pjesëmarrësit të tjerë në këtë takim sa i përket këtij projekt-statuti.

Projekt-Statuti i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, do të jetë në konsultim me publikun deri me datën 5 janar të vitit 2023.
Detajet e këtij projekt-statuti i gjeni në vegzën e mëposhtme:

https://kk.rks-gov.net/ferizaj/category/konsultime-publike/

https://konsultimet.rks-gov.net/viewConsult.php?ConsultationID=41665

Komuna e Ferizajt nënshkruan memorandum mirëkuptimi me shoqatën “HandiKOS” GjilanGjatë ditës së sotme drejtori i Drejtor...
09/12/2022

Komuna e Ferizajt nënshkruan memorandum mirëkuptimi me shoqatën “HandiKOS” Gjilan

Gjatë ditës së sotme drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Dr. Kemajl Emini, ka pritur në një takimi drejtorin ekzekutiv të shoqatës “HandiKOS” Gjilan, Fatmir Shurdhani.

Në këtë takim është bërë edhe nënshkrimi i një memorandum mirëkuptimi, i cili është i lidhur në kuadër të projektit “Fuqizimi i reziliencës së personave të moshuar dhe personave me aftësi të kufizuara përmes lehtësimit të qasjes në shërbime publike dhe ofrimit të kujdesit psikologjik dhe mjekësor", në pajtim me ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës.

Kemajl Emini 👏
17/11/2022

Kemajl Emini 👏

Diskutohet për sukseset dhe sfidat e shëndetësisë ferizajase më 2022Paraditen e sotme, drejtori i Drejtorisë së Shëndetë...
15/11/2022

Diskutohet për sukseset dhe sfidat e shëndetësisë ferizajase më 2022

Paraditen e sotme, drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Dr. Kemajl Emini, mblodhi Këshillin Drejtues dhe Këshillin Profesional të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj.

Në këtë takim, u diskutua për të arriturat e vitit 2022, tash kur jemi në përmbyllje të vitit, sfidat e sukseset që spikatën si dhe planet e synimet e reja të shëndetësisë ferizajase për vitin 2023.

Drejtori Emini njoftoi drejtuesit shëndetësor edhe me planifikimet komunale në këtë fushë, ku theksoi se janë një varg projektesh të vitit 2023 që pritet të realizohen në fushën e shëndetësisë.

Drejtuesit shëndetësor të pranishëm në takim, njoftuan drejtorin Emini për sfidat e punës por edhe duke bërë bilancin e sukseseve që shënuan këtë vit, duke shprehur edhe idetë e planifikimet sektoriale për vitin 2023.

Dream Hospital, vendi ku frymojnë jetë të reja!Shumë shëndet dhe fat në jetë për bebushat e spitalit tonë!Dream Hospital...
03/11/2022

Dream Hospital, vendi ku frymojnë jetë të reja!
Shumë shëndet dhe fat në jetë për bebushat e spitalit tonë!
Dream Hospital Shëndetësia në Ferizaj

Diskutohen në arriturat e punës së infermierëve ferizajas 2019-2022Është mbajtur tryezë diskutimi me temën “Të arriturat...
28/10/2022

Diskutohen në arriturat e punës së infermierëve ferizajas 2019-2022

Është mbajtur tryezë diskutimi me temën “Të arriturat e punës ekipore në infermierinë ferizajase 2019-2022”, aktivitete ky i organizuar nga Drejtoria Komunale e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj, në bashkëpunim me drejtuesit e Qendrës së Mjekësisë Familjare, kryeinfermierët e QKMF-së si dhe me zyrën e drejtorisë së Infermierisë së Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj dhe delegatet e OIK-ut.

Hapjen zyrtare të këtij takimi e ka bërë drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Dr. Kemajl Emini, i cili e ka vlerësuar tejet lart kontributin e të gjithë infermiereve ferizajas për gjatë kësaj periudhe. Ai ka thënë se infermieret luajnë rol shumë te veçante në shëndetësinë ferizajase dhe kërkojnë një trajtim edhe më të mirë nga të gjithë.

Të pranishmëve me nga një fjalë rasti i janë drejtuar edhe nënkryetar i OIK Xhemajl Dugolli, zv. drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekisë Familjare Dr. Afrim Abazi, drejtori klinik nga spitali i përgjithshëm Dr.Nazim Dauti dhe koordinatori i QTMF-së në QKMF e Ferizajt, Dr. Afrim Abazi.

Pas këtyre fjalimeve tryeza ka vazhduar me prezantimin e punimeve nga infermieret, Selim Bega- kryeinfermieri i QKMF, Linda Viqa-Shabani- drejtoreshë e infermierisë se spitalit te përgjithshëm, Ali Shaqiri , koordinator i EVP në QKMF.

Poashtu me prezantimet e tyre kanë vazhduar edhe delegatët e OIK nga Ferizaj, Bashkim Mehmeti, Violeta Metushi, Behrije Vishi, Aferdita Mustafa, Agim Hajdini dhe Rexhep Jakaj.

Në këtë tryezë kanë marrë pjesë rreth 100 infermier nga katër institucionet shëndetësore ferizajase.

Address

Rr. Ramadan Rexhepi
Ferizaj
70000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shëndetësia në Ferizaj posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram