03/04/2026
Për Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, sot kemi pasur kënaqësinë të mirëpresim deputetët Shqipe Metaj Isufi dhe Ejup Ahmeti për një vizitë të veçantë.
Një falënderim i madh për mbështetjen e tyre të vazhdueshme dhe për donacionin nga paga e tyre, i cili do të ndihmojë në ofrimin e shërbimeve që ofron Handikos Ferizaj.