18/12/2025
Përmbyllje e suksesshme e sesionit vjetor të ligjëratave për infermierë – 2025
Sot, në Qendrën Trajnuese të QKMF-së, u mbajtën dy ligjërata profesionale me rëndësi të veçantë për stafin infermieror, të cilat shënuan edhe përfundimin e sesionit të 12-të të ligjëratave për vitin 2025.
Ligjërata e parë u mbajt nga Ali Shaqiri, me temën:
“Procedurat dhe teknikat e larjes së vesh*t dhe syrit”, ku u trajtuan në mënyrë të detajuar praktikat e sigurta, teknikat e duhura dhe rëndësia e zbatimit korrekt të procedurave në kujdesin infermieror.
Ndërsa ligjërata e dytë u prezantua nga Selim Bega, me temën:
“Etika, parimet etike dhe legjislacioni në infermieri”, duke theksuar rëndësinë e etikës profesionale, respektimit të parimeve etike dhe kornizës ligjore në ushtrimin e profesionit infermieror.
Në këto ligjërata mori pjesë një numër i madh i infermierëve, të cilët treguan interesim dhe angazhim të lartë profesional. Ky cikël trajnimesh përfshiu gjithsej 12 ligjërata, të organizuara në dy sesione, gjatë vitit 2025.
Falë pjesëmarrjes në këto sesione, infermierët kanë mundur të sigurojnë gjithsej 24 pikë akredituese për këtë vit, duke kontribuar në zhvillimin e vazhdueshëm profesional dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore.
QKMF mbetet e përkushtuar në organizimin e aktiviteteve edukative dhe profesionale në funksion të përmirësimit të vazhdueshëm të kujdesit shëndetësor