21/10/2025
Qasje e re për pacientët me Tuberkuloz në QKMF
Në kuadër të Programit Kombëtar kundër TBC dhe HIV/AIDS, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Fondin Global kunder TBC
nën udhëheqjen profesionale të Prof. Dr. Xhevat Kurhasanit, në QKMF është funksionalizuar një shërbim i ri për monitorimin e trajtimit të Tuberkulozit, duke sjellë kujdesin më afër pacientit dhe duke fuqizuar qasjen komunitare.
Shërbimet ofrohen çdo të shtunë, nga ora 09:00 deri në 12:00, dhe përfshijnë:
- Marrje të medikamenteve antituberkulare
- Vizita dhe konsultime nga Dr. Majlinda Gjocaj – pulmologe
- Monitorim i ecurisë së trajtimit dhe përputhshmërisë me terapinë
- Këshillim profesional dhe edukim mbi TBC si sëmundje infektive
Takimi profesional i sotëm dëshmoi përkushtim dhe mobilizim institucional në luftë kundër TBC
Sot u mbajt një ligjëratë shumë profesionale dhe informuese, me pjesëmarrjen e një numri të madh të stafit mjekësor nga QKMF
Pikat kryesore të takimit:
- Prezantimi i informatave të reja mbi trajtimin dhe menaxhimin e Tuberkulozit
- Shkëmbim i përvojave dhe praktikave të mira klinike
- Angazhim i lartë dhe interesim i veçantë për përmirësimin e qasjes ndaj pacientëve
Ky takim shënon një moment të rëndësishëm në fuqizimin e kapaciteteve profesionale dhe zbatimin efektiv të programit në nivel lokal.
Çfarë është Tuberkulozi (TBC)?
Tuberkulozi është një sëmundje infektive bakteriale, që zakonisht prek mushkëritë dhe përhapet përmes ajrit nga personat e infektuar.
Format klinike
- Infeksion latent: pa simptoma, jo ngjitës
- TBC aktive: simptomatike dhe ngjitëse
Simptomat më të shpeshta
- Kollë e vazhdueshme (me ose pa gjak)
- Temperaturë, djersitje natën
- Humbje peshe, lodhje
Trajtimi
- Terapia zgjat zakonisht 6 muaj dhe është e suksesshme nëse ndiqet me përpikëri
- Monitorimi i rregullt është thelbësor për shërim dhe parandalim të përhapjes