16/12/2025
Me sukses u përmbyll diplomimi në programin 1-vjeçar për Mjekësi Sportive i zhvilluar nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) në bashkëpunim me UEFA.
Ky program ofroi formim të avancuar teorik dhe praktik në fushën e fizioterapisë dhe rehabilitimit sportiv, duke kontribuar në rritjen e kompetencave profesionale për trajtimin, menaxhimin dhe parandalimin e dëmtimeve sportive.
Gjatë këtij programi patëm privilegjin të ndiqnim ligjërata nga doktor Gianluca Stesina, mjek italian me përvojë të lartë profesionale dhe ish-doktor i klubit Juventus, i cili ndau me ne njohuri të vlefshme, eksperiencë praktike dhe standarde të nivelit të lartë të mjekësisë sportive.
Ky diplomim përfaqëson një hap të rëndësishëm në zhvillimin e vazhdueshëm profesional dhe në forcimin e standardeve të shërbimit ndaj sportistëve dhe pacientëve.