Ordinanca Gjinekologjike Obstetrike NART GYNO

Ordinanca Gjinekologjike Obstetrike NART GYNO 👩‍⚕️Përkujdesemi për femrën🌸
Nga puberteti,🤰shtatëzania në menopauzë!
✅Partneri juaj i besueshëm🏥

Krijimi i strijave gjatë shtatzanisëTe 75% deri në 90% e shtatzënave në muajin e gjashtë ose të shtatë krijohen strijat ...
14/11/2025

Krijimi i strijave gjatë shtatzanisë
Te 75% deri në 90% e shtatzënave në muajin e gjashtë ose të shtatë krijohen strijat me ngjyrë të kuqe, të bardhë ose vjollcë.
Si të kujdesemi ndaj strijave gjatë shtatzanisë :
* Bëni masazhe lëkurës pasi ndihmon në qarkullimin e gjakut
* Konsumoni ushqime të pasura me vitamine C, E dhe zink që ndihmojnë për një lëkurë më të mirë
* Pini sa më shume ujë për hidratimin e lëkurës
* Filloni ta lyeni barkun që nga fillimi i shtatzanisë
* Zgjidhni kremra që përmbajnë vitamine

Ju mirëpresim nga e Hëna deri të Premten nga ora: 15:00 - 19:00
Të shtunën nga ora: 11:00 - 15:00
Vetëm me termine: Telefon, WhatsApp, Viber
+383 44 317 940

INFEKSIONET VAGINALE GJATË SHTATZANISËNjë problem i zakonshëm, por që kërkon kujdes të veçantëGjatë shtatzanisë, trupi k...
11/11/2025

INFEKSIONET VAGINALE GJATË SHTATZANISË

Një problem i zakonshëm, por që kërkon kujdes të veçantë
Gjatë shtatzanisë, trupi kalon nëpër ndryshime hormonale që ndikojnë në florën va**nale.
Kjo e bënë më të lehtë zhvillimin e infeksioneve, ndaj është e rëndësishme të njohim shenjat dhe të veprojme në kohë.
PSE NDODHIN ME SHPESH GJATË SHTATZANISË?
-Estrogjeni i lartë rrit prodhimin e glukozës va**nale i cili ushqen kërpurdhat
-pH më i lartë va**nal mbrojtje më e dobët kundër baktereve
-Imuniteti lokal më i ulët më shumë gjasa për infeksione
-Lagështi e vazdueshme mjedis i favorshëm për shumimin e mikrobeve
SIMPTOMAT
Disa simptoma mund të jenë të lehta, por të rrezikshme nëse neglizhohen:
* Sekrecione të bardha, të trasha ose me ngjyrë të verdhë/gjelbërt
* Erë e pakëndshme (si erë peshku)
* Skuqje dhe irritim në zonën intime
* Djegie gjatë urinimit
* Dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale
KUR DUHET BËRË VIZITË TE MJEKU?
Kontaktoni giinekologun në këto raste:
* Nëse simptomat zgjasin më shumë se 48 orë
* Nëse ka sekrecione me ngjyrë të pazakontë
ose me erë të fortë
* Nëse shoqërohet me dhimbje barku ose
temperaturë
* Nëse jeni në tremujorin e tretë dhe keni shenja infeksioni

Ju mirëpresim nga e Hëna deri të Premten nga ora: 15:00 - 19:00
Të shtunën nga ora: 11:00 - 15:00
Vetëm me termine: Telefon, WhatsApp, Viber
+383 44 317 940

Toksoplazmoza dhe shtatzaniaToksoplazmoza është një infeksion që shkaktohet nga paraziti Toxoplasma gondii.Nëse e ke kal...
05/11/2025

Toksoplazmoza dhe shtatzania

Toksoplazmoza është një infeksion që shkaktohet nga paraziti Toxoplasma gondii.
Nëse e ke kaluar njëherë në jetë, trupi krijon imunitet të përhershëm, por nëse infektohesh për herë të parë gjatë shtatzënisë, mund të jetë rrezikshme për bebin, duke shkaktuar dëmtime në sistemin nervor, shikim apo zhvillim.

Si ndodh infeksioni?
• Nga mishi i papjekur ose i gjallë
• Nga frutat dhe perimet e palara
• Nga kontakti me jashtëqitjet e maceve
• Nga uji ose toka e ndotur

Si të mbrohemi?
• Mos konsumo mish të papjekur; gatuaje mirë çdo lloj mishi.
• Laj mirë frutat dhe perimet , edhe kur duken të pastra
• Përdor doreza në kopsht
• Mos prek jashtëqitjet e maceve të infektuara
• Ha vetëm në ambiente të sigurta e të pastra

Ç’farë duhet bërë?

Bëhen që në fillim të shtatzënisë dhe tregojnë nëse e ke kaluar apo jo.
Nëse jo, përsëriten çdo 1–2 muaj për siguri.

Kjo analizë mat antitrupat IgG dhe IgM, për të kuptuar:

Nëse e ke kaluar më parë (IgG pozitive → je e mbrojtur)
Nëse je infektuar rishtazi (IgM pozitive → nevojitet kujdes dhe monitorim nga mjeku.

Ju mirëpresim nga e Hëna deri të Premten nga ora: 15:00 - 19:00
Të shtunën nga ora: 11:00 - 15:00
Vetëm me termine: Telefon, WhatsApp, Viber
+383 44 317 940

A jeni nevojë ti shtyeni menstruacionet?Filloni marrjen e tabletave 3-4 ditë para ditës kur pritet që t’ju vijnë menstru...
31/10/2025

A jeni nevojë ti shtyeni menstruacionet?

Filloni marrjen e tabletave 3-4 ditë para ditës kur pritet që t’ju vijnë menstruacionet. Merrni tri tableta noretisteron në ditë deri atëherë kur dëshironi që t’ju vijnë menstruacionet. Barnat që mund t’i merrni janë Primolut Nor (5 mg noretisteronacetat) dhe Orgametril (5 mg linestrenol).

Menstruacionet vijnë disa ditë pas ndërprerjes së terapisë, por gjakderdhja mund të jetë më e shprehur.

Gjatë kësaj terapie mund të ndieni tendosje, fryerje të gjinjve, nauze, kokëdhimbje dhe luhatje të disponimit.

Për më tepër kontaktoni mjekun tuaj.

Ju mirëpresim nga e Hëna deri të Premten nga ora: 15:00 - 19:00
Të shtunën nga ora: 11:00 - 15:00
Vetëm me termine: Telefon, WhatsApp, Viber
+383 44 317 940

Ju mirëpresim nga e Hëna deri të Premten nga ora: 15:00 - 19:00Të shtunën nga ora: 11:00 - 15:00Vetëm me termine: Telefo...
27/10/2025

Ju mirëpresim nga e Hëna deri të Premten nga ora: 15:00 - 19:00
Të shtunën nga ora: 11:00 - 15:00
Vetëm me termine: Telefon, WhatsApp, Viber
+383 44 317 940

Kordoni i kërthizës rreth qafës së foshnjës “Nuchal cord” është një gjendje ku kordoni i kërthizës rrotullohet 360° rret...
24/10/2025

Kordoni i kërthizës rreth qafës së foshnjës

 “Nuchal cord” është një gjendje ku kordoni i kërthizës rrotullohet 360° rreth qafës së foshnjës në barkun e nënës. Kjo ndodh mjaft shpesh – në rreth 1 në 3 shtatzëni – dhe në shumicën e rasteve nuk shkakton ndërlikime.
Zakonisht, kordoni nuk është shumë i shtrënguar dhe foshnja lind pa probleme.
Por, në disa raste, ai mund të bëhet aq i shtrënguar sa të ndikojë në qarkullimin e gjakut dhe oksigjenimin e foshnjës, sidomos gjatë kontraksioneve.
Një rënie e ritmit të zemrës së foshnjës gjatë lindjes është një sinjal që mjeku monitoron me kujdes.
Nëse lind rrezik për jetën e foshnjës, mjeku mund të vendosë të kryejë një lindje me prerje cezariane për të siguruar një përfundim të sigurt.
Nuchal cord identifikohet shpesh përmes ekografisë ose gjatë lindjes.
• Ekzistojnë dy lloje:
• Njëfishtë (single loop) – më e zakonshmja dhe zakonisht e padëmshme.
• Shumëfishtë (multiple loops) – më e rrallë, mund të jetë më problematike.
• Nuk ka mënyrë të sigurt për ta parandaluar, por monitorimi i rregullt gjatë shtatzënisë dhe gjatë lindjes është thelbësor.
• Kjo është një dukuri natyrore dhe shpesh menaxhohet me sukses nga ekipi mjekësor.

Ju mirëpresim nga e Hëna deri të Premten nga ora: 15:00 - 19:00
Të shtunën nga ora: 11:00 - 15:00
Vetëm me termine: Telefon, WhatsApp, Viber
+383 44 317 940

Fertiliteti dhe stili i jetesës janë të lidhura ngushte. Nië dieté e balancuar, aktiviteti fizik i rregullt dhe menaxhim...
17/10/2025

Fertiliteti dhe stili i jetesës janë të lidhura ngushte. Nië dieté e balancuar, aktiviteti fizik i rregullt dhe menaxhimi i stresit mund te permiresojne shanset per shtatzeni.
* Konsumi i ushqimeve të pasura me vitamina dhe minerale, shmangia e substancave të demshme si alkooli dhe nikotina, dhe mbajtja e nje peshe të shëndetshme janë faktorë kys.
Kujdesi per shëndetin mendor eshtë po ashtu thelbesor.
Ju mirepresim nga e Hena deri te Premten nga ora:
15:00 - 19:00
Te shtunen nga ora: 11:00 - 15:00
Vetëm me termine: Telefon, WhatsApp, Viber
+383 44 317 940

Të nderuara gra shtatzëna.Shtatzënia është një rrugëtim që kërkon kujdes të veçantë.  Disa probleme serioze që kërkojnë ...
14/10/2025

Të nderuara gra shtatzëna.

Shtatzënia është një rrugëtim që kërkon kujdes të veçantë.
Disa probleme serioze që kërkojnë ndërhyrje të menjëherëshme mjekësore janë:

-Gjakderdhje e madhe va**nale
-Dhimbje të forta barku
-Dhimbje koke e fortë, shikim i turbullt, konvulsione

-Enjtje e fytyrës, duarve, trupit
-Temperaturë e lartë me dridhje

-Vështirësi në frymëmarrje apo dhimbje gjoksi

-Lëvizje të pakësuara ose mungesë lëvizjesh të fetusit

-Rrjedhje e lëngut amniotik nga va**na

-Të vjella të vazhdueshme apo hiperemesis gravidarum
-Dobësi e madhe, -Marramendje ose të fikët -Tensioni i ulët ose gjendje shoku.

Çfarë duhet bërë?

Mos i injoroni kurrë këto shenja.

Çdo ndryshim i tillë i papritur, i rëndë ose i pazakontë gjatë shtatzënisë kërkon ndihmë mjekësore të menjëhershme.

Ju mirëpresim nga e Hëna deri të Premten nga ora: 15:00 - 19:00
Të shtunën nga ora: 11:00 - 15:00
Vetëm me termine: Telefon, WhatsApp, Viber
+383 44 317 940

PAPA Testi bëhet për të parë ndryshimet në qelizat e qafës së mitrës.PAPA testi zakonisht bëhet gjatë ekzaminimit tuaj t...
10/10/2025

PAPA Testi bëhet për të parë ndryshimet në qelizat e qafës së mitrës.

PAPA testi zakonisht bëhet gjatë ekzaminimit tuaj të rregullt gjinekologjik.

Është mënyra më e mirë për ta parandaluar kancerin e qafës së mitrës.

Një PAPA test mund të zbulojë gjithashtu ndryshime në qelizat e qafës së mitrës që sugjerojnë se kanceri mund të zhvillohet në të ardhmen. Zbulimi i hershëm i këtyre qelizave anormale është hapi juaj i parë në ndalimin e zhvillimit të mundshëm të kancerit të qafës së mitrës.

A duhet të bëhet PAPA testi edhe në shtatzani?

Është mirë që ta bëni një PAPA test para se të mbeteni shtatzënë.

Ju mirëpresim nga e Hëna deri të Premten nga ora: 15:00 - 19:00
Të shtunën nga ora: 11:00 - 15:00

Vetëm me termine:
Telefon, WhatsApp, Viber
+383 44 317 940

Cikli menstrual është një proces i rregullt biologjik që zakonisht përsëritet çdo 21–35 ditë, me një mesatare prej rreth...
03/10/2025

Cikli menstrual është një proces i rregullt biologjik që zakonisht përsëritet çdo 21–35 ditë, me një mesatare prej rreth 28 ditësh. Kur menstruacionet vonohen ose shfaqen në mënyrë të çrregullt, mund të sinjalizojë një sërë gjendjesh nga ato kalimtare, deri te çrregullime që kërkojnë vlerësim mjekësor.

Kur konsiderohet cikli i çrregullt?
• Kohëzgjatja e tij ndryshon ndjeshëm nga muaji në muaj
• Intervali midis dy menstruacioneve është më i shkurtër se 21 ditë ose më i gjatë se 35 ditë
• Gjaku menstrual është dukshëm më i bollshëm ose më i pakët se zakonisht
• Cikli mungon për më shumë se tre muaj pa arsye të dukshme (amenorre sekondare)

Vonesat dhe çrregullimet menstruale mund të shkaktohen nga:
• Stresi emocional ose fizik
• Ndryshime të papritura në peshë (humbje ose shtim i shpejtë)
• Sindroma e vezores policistike (PCOS)
• Hipotiroidizmi ose hipertiroidizmi
• Infeksione ose inflamacion i organeve riprodhuese
• Tumore beninje si fibromat uterine
• Çrregullime të koagulimit të gjakut
• Shtatzënia

Si bëhet diagnoza?

• Analiza hormonale
• Ekografi transva**nale për vlerësimin e vezoreve dhe mitrës
• Test shtatzënie
• Ekzaminime të tjera të individualizuara sipas rastit

Ju mirëpresim nga e Hëna deri të Premten nga ora: 15:00 - 19:00
Të shtunën nga ora: 11:00 - 15:00
Vetëm me termine: Telefon, WhatsApp, Viber
+383 44 317 940

Address

Gjergj Fishta "Linda 5", Kompleksi Al-Trade
Fushë Kosovë
10000

Opening Hours

Monday 15:00 - 19:00
Tuesday 15:00 - 19:00
Wednesday 15:00 - 19:00
Thursday 15:00 - 19:00
Friday 15:00 - 19:00
Saturday 11:00 - 15:00

Telephone

+38344317940

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ordinanca Gjinekologjike Obstetrike NART GYNO posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Ordinanca Gjinekologjike Obstetrike NART GYNO:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram