25/03/2026
Pse të gjithë flasin për vajin MCT dhe dietën KETO?
Ka një arsye pse vaji MCT është kaq shumë prezent sot. Ai është një zgjidhje shumë e mirë për të rënë nga pesha dhe për të fuqizuar trurin.
Mct oil rrit energjinë, rezistencën, metabolizmin, funksionet e trurit dhe ju mban të ngopur për shumë gjatë.
Vaji MCT është termi i shkurtuar për zinxhirin yndyror të treglicerideve të mesme. Trigliceridet janë molekula që përbëjnë yndyrnat dhe fjala “ zinxhir i mesëm” nënkupton zgjatimin e bishtit molekular.
Vaji MCT është i pastruar nga yndyrnat e ngopura.
Ja pse duhet ta bëni pjesë të regjimit tuaj vajin MCT:
- Humbje e shpejtë e peshës. Studimet kanë treguar se pavarësisht se çfarë diete mbani me anë të vajit MCT mund të digjni më shpejt kaloritë. MCT krijon ketonet çka nxit përshpejtimin e metabolizmin dhe ju bën të digjni edhe kaloritë e depozituara në organizëm.
- MCT ju mban të ngopur për shumë më gjatë, ndaj ju mund t’i rezistoni më shumë mungesës së ushqimit. Ka një shpjegim: MCT aktivizon ketonet, të cilat ndalin hormonin e urisë grehlinin dhe rrisin hormonin e ngopjes cholecystokinin.
- Ushqen dhe fuqizon trurin. Studimet kanë treguar se MCT furnizon me energji edhe qelizat thuajse të vdekura të trurit, duke i aktivizuar neuronet sidomos në sëmundjen Alzheimer.
- Sugjerohet për një tretje më të mirë dhe kundër .