25/05/2025
Alergjenët Inhalatorë dhe Ushqimorë: Çfarë duhet të dini?
Alergjitë janë reagime të sistemit imunitar ndaj substancave që normalisht janë të padëmshme për shumicën e njerëzve. Ato mund të shkaktohen nga dy grupe të mëdha alergjenësh:
Alergjenët inhalatorë:
Ato përfshijnë substanca që thithen përmes ajrit, si polenet e bimëve 🌾, pluhuri i shtëpisë 🏠, insektet 🕷️, myku 🍄 dhe qimet e kafshëve shtëpiake 🐶🐱. Reaksionet mund të shfaqen si teshtitje, rrjedhje hundësh, kruajtje të syve, kollë apo vështirësi në frymëmarrje.
Alergjenët ushqimorë:
Alergjitë nga ushqimet shkaktohen nga konsumimi i produkteve të caktuara, më shpesh nga qumështi 🥛, vezët 🥚, arrat 🥜, peshku 🐟, prodhimet e detit 🦐 dhe gruri 🌾. Simptomat përfshijnë kruarje, skuqje të lëkurës, ënjtje, vështirësi në frymëmarrje dhe probleme të tretjes.
🧪 Në laboratorin tonë biokimik kryhen teste të avancuara gjaku për identifikimin e saktë të këtyre alergjenëve. Zbulimi në kohë i alergjenit është hapi i parë drejt menaxhimit efektiv të alergjisë.
Këto analiza realizohen me EUROBlotOne – teknologjia më e avancuar për matjen e antitrupave specifikë IgE, që garanton sensibilizim të lartë dhe rezultate të sakta.
European Clinic Lab 🦠🧪
www.europeanclinic-ks.com
📍 Rr. Mic Sokoli 21 ; Rr. Washington
📞 +383 44 906 585; +383 43 906 585