Qendra MindCare

Qendra MindCare Qendër e shërbimeve psikoterapeutike për fëmijë dhe të rritur.

Në Mind Care kujdesemi për zhvillimin akademik dhe social të fëmijëve.Me seanca stimuluese individuale, përmirësim në ko...
08/09/2025

Në Mind Care kujdesemi për zhvillimin akademik dhe social të fëmijëve.
Me seanca stimuluese individuale, përmirësim në komunikim, përqendrim dhe aftësi të jetës së përditshme – ne e ndihmojmë çdo fëmijë të arrijë potencialin e tij. 💡✨

📍 Gjakovë | ☎️ 048 304 271be

Fëmija juaj ka nevojë për ndihmë shtesë në mësime?Në Mind Care ofrojmë mësim plotësues për klasat I – V me metoda bashkë...
08/09/2025

Fëmija juaj ka nevojë për ndihmë shtesë në mësime?
Në Mind Care ofrojmë mësim plotësues për klasat I – V me metoda bashkëkohore, qasje individuale dhe një ambient miqësor që i motivon fëmijët të mësojnë me dashuri 🌟.

📍 Gjakovë | ☎️ 045 434 155

Në Mind Care ofrojmë mbështetje emocionale dhe psikologjike për të rritur e fëmijë.Nga menaxhimi i stresit dhe ankthit, ...
08/09/2025

Në Mind Care ofrojmë mbështetje emocionale dhe psikologjike për të rritur e fëmijë.
Nga menaxhimi i stresit dhe ankthit, përmirësimi i vetëbesimit e deri tek ndihma në menaxhimin e sjelljes – jemi këtu për ju! 💙

📍 Gjakovë | ☎️ 045 434 940

Investo në të ardhmen e fëmijës tënd!Qendra Mind Care organizon:✏️ Kurs plotësues për nxënësit e klasës 1 – 5📖 Kurs për ...
04/09/2025

Investo në të ardhmen e fëmijës tënd!

Qendra Mind Care organizon:
✏️ Kurs plotësues për nxënësit e klasës 1 – 5
📖 Kurs për gjuhë shqipe për nxënësit e klasës 6 – 9

👩‍🏫 Mësueset:
• Ilda Dinarama
• Lirie Berisha

Qëllimi ynë është të ndihmojmë fëmijët të përforcojnë njohuritë, të fitojnë vetëbesim dhe të arrijnë rezultate më të mira në shkollë.

📞 Për regjistrim:
045 434 155 (kl. 1–5)
048 304 271 (kl. 6–9)

📍 Adresa: Rr. “Bardhyl Qaushi”, Gjakovë

Kujdesu për mirëqenien tënde emocionale dhe mendore!Në qendrën tonë ofrojmë:• Mbështetje të personalizuar për fëmijë dhe...
04/09/2025

Kujdesu për mirëqenien tënde emocionale dhe mendore!

Në qendrën tonë ofrojmë:
• Mbështetje të personalizuar për fëmijë dhe të rritur
• Menaxhim të stresit, ankthit dhe emocioneve
• Këshillim individual dhe familjar
• Mbështetje për zhvillimin e komunikimit dhe fokusit
• Terapi ABA për fëmijët me nevoja të veçanta (Autizëm, ADHD, PC, vonesë zhvillimore)

Sepse shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm sa ai fizik!

📍 Psikologe: Msc. Elvira Pruthi Gojani
📞 045 434 940
📌 Rr. “Bardhyl Qaushi”

Terapia e lojës – rruga më natyrale drejt mirëqenies emocionale të fëmijës tuaj 🎨🧸Terapia e lojës është një metodë terap...
30/07/2025

Terapia e lojës – rruga më natyrale drejt mirëqenies emocionale të fëmijës tuaj 🎨🧸

Terapia e lojës është një metodë terapeutike që përdor lojën si mjet për të ndihmuar fëmijët të shprehin ndjenjat, të kuptojnë botën përreth dhe të përballen me sfida emocionale apo sjellore. Përmes lojës, fëmijët flasin gjuhën e tyre të natyrshme – pa frikë, pa barriera.

🔹 Si realizohet?
Në një ambient të sigurt dhe të strukturuar, terapeuti përdor lodra, skenarë të improvizuar, art apo role për t’i ndihmuar fëmijët të eksplorojnë ndjenjat, traumën, konfliktet apo ndryshimet në jetë. Fëmija nuk detyrohet të flasë me fjalë – loja bëhet mënyra e tij e komunikimit.

🔹 Për çfarë shërben?
✔ Zhvillimi emocional dhe social
✔ Menaxhimi i ankthit, stresit dhe sjelljeve të vështira
✔ Përpunimi i përvojave traumatike (ndarje, humbje, abuzim, etj.)
✔ Rritja e vetëbesimit dhe vetëkontrollit
✔ Ndihmë për fëmijët me çrregullime neurozhvillimore, si autizmi

👩‍⚕️ Në ordinancën tonë MindCare, ofrojmë terapi të lojës të udhëhequr nga profesionistë të trajnuar, në hapësira të sigurta dhe të përshtatura për fëmijët.

Zhvillim, lojë dhe miqësi në një vend të sigurt – Shkolla Verore në “MindCare”! 🌞Në qendrën psikologjike “MindCare”, kuj...
16/07/2025

Zhvillim, lojë dhe miqësi në një vend të sigurt – Shkolla Verore në “MindCare”! 🌞

Në qendrën psikologjike “MindCare”, kujdesi për mirëqenien emocionale dhe zhvillimin e fëmijës është prioriteti ynë.

Shkolla jonë verore nuk është vetëm një vend ku fëmijët kalojnë kohën — është një hapësirë e mbushur me aktivitete të menduara me kujdes, që i ndihmojnë ata të zhvillojnë:
• Aftësi sociale dhe emocionale
• Vetëbesim dhe komunikim
• Krijimtari dhe logjikë përmes lojërave dhe punëtorive praktike

Në një ambient të ngrohtë dhe të sigurt, fëmijët lidhen me bashkëmoshatarët, ndërtojnë miqësi të reja dhe mësojnë duke u argëtuar!

👩‍🏫 Ekipi ynë profesional i psikologëve dhe edukatorëve kujdeset për çdo fëmijë me dashuri dhe përkushtim.

📍MindCare – ku fëmijët rriten të lumtur dhe të sigurt!

Address

Bardhyl Qaushi
Gjakova

Telephone

+38345434940

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra MindCare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Qendra MindCare:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Category