ORTO PLUS

ORTO PLUS Sherbime Ortopedike dhe Traumatologjike

Pacienti N.N i moshes 9 vjeçar me diagnozë: Fractura supracondylaris humeri lat. sin.  Punuar nga ekipa operatore: dr. A...
11/09/2024

Pacienti N.N i moshes 9 vjeçar me diagnozë: Fractura supracondylaris humeri lat. sin.
Punuar nga ekipa operatore: dr. A. Veselaj, dr. M.Pitaqi, dr. B.Sahatiqja, dr. A.Shabani ( anesteziolog) si dhe instrumentaret: V.Asllani, B.Rama, N.Hyla si dhe RR.Fazlija.
Salla e Ortopedisë në Gjakovë po punon edhe në mes të natës - 24/7.

Luksacioni i protezës totale të kërdhokullës.Shkaqet më të shpeshta të luksimit të protezës totale të kërdhokullës janë:...
18/01/2024

Luksacioni i protezës totale të kërdhokullës.

Shkaqet më të shpeshta të luksimit të protezës totale të kërdhokullës janë:
Prishja e balancit të forcës muskulare të femurit dhe atyre gluteal.
Vendosja jokorrekte e komponentëve protetikë gjatë operimit.
Mos ndjekja nga ana e pacientit të udhëzimeve dhe këshillave ortopedike dhe rehabilituese
Lëndimet traumatike ( të cilat shpesh mund të përcillen edhe me fraktura ).

Në aspektin statistkor, luksacioni i protezes totale të kërdhokullave varion nga 0.5-10% të rasteve ( në varësi nga autorë të ndryshëm si dhe serioziteti i vet pacientave për të ndjekur udhëzimet ortopedike).
Simptomat e një luksacioni të protezës totale të kërdhokullës janë: humbja e lëvizjes dhe pamundësia për të peshuar në këmbë si dhe dhembje në kërdhokullën e luksuar.
Diagnostifikimi kryhet nga ana e një specialisti të ortopedisë me anë të ekzaminive klinike dhe imazheve radiografike.
Reponimi bëhet gjithmonë nën sedacion të plotë nga ana e profesionistëve.
Pas reponimit, varësisht nga shkalla e lëndimeve të kryera gjatë luksimit, si dhe koha e qëndrimit në pozitë të luksuar, pacienti mund të vendoset në imobilizim për 3-4 javë, vendoset ortozë coxo-femorale për një periudhe 3 deri 6 javë, udhëzohet për regjim shtrati për rreth 3 javë, apo nëse nuk ka asnjë pengesë pas luksimit edhe mund të vazhdojë aktivitetet normale ( psh te rastet e luksimit traumatik dhe pa frakturë apo lëndime tjera përcjellëse).

Në foto kemi një rast të luksimit traumatik dhe reponimit të kryer nën sedacion të plotë ( Pacienti menjëherë peshon në këmbë dhe nuk ndien asnjë pengesë gjatë lëvizjes ). Reponimi është kryer edhe me ndihmën e ekipes në Qendren Emergjente dhe anesteziologes kujdestare në Spitalin “Isa Grezda” në Gjakovë.
P.S: Ftot - RTG janë postuar me miratimin e vet pacientit.

KOLEGJI I KIRURGËVE TË KOSOVËS - Java e Punëtorive Prishtinë 2023Ushtrime në Phantom Knee nga Artroskopia e gjurit.
23/05/2023

KOLEGJI I KIRURGËVE TË KOSOVËS - Java e Punëtorive
Prishtinë 2023
Ushtrime në Phantom Knee nga Artroskopia e gjurit.

18/05/2023

Ç𝐨𝐡𝐮, 𝐫𝐢𝐧𝐢, 𝐧𝐠𝐚 𝐠𝐣𝐮𝐦𝐢 ç𝐨𝐡𝐮!

Ndoshta ju do më shani, do më gjykoni, por unë si poete dua t’ua them dy fjalë, ju brezit të ri, përfshirë dhe fëmijët e mij :

Më vjen turp për një pjesë rinie si ju...po, po më vjen turp e nuk jam krenare aspak !
Ju po bëheni një rini tik-toku, rini
“Big bradher”, rini “Përputhen“,
rini kafenesh, rini lakuriqesh...!

Dhe më e keqja është, pa u përpjekur fare për të drejtat tuaja. Na fusni në borxhe, nga 30 mijë paund, për të ikur nga vendi, e akoma më keq, mund të na vishni në të zeza, me ato gomonet e çara, që janë më vdekjeprurëse se armët e 97-ës.
Ku shkoni...?!

Edhe atje ku po shkoni, po vrisni njëri tjetrin, për shtëpitë e barit, për drogë dhe për femra !!
A nuk mendoni për dhimjen e ne nënave ?

Pse, kur keni ato 30 mijë paund, që ne si lajmë dot për gjysmën e tërë jetës.. pse nuk bëheni 4, 5 apo 7 vetë, të bleni një resort, apo një bisnes, e të rrini në vendin tuaj, në shtëpinë tuaj, me prindërit tuaj ?

Që jeta është bërë shumë e shtrenjtë dhe e pa përballueshme, unë nuk ju vë në faj, por që ju rrini në “ Tik- tok”, me orë të tëra, duke ndjekur shabllonet më të gabuara jetën tuaj, për këtë nuk mund t’iu arsyetoj !
Rrini e mos ikni si frikacak, se jeni e ardhmja e këtij vendi e ngrihuni kërkoni të drejtat tuaja, duke rrezistuar e mos e lëshuar vendin, se po bëni një krim të rëndë !

Shkoni e takoni ata për të cilët votuat, tundëni e shkundëni nga xhaketat e blinduara, që veshin... po vendin mos e lëshoni !
Kjo tokë, është e të parëve tanë, është e prindërve, amanetin e të cilëve duhet ta përcillni brez pas brezi...

Mos u largini nga vendi, po ngrihuni e kërkoni atë që iu takon !
Nuk duam pleqtë e plakat e Gjermanisë, se kemi fëmijet tanë si yje !
Le te bëjmë një betim që s’do largohemi, duke vënë jetën në rrezik...
Të mblidhen të rinjtë e të takojnë kryeministrin e këtij vendi, tregojini të gjitha arsyet,që po u bëjnë të ikni.

Politika ka bërë lojra deri sot, ku secili akuzon njëri-tjetrin për hajdut, po në fakt në burg nuk u fut askush. U bënë milionerë e miliarderë, hap e mbyll dosje të korruptuara, por që në kaq vite, nuk u dënua askush...!

E pra, ju duhet të mos e lëshoni kurrë këtë vend, se është i juaji, dhe nuk gjeni askund në botë ngrohtësinë e tij, por ngrihuni e vendosëni fatin e tij dhe të këtij kombi nē duart tuaja!

Mjaft pitë drogëra, sa po humbni arsyen, shaheni e vriteni me njëri-tjetrin e akoma më keq, për prishje rendi e qetësie, po rriheni nga policia, në mënyrën më brutale !

- Çohu, o rini, çohuni e mos rrini në “Tik- tok” e kafeneve... çohuni të tundet vendi, nga e drejta jote!
Mos e lëshoni vendin kurrë, se një ditë gjaku i të parëve do të na mallkoi...

Shkruan: Anita HOXHA

PËR TË GJITHË ATA QË KANË VËSHTIRËSI RRETH GJETJES SË LOKACIONIT TË ORTO PLUS, JU LUTEM NDIQNI UDHËZIMET NË FOTO
03/10/2022

PËR TË GJITHË ATA QË KANË VËSHTIRËSI RRETH GJETJES SË LOKACIONIT TË ORTO PLUS, JU LUTEM NDIQNI UDHËZIMET NË FOTO

Displazia e zhvillimit të kërdhokullës ( DDH – Divelopment Dysplasia of the HIP ) te fëmijët.Displazia e zhvillimit të k...
31/07/2022

Displazia e zhvillimit të kërdhokullës ( DDH – Divelopment Dysplasia of the HIP ) te fëmijët.
Displazia e zhvillimit të kërdhokullës ( DDH ) është një nga problemet më të “zakonshme” te të porsalindurit. Ky është një çrregullim i cili paraqitet me koncentrim jo të rregullt të kokës së femurit në qendër të acetabulumit, apo edhe në pozitë komplet jashtë acetabulumit. Më herët është quajtur edhe si Displasia kongjenitale e kërdhokullës ( DCC – Dysplasia congenitalis coxae ), por që në fakt ky është një emërtim i gabuar pasiqë ka fëmijë që lindin me kërdhokulla normale por që më vonë zhvillohet një Displazi.
Poashtu ka edhe shumë fëmijë që lindin me Displazi dhe që korigjohen në mënyrë spontane ose një trajtim relativisht të thjeshtë psh me brekë abductor, Ortoza Tybingen apo rrypa të Pavlikut.
Në raportin gjinor ky çrregullim është më i shpeshtë te vajzat se sa te djemt. Gjithashtu është më i shpeshtë në anën e majtë se sa në anën e djathtë.
Si faktorë të rrezikut janë e ashtuquajtura pozicion i këmishës në barkun e nënës ( 12% te vajzat dhe 2.6% te djemt ) si dhe historia familjare me çrregullime të tilla ( 4.4% te vajzat dhe 0.9% te djemt).
Trajtimi i DDH-së dhe komplikimet ka më pak gjasa që të ndodhin kur ky çrregullim diagnostikohet sa më heret. Një diagnostifikim i vonshëm do të thotë edhe mundësi e trajtimit më të vështirë apo edhe komplikimeve të saj.
Diagnostifikimi më i lehtë, jo invaziv dhe pa ndonjë efekt anësor të vërtetuar si dhe dhe mjaft i besueshëm është përmes Ultrazërit ( EHO e kërdhokullave ). Ultrazëri gjithashtu ka edhe avantazhin e shfaqjes së strukturave kërcore, muskujve dhe ligamenteve në raport me RTG-grafinë në të cilin nuk mund t’ i shohim këto struktura. Metoda më e lehtë dhe më e mire e Ultrazërit është ajo sipas Grafi.
Mos të harrojmë se giithmonë është më mire dhe më i lehtë parandalimi ( në këtë rast i komplikimeve si pasojë e diagnostfikimit të vonshëm ) se sa mjekimi i tyre.

GËZUAR!!!
02/05/2022

GËZUAR!!!

Address

Petro Nini Luarasi
Gjakova
50000

Opening Hours

Monday 15:30 - 19:00
Tuesday 15:30 - 19:00
Wednesday 15:30 - 19:00
Thursday 15:30 - 19:00
Friday 15:30 - 19:00
Saturday 10:00 - 12:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when ORTO PLUS posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram