Hixhame Gjakovë

Hixhame Gjakovë Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Hixhame Gjakovë, Medical spa, Gjakova.

Hixhameja, e njohur si një prej traditave të hershme të shëndetësisë në Islam, është një kujdes i butë ndaj trupit që sj...
29/11/2025

Hixhameja, e njohur si një prej traditave të hershme të shëndetësisë në Islam, është një kujdes i butë ndaj trupit që sjell lehtësim e qetësi. Ajo ndihmon në largimin e toksinave, në qarkullimin më të mirë të gjakut dhe në lehtësimin e dhimbjeve që shpesh i mbajmë brenda nesh pa e kuptuar. Shpesh, pas hixhames, njeriu ndjen një freskim të brendshëm – si të jetë hequr një peshë e padukshme nga shpatullat e tij. Ajo sjell qetësi, relaksim dhe një ndjenjë të bukur lehtësimi fizik e shpirtëror.

Këndimi i Kuranit, nga ana tjetër, është një terapi e zemrës. Zëri i ajeteve hyn butë në shpirt dhe e mbush me dritë, qetësi e shpresë. Çdo fjalë e Allahut ka një peshë të veçantë – ajo e zgjon zemrën, e shëron brendinë dhe sjell paqe në mendje. Ka momente kur njeriu është i trazuar, por mjafton të dëgjojë apo të lexojë disa ajete që ta ndjejë shpirtin duke u kthjelluar, si të ishte larë me dritë e mëshirë.

Kur shëndeti i trupit kujdeset me hixhame dhe shëndeti i zemrës ushqehet me Kuran, njeriu gjen një ekuilibër të bukur: trup i lehtësuar, mendje e qetë dhe shpirt i mbrojtur. Kjo është një mirësi e butë që Allahu e ka vënë në rrugët e Tij të mëshirës dhe udhëzimit.

01/10/2025
„Kurani flet për shërim — ‘Ne zbritëm në Kuran atë që është shërim dhe mëshirë për besimtarët.’ (El-Isra, 82)👉 Ne nuk je...
13/07/2025

„Kurani flet për shërim — ‘Ne zbritëm në Kuran atë që është shërim dhe mëshirë për besimtarët.’ (El-Isra, 82)

👉 Ne nuk jemi shërues — shërimi është vetëm prej Allahut.
Por ne mundohemi t’i rikthejmë trupit dhe shpirtit pastrimin që i mungon:
• Hixhame — pastron gjakun, freskon trupin, lehtëson dhimbjet, ndihmon me energji.
• Rukje — lexim i ajeteve të Kuranit për qetësi, mbrojtje dhe largim të shqetësimeve që rëndojnë zemrën.

📜 Tradita Profetike (Sunnah):
Pejgamberi (s.a.v.s.) ka thënë: ‘Shërimi është në tri gjëra: pirja e mjaltit, hixhame dhe prekja me hekur të nxehtë… por unë e ndal prekjen me hekur.’ (Buhariu, Muslimi)

🌿 Pse të vish?
• Sepse hixhame nuk është vetëm mjekësi — është pastrim natyral që Pejgamberi e bëri vetë.
• Sepse rukja është kthimi te Fjala e Zotit — forca që na qetëson kur ilaçet e njerëzve nuk mjaftojnë.
• Sepse ne nuk shesim premtime — por e lëmë shërimin në dorën e Allahut.

🕊️ Mirë se vini me zemër të qetë — dilni me trup më të lehtë dhe shpirt më të fortë!

📞 Për informata & termine: +383 45 555 998

Dobitë shëndetësore dhe terapeutike të hixhames mund të përfshijnë përmirësimin e gjendjes së përgjithshme, si:• dobi ek...
01/12/2024

Dobitë shëndetësore dhe terapeutike të hixhames mund të përfshijnë përmirësimin e gjendjes së përgjithshme, si:

• dobi ekskretuese (të substancave patologjike dhe atyre të dëmshme),
• imunologjike (rrit imunitetin e lindur dhe të fituar),
• farmakologjike (duke mundësuar dhe lehtësuar efektet terapeutike të ilaçeve përmes largimit të substancave patologjike),
• neurologjike (lehtëson kokëdhembjen),
• detoksifikuese (drenimit të toksinave),
• metabolike (duke përmirësuar perfuzionin qelizor),
• ushqyese (zvogëlimin e kolesterolit të dëmshëm),
• muskulore (duke ndërprerë adhezionet, inflamacionin dhe ënjtjen),
• hemostatike,
• hehmatologjike (pastrimi i gjakut nga substancat patologjike dhe qelizat e vjetra të hemolizuara të gjakut),
• hemodinamike (duke përmirësuar qarkullimin lokal kapilar),
• analgjetike,
• psikologjike (për shkak të përmirësimit të komponentit afektiv të dhembjes dhe trajtimit të faktorëve predispozues të sëmundjes).

Ditet e Hixhames për muajin Prill26 Prill - e Premte28 Prill - e Diele30 Prill - e MartePër termine📞 +383 45 555 998 (vi...
25/04/2024

Ditet e Hixhames për muajin Prill

26 Prill - e Premte
28 Prill - e Diele
30 Prill - e Marte

Për termine
📞 +383 45 555 998 (viber&whatsApp)

Hixhame Gjakovë:🇦🇱

Me Dt 03 /02 /2024Gjindemi në Zvicer!Për TERMINE mundeni me kontaktu në DM Viber apo WhatsApp+383 45 555 998
08/01/2024

Me Dt 03 /02 /2024
Gjindemi në Zvicer!

Për TERMINE mundeni me kontaktu në DM
Viber apo WhatsApp
+383 45 555 998

Simptomat fizike dhe ndryshimet në sjellje të shkaktuara nga çrregullimi i përgjithshëm i ankthit përfshijnë:Duke u lodh...
18/08/2023

Simptomat fizike dhe ndryshimet në sjellje të shkaktuara nga çrregullimi i përgjithshëm i ankthit përfshijnë:
Duke u lodhur lehtë;
Vështirësi në përqendrim;
Tensioni i muskujve;
Rrahje të shpejta zemre;
Kërcitje dhëmbësh;
Vështirësitë e gjumit, duke përfshirë problemet për të rënë në gjumë dhe gjumë të shqetësuar, të pakënaqshëm;
Simptomat emocionale të ankthit përfshijnë:
Shqetësim, nervozizëm;
Vështirësi në kontrollimin e shqetësimit ose frikës;
Tmerr;
Panik;

Të gjitha këto sherohen apo letesohën me HIXHAME!

10/08/2023
Anthony Joshua.Gjatë trajtimit me Hixhame.Hixhamja tretman mjeksore pa efekte anësore parandalim për shumë semundje, rri...
09/07/2023

Anthony Joshua.
Gjatë trajtimit me Hixhame.
Hixhamja tretman mjeksore pa efekte anësore parandalim për shumë semundje, rrite sistemin imunitar ,freskon organizmin, forcon memorien,forcon shikimin etj.

I Dërguari i All-llahut s.a.v.s ka thënë:”Është i bekuar ai rob i cili lëshon gjak me anë të prerjes së lëkurës (fleboto...
17/06/2023

I Dërguari i All-llahut s.a.v.s ka thënë:”Është i bekuar ai rob i cili lëshon gjak me anë të prerjes së lëkurës (flebotomia). Kjo pastron gjakun, qetëson pezmatimet e brendshme dhe forcon të parit.”(Buhariu dhe Muslimi)

https://youtu.be/qj5QU6x7mcQ
26/05/2023

https://youtu.be/qj5QU6x7mcQ

Ky është kanali zyrtar dhe personal i hoxhës Sadullah Bajrami. Vërejtje:➤ Duhet të merret leje paraprake për ngarkimin e videove të këtij kanali në rrjetet t...

Ibn Abasi tregonte se Pejgamberi (s.a.u.s.) ka thënë:Sa rob i mirë është ai që u bën hixhame të tjerëve! Ai ua largon gj...
16/02/2023

Ibn Abasi tregonte se Pejgamberi (s.a.u.s.) ka thënë:
Sa rob i mirë është ai që u bën hixhame të
tjerëve! Ai ua largon gjakun (e keq), i lehtëson dhe ua shkëlqen
shikimin.” Ai thoshte, gjithashtu, se “kur Pejgamberi (s.a.u.s.) u ngjit në qiell (natën e Israsë dhe Miraxhit), sa herë që kalonte pranë ndonjë grupi melekësh, ata i thonin: „Bëj hixhame”

Address

Gjakova
50000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Hixhame Gjakovë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Hixhame Gjakovë:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Category

Rreth Hixhames

Çfarë shëron hixhameja: Fillimisht të cekim se ajo shëron apo arin suksese të larta në trajtimin e 4 sëmundjeve më të shpeshta kronike sot të përhapura në botë, edhe atë: Hipertensionin e gjakut, diabetin, hiperlipeminë (yndyrën e lartë në gjak) dhe sëmundjet reumatike. Nuk e teprojmë kur do themi se ajo me të madhe sot gjenë sukses edhe në trajtimin e shumë tumoreve dhe kancereve të përhapura, duke mos lënë anash edhe faktin se trajtimi i njerëzve që janë prekur nga futja në trup e energjive negative (syri i keq, magjia ose sihri, xhindet) preferohet të filloj me aplikimin e hixhames. Hixhameja aktivizon organizmin e njeriut në tërësi, forcon memorien, vepron në mënyrë preventive te çmenduria, epilepsia dhe ngjashëm. Ndihmon shërimin e plagëve dhe lëndime të ndryshme të organizmit dhe më e rëndësishmja e zbret tensionin e lartë të gjakut pas praktimit të saj, duke mos lënë anash edhe ruajtjen e shikimit, pra mbrojtjen e syve. Sëmundjet dhe gjendjet e ndryshme që shërohen nëpërmjet hixhames janë: Dhimbjet e kokës, migrena, depresioni, stresi, pagjumësia, dhimbjet reumatike me origjina të ndryshme si: dhimbjet e qafës, shpinës, belit, hipertensioni, venat varikoze, nervi ishiatik ose Ishiazi, dhimbjet dhe ënjtjet e gjurit, mos përqendrimi në punë apo në shkollë, sëmundjet e harresës, urinimin natën, problemet psikologjike të ndryshme, zhurmat në vesh, humbjen e ekuilibrit nga ndryshimet e lartësive, kapsllëku dhe barkëqitja, sëmundjet e prostates, sindromat e njerzve të zyres, (stresi, dhimdjet muskoartikulare, harresat, mospërqendrimi dhe nervozizmi). Mjekimi me hixhame arriti të vërtetohet nga shkencat moderne në fushën e shëndetësisë, si mbreti i çdo mjekësia alternative apo bashkëkohore, nga këtu edhe e vërtetojmë hadithin e lartëpërmendur: “Nuk ka ilaç që mund të krahasohet me lëshimin e gjakut dhe hixhamen.” Zbatimi i lëshimit të gjakut në kupëzore me anë të prerjes së lëkures nën mjekër, ndihmon në zvogëlimin e dhembjes së dhembit, dhembjes në fytyrë, pastrimin e kokës, dhe zvogëlon dhembjen në fyt kur të jetë përdorur me kohë. Lëshimi i gjakut në kupëzoren me anë të prerjes së lëkurës në majë të shputës së këmbës dhe mbi nyje është zëvendësim i mirë për lëshimin e gjakut me anë të prerjes sipërfaqësore të venës saphene në kupëzore (phlebotomia venae saphenae magnae), e cila është vena e madhe e këmbës që mbaron në nyjen e këmbës (maleolusu). Një lëshim i tille i gjakut ndihmon kundër pezmatimit të testiseve, furunkulave të këmbës (të thatët) dhe mosardhjes (dështimit) të menstruacioneve, ndërsa lëshimi i gjakut në kupëzorën pas gjunjëve (në fossi poplitei) ndihmon në shërimin e aneurimës (zgjerimin e enëve të gjakut), abceseve kronike (qëlbosjeve), hemorroideve dhe të thateve septike (helmues) te këmbës dhe shputës, ndërsa lëshimi i gjakut me anë të prerjes së lëkurës në mes të kofshës (femurit) është trajtim i mirë për dhimbjet në shpinë (iritimi), në rastet e gihtit (sasia e rritur e thartirës urike në gjak) dhe të hemoroideve (majasëllit). Kurse tani do ti klasifikojmë sëmundjet sipas suksetit të hixhames dhe sëmundjet në të cilat ajo lehtëson apo i ndihmon në kurrim (shërim). a) Rastet ku mund të përdoret me sukses hixhama janë: 1. Dhimbja e kokës 2. Dhimbjet e shpinës dhe shtyllës kurrizore në përgjithësi. 3. Artritet 4. Kapsllëku dhe barkëqitja (diareja). 5. Dobësimi nga arsye të ndryshme. 6. Shiatiku. 7. Probleme të lëkurës. 8. Shtrëngime periodike të barkut. 9. Mbipesha. 10. Depresioni dhe migrena. 11. Steriliteti tek femrat dhe meshkujt. 12. Urinimi natën tek fëmijët etj. b) Sëmundjet që mund të lehtësohen nga aplikimi i hixhames: 1. Dhimbjet e kyçeve dhe muskujve. 2. Infertiliteti. 3. Çrregullime seksuale të ndryshme. 4. Infeksionet e gjirit. 5. Djerësitjet natën. 6. Ftohjet e sinuseve. 7. Mungesa e nuhatjes. 8. Temperaturat e larta. 9. Dhimbjet e gjoksit. 10. Astma bronkiale. 11. Sëmundje të ndryshme të gjakut