20/02/2020
Pikturimi i korridoreve të repartit të pediatrisë në spitalin rajonal ‘Isa Grezda’ në Gjakovë. Ky aktivitet u mbajt nga KVRL-Gjakove dhe synimi ishte që të krijojmë një ambient të pëlqyeshëm për fëmijët që vizitojnë pediatrinë.
Përveq krijimit te një ambienti te këndshëm për femijët, ata u angazhuan edhe në aktivitetet tona gjatë javes që ishim duke punuar.Ideja ka ardhur pasi që spitalet tona janë shumë të zymta dhe kemi dashur ti japim ngjyrë këtij reparti duke ndërruar ambientin në të cilin qëndrojnë fëmijët, ndër moshat më të ndieshme.Ky angazhim vjen si dëshirë e vullnetit të mirë.