22/12/2025
Sot u mbajtën dy takime në kuadër të Shoqatës së të Shurdhërve të Anamoravës – Gjilan.
Takimi i parë u zhvillua me gratë, me fokus kancerin e gjirit, rëndësinë e informimit dhe parandalimit të hershëm.
Ndërsa takimi i dytë u mbajt me anëtarët e tjerë të shoqatës, ku u diskutua për kujdesin ndaj shëndetit në përgjithësi dhe parandalimin e sëmundjeve kronike.
Të dy takimet u mbajtën nga Dr. Arben Limoni, me pjesëmarrjen edhe të një praktikanteje, pjesë e nivelit 5 si asistente për fëmijë me nevoja të veçanta, e cila me profesion është nga fusha e mjekësisë (instrumentare). Ajo na ndihmoi që takimet të realizohen në formë bashkëbisedimi mes mjekut, asistentes dhe anëtarëve të shoqatës, duke i bërë temat më të qarta, më të kuptueshme dhe më praktike, veçanërisht sa i përket parandalimit të sëmundjeve kronike.
Faleminderit të gjithëve për angazhimin dhe pjesëmarrjen. Presidenca e Republikës së Kosovës