Qendra Psikologjike Rise-Gjilan

Qendra Psikologjike Rise-Gjilan Kurse inovative për fëmijë dhe të rinjë! Konsulta individuale! Trajnime profesionale! Konsulta dhe trajnime për prindër!

Synimi ynë është që përmes lojës dhe aktiviteteve praktike, klientët tanë të zbulojnë forcën dhe veqantinë e tyre!

01/03/2026
E shihni pikërisht kur mundohemi të mos kujtojmë diçka ajo bëhet më e fuqishme?Ky ushtrim me Elefantin Pink do të ju mun...
28/02/2026

E shihni pikërisht kur mundohemi të mos kujtojmë diçka ajo bëhet më e fuqishme?

Ky ushtrim me Elefantin Pink do të ju mundësojë të qartësoni si ne e fuqizojmë shumë shpesh atë që nuk duam apo atë që nuk na shërben.

Ushtrimi:
Merrni kohë dhe provojeni të mos mendoni për Elefantin Pink dhe vëzhgojeni si sillet në mendjen tuaj.
Më pas shtoni presionin të mos e kujtoni, thoni mendjes me insistim se nuk doni ta kujtoni dhe vëreni se çfarë ndodh.
Sërish insistoni që të mos e kujtoni fare dhe ajo që do vëreni është se Elefanti Pink vazhdon bën punë në mendjen tuaj.
Por edhe pasi të ndaloni Elefanti Pink vazhdon të sillet në mendjen tuaj gjatë ditës.

Ndërkohë Elefanti Pink as që ekziston si krijesë por mendja jonë është në gjendje ta krijojë.

Për të mësuar më shumë se si ta përdorim mendjen apo si të udhëheqim me veten, kontaktoni në RiSe për më shumë punë me veten dhe për më shumë trajnime!

25/02/2026

Forcë nuk është të shpërthesh.

Forcë është të mos reagosh dhe të mos përfshihesh në dallgën e askujt!

23/02/2026

Veprimet e bëjnë diferencën!
Ndonjëherë mjafton një hap para dhe çdo gjë ndryshon!

Kujdesuni për veten!

Nëse nuk jeni për veten askush nuk do të jetë për ju!

22/02/2026

Sfida e modelimit të sjelljeve nga rrethi ku jetojmë dhe veprojmë!
Kjo video dëshmon se si edhe kur nuk ka presion të hapur, nuk ka urdhëra, por ka vetëm shembuj veprimesh përreth, njeriu pa e kuptuar, fillon të përshtatet.
Përshtatja jep siguri, por siguria është zona e rehatisë dhe në zonë të rehatisë nuk ka zhvillim, ka përputhje dhe adaptim!

Guxo të jesh ndryshe.

Të jesh ndryshe nuk do të thotë të jesh gabim.
Gabimi i vetëm është frika për të qenë i/e vërtetë!


Gëzuar 2026! Ju urojmë më shumë qetësi, më shumë forcë dhe guxim për të punuar me veten! “Rritja fillon aty ku fajësimi ...
31/12/2025

Gëzuar 2026!

Ju urojmë më shumë qetësi, më shumë forcë dhe guxim për të punuar me veten!
“Rritja fillon aty ku fajësimi mbaron .”

A jeni lodh nga kurset e zakonshme…? RiSe po sjell për ju diçka krejtësisht praktike, ndryshe nga rutina e zakonshme e m...
21/10/2025

A jeni lodh nga kurset e zakonshme…?

RiSe po sjell për ju diçka krejtësisht praktike, ndryshe nga rutina e zakonshme e mësimit kursi Grow & Glow është një mundësi fantastike për fëmijët tuaj me mësu duke u argëtu.

Ku mësimi është lojë - loja mësim, argëtimi - shëndet dhe disiplina mënyra e re e funksionimit të tyre.

Tri herë në javë nga 90 minuta!

Mësim plotësues.
Yoga & Pilates.
Art & Punë Dore.
Aktivitete Psiko-Edukative.

Fillojmë me 3 Nëntor

Vendet janë të limituara!

+38349103123

Le t’i normalizojmë edhe sfidat e mirëqenies mendore si pjesë e zakonshme e jetës.Sepse askush, pikërisht askush, nuk ës...
10/10/2025

Le t’i normalizojmë edhe sfidat e mirëqenies mendore si pjesë e zakonshme e jetës.

Sepse askush, pikërisht askush, nuk është i paprekshëm nga kjo.

Dhe derisa është kaq e zakonshme… pse të ia vështirësojmë vetes duke mos folur për to?

Mos e mbaj ankthin brenda! Ankthi i patrajtuar mund të kthehet në simptoma psiko-somatike si dhimbje koke, tension musku...
09/09/2025

Mos e mbaj ankthin brenda!

Ankthi i patrajtuar mund të kthehet në simptoma psiko-somatike si dhimbje koke, tension muskujsh, lodhje të pashpjegueshme, shqetësime te vazhdueshme apo probleme me gjumin.
Mos e lejoni të zë vend në trup, perdorni frymemarrjen e thellë, lëvizjen fizike, shkrimin e mendimeve ose momente qetësie për veten.

Dhe nëse ankthi bëhet i rëndë, kërko ndihmë profesionale.

Kujdesu për veten, sepse nëse ti nuk kujdesesh, askush nuk do ta bëjë!

Mashtrimi më i madh i vetes është shamngia në situata frike ose ankthi! Ja si duket një cikël ankthi në mendjen e njeriu...
02/09/2025

Mashtrimi më i madh i vetes është shamngia në situata frike ose ankthi!

Ja si duket një cikël ankthi në mendjen e njeriut dhe si fuqizohet më tej:
Shfaqet frika dhe mendja jep sinjal rreziku në atë rast.
Ne shmangim situatën dhe automatikisht ndjejmë lehtësim të përkohshëm.
Por çfarë trupi mëson është: Po, kjo ishte e rrezikshme, ndaj shmangia më shpëtoi.”Herën tjetër ankthi kthehet më i fortë rrethi mbyllet dhe ne vazhdojmë e sillemi në atë rreth vazhdimisht.

Por zgjidhja ekziston:
Vëzhgo si shmang situatat shqetësuese bëhu i vetëdijshëm për momentet kur e shmang situatën dhe si e bën.
Fillo me hapa të vegjël të ekspozoheni gradualisht ndaj frikës (p.sh., qëndro pak më gjatë në situatë që të shqetëson mos e masko me dalje, me takime, me blerje, thjeshtë qëndro më gjatë me të.
Mëso alarmin në trup: përjetoje ku është lokalizuar në trup sepse zakonisht ka një alarm në trup ku fillon dhe pastaj përhapet. Prano ankthin: mos e lufto, lejoje të jetë aty dhe shih si zbehet gradualisht në çdo përballje.
Kërko mbështetje profesionale nga një psikolog/psikoterapist ose një person i afërt që të inkurajon.
Festo çdo përballje të vogël: sepse çdo hap përballje dhe pranimi e dobëson fuqinë e ankthit dhe rrit besimin në vetvete.

“Përballja shpëton - shmangia bllokon”

Depresioni nuk është sëmundje, nuk është problem, është thirrje e brendshme për të jetuar jetën për të cilën keni lindur...
31/08/2025

Depresioni nuk është sëmundje, nuk është problem, është thirrje e brendshme për të jetuar jetën për të cilën keni lindur!

1. Depresioni nuk është armiku i askujt por është një mesazh, një thirrje, e cila zakonisht të tregon se diçka në jetën tënde nuk po funksionon siç duhej.
2. Mos e shtyp dhimbjen që ndjen sepse sa më shumë ta mohojmë aq më shumë na ndjek si hije nga pas.
3. Pranojeni ashtu siç është sepse pranimi është hapi i parë drejt shërimit.
4. Dëgjoje sepse ka për të të thënë diçka, depresioni zakonisht të flet për boshllëqe, plagë të pashëruara ose nevoja të shpirtit të cilat kërkojnë të kujtohen, të shërohen etj..
5. Në dhimbje gjithmonë ka udhëzim. Brenda errësirës zakonisht gjendet e vërteta që na çon drejt ndryshimit që thellësisht e duam dhe na liron.

Andaj miq mos krijoni armiqësi me asnjë sfidë të mirëqenies psikologjike, sepse secila nga ato është një thirrje e zëshme nga brenda për tu liruar dhe për të jetuar jetën për të cilën jeni këtu.

Merrni forcën dhe dëgjojeni, sigurisht mendjes nuk do ti pëlqejë sepse ka ndërtuar një kështjellë dhe nuk do që të rrënohet. Por nëse ka diçka që duhet rrënuar është ajo që është krijuar në mendje dhe kur kjo të fillojë të ndodh do të zbuloni të vërteten tuaj dhe do të qeshni me atë për të cilën jeni shqetësuar dikur.

Address

Abdullah Tahiri, Kati I-re
Gjilan
60000

Opening Hours

Monday 09:00 - 19:00
Tuesday 09:00 - 19:00
Wednesday 09:00 - 19:00
Thursday 09:00 - 19:00
Friday 09:00 - 19:00
Saturday 09:00 - 14:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra Psikologjike Rise-Gjilan posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Category