QKMF-Istog

QKMF-Istog QENDRA KRYESORE E MJEKËSISË FAMILJARE-NË ISTOG

Sot, më datë 08.06.2026, në kuadër të edukimit të vazhdueshëm profesional për infermierë është mbajtur ligjerata me temë...
08/04/2026

Sot, më datë 08.06.2026, në kuadër të edukimit të vazhdueshëm profesional për infermierë është mbajtur ligjerata me temën “Kujdesi infermieror te pacientët me astmë bronkiale”- ligjeruar nga infermierja Merita Blakaj.

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të teknikes sonë të radiologjisë, Rabe Ferati.E nderuar familje F...
06/04/2026

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të teknikes sonë të radiologjisë, Rabe Ferati.

E nderuar familje Ferati,

Në emër të stafit të QKMF-së, ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për këtë humbje të madhe. Raba do të kujtohet gjithmonë për përkushtimin, profesionalizmin dhe shpirtin e saj të mirë në shërbim të pacientëve dhe kolegëve.

Humbja e saj është një dhimbje jo vetëm për familjen tuaj, por edhe për gjithë kolektivin tonë, ku ajo la gjurmë të pashlyeshme me punën dhe sjelljen e saj njerëzore.

I përjetshëm kujtimi për kolegen tonë!

Sot, shërbimi i stomatologjisë u vizitua nga nxënësit e klasës së katërt të Shkollës Fillore “Bajram Curri” në Istog.Gja...
03/04/2026

Sot, shërbimi i stomatologjisë u vizitua nga nxënësit e klasës së katërt të Shkollës Fillore “Bajram Curri” në Istog.

Gjatë vizitës, nxënësit patën mundësinë të mësojnë më shumë rreth rëndësisë së higjienës orale, kujdesit të përditshëm për dhëmbët nga stomatologia Hyrije Bujupaj dhe asistentja Teuta Rexhaj.

🩺 Mjeku familjar është adresa juaj e parë për kujdes shëndetësor.🚑 Duke u drejtuar fillimisht te mjeku familjar, ju merr...
03/04/2026

🩺 Mjeku familjar është adresa juaj e parë për kujdes shëndetësor.

🚑 Duke u drejtuar fillimisht te mjeku familjar, ju merrni trajtimin e duhur dhe shmangni pritjet e gjata në urgjencë.

Me kënaqësi  ju njoftojmë se stafit tonë profesional të QKMF-së i janë bashkuar edhe 8 mjekë të rinj! 👩‍⚕️👨‍⚕️Ky zgjerim...
31/03/2026

Me kënaqësi ju njoftojmë se stafit tonë profesional të QKMF-së i janë bashkuar edhe 8 mjekë të rinj! 👩‍⚕️👨‍⚕️

Ky zgjerim i ekipit tonë është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të shërbimeve shëndetësore dhe rritjes së cilësisë së kujdesit për qytetarët tanë. Energjia, përkushtimi dhe njohuritë e tyre do të kontribuojnë në forcimin e mëtejshëm të sistemit tonë shëndetësor.

Ju urojmë mirëseardhje dhe suksese në rrugëtimin e tyre profesional!

23/03/2026
Me fat festa e Fitër Bajramit, nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Istog.Ekipi kujdestar i shërbimit të urgjenc...
20/03/2026

Me fat festa e Fitër Bajramit, nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Istog.
Ekipi kujdestar i shërbimit të urgjencës.

Sot, më datë 18.03.2026, në kuadër të edukimit të vazhdueshëm profesional për mjekë është mbajtur trajnimi me temën “Rea...
18/03/2026

Sot, më datë 18.03.2026, në kuadër të edukimit të vazhdueshëm profesional për mjekë është mbajtur trajnimi me temën “Reanimimi kardiopulmonar-RKP Bazik dhe i Avancuar”, me ligjerues Dr.Tahir Kaliqani-Specialist i mjekësisë familjare dhe Dr.Fatjon Kaliqani- Doktor i mjekësisë.

Sot, më datë 18.03.2026, në kuadër të programit të edukimit të vazhdueshëm profesional, është mbajtur trajnimi me temën ...
18/03/2026

Sot, më datë 18.03.2026, në kuadër të programit të edukimit të vazhdueshëm profesional, është mbajtur trajnimi me temën “ Etika dhe deontologjia mjekësore” me ligjerues Violeta Ukaj-Nika, Mësimdhënës klinik.

Sot, Drejtori i Shëndetësisë në komunën e Istogut, z. Fisnik Shoshi ka pranuar një donacion për QKMF nga z. Arbert Luben...
16/03/2026

Sot, Drejtori i Shëndetësisë në komunën e Istogut, z. Fisnik Shoshi ka pranuar një donacion për QKMF nga z. Arbert Lubeniqi.

Në emër të institucionit tonë shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë të sinqertë për këtë gjest bujar, i cili kontribuon në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe mbështetjen e punës së stafit tonë.

Faleminderit për përkrahjen dhe solidaritetin!

Sot, më datë 16.03.2026, drejtori i QKMF-së Dr.Mujë Osmanaj ka mbajtur takim së bashku me ekipet e Programit të Vizitave...
16/03/2026

Sot, më datë 16.03.2026, drejtori i QKMF-së Dr.Mujë Osmanaj ka mbajtur takim së bashku me ekipet e Programit të Vizitave në Shtëpi për Nëna dhe Fëmijë.

Gjatë këtij takimi u diskutua për ecurinë e programit, rëndësinë e vizitave në shtëpi për mbështetjen e nënave dhe mirëqenien e fëmijëve, si dhe për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet ekipeve shëndetësore.

Njoftim për mbatjen e ligjeratave në QKMF-Istog në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional për mjekë dhe infermier...
13/03/2026

Njoftim për mbatjen e ligjeratave në QKMF-Istog në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional për mjekë dhe infermierë

Address

Rr. Mullinjët E Istogut
Istog
31000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when QKMF-Istog posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to QKMF-Istog:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Category