Hixhame dhe Estetikë Luljeta

Hixhame dhe Estetikë Luljeta Bachelor i Fizioterapisë

Hixhama dhe muskuli trapezTrapeziusi është një nga muskujt më të mëdhenj dhe më të rëndësishëm të shpinës së sipërme.Sht...
08/02/2026

Hixhama dhe muskuli trapez

Trapeziusi është një nga muskujt më të mëdhenj dhe më të rëndësishëm të shpinës së sipërme.

Shtrihet nga pjesa e pasme e kafkës, vazhon përgjatë qafës, shpatullave dhe përfundon në unazat e fundit të krahërorit.

Kur ky muskul tendoset., qarkullimi i gjakut në muskul ulet, grumbullohen produkte metabolike duke manifestuar dhimbje dhe djegie, formohen trigger points(nyje te vogëla që ndjehen me maja të gishtave gjatë shtypjes në muskul), dhe si rrjedhoje tërhiqen edhe muskujt fqinjë duke shkaktuar dhimbje më të gjerë në shpinë si dhe përkeqësohet pas stresit, qëndrimit në kompjuter ose pas ankthit.

Hixhama ndikon në:
1.Ul tensionin muskulor pasi vakumi + mikroprerjet rrisin qarkullimin e gjakut, në përgjithësi muskujt relaksohen pas hixhamas.

2. Hiixhama vepron si stimulus i fortë relaksues për sistemin nervor, pra në lidhje me stresin.

3. Çliron “trigger points” pasi këtë reagojnë mirë ndaj presionit dhe fluksit të qarkullimit.

Bachelor e fizioterapisë, terapeute e hixhamas dhe estetiste Luljeta Hajdari Rexha

01/02/2026
Ndalimi i aplikimit të hixhamës në trekëndëshin karotidAplikimi i hixhamës në regjionin e qafës kërkon kujdes të veçantë...
01/02/2026

Ndalimi i aplikimit të hixhamës në trekëndëshin karotid

Aplikimi i hixhamës në regjionin e qafës kërkon kujdes të veçantë, veçanërisht në zonën e trekëndësh*t karotid (trigonum caroticum). Kjo zonë përmban struktura jetike si arteria karotide communis dhe degët e saj (arteria karotide interne dhe eksterne), vena jugulare interne, si dhe sinusin karotid, i cili luan rol kyç në rregullimin e tensionit arterial dhe ritmit kardiak.

Stimulimi ose presioni i drejtpërdrejtë mbi sinusin karotid mund të shkaktojë refleks vagal, duke çuar në bradikardi, hipotension, marramendje apo edhe sinkopë. Për më tepër, dëmtimi i enëve të mëdha të gjakut në këtë zonë paraqet rrezik për hemorragji serioze, trombozë ose emboli.

Për shkak të afërsisë së këtyre strukturave vitale dhe mungesës së sigurisë anatomike për aplikim terapeutik invaziv, hixhama në trekëndëshin karotid konsiderohet e ndaluar nga pikëpamja mjekësore. Ky ndalim bazohet në parimin e ruajtjes së jetës dhe shmangies së dëmit, i cili përputhet edhe me parimin islam “la darar ue la dirar” (nuk lejohet dëmtimi i vetes dhe as i të tjerëve).

Rregull mjekësor: Nëse nuk mund të ndihmosh, mos dëmto!

Bsc e Fizioterapisë;terapeute e Hixhamas; estetiste
Luljeta Rexha

HIXHAMA TEK PCOSÇfarë është sindroma e vezoreve policistike (PCOS)?PCOS (Polycystic O***y Syndrome) është një çrregullim...
29/07/2025

HIXHAMA TEK PCOS

Çfarë është sindroma e vezoreve policistike (PCOS)?

PCOS (Polycystic O***y Syndrome) është një çrregullim hormonal që prek gratë në moshë riprodhuese, dhe karakterizohet nga:
• Menstruacione të parregullta ose mungesë ovulacioni
• Nivele të larta të androgjenëve (hormone mashkullore)
• Vezore me shumë folikula të vogla (jo domosdoshmërisht cista të vërteta)
• Simptoma si akne, rënie flokësh, mbipesha, infertilitet

Si ndikon hixhama tek PCOS?
*Përmirëson qarkullimin e gjakut duke stimuluar furnizimin me gjak në zonën e legenit dhe vezoreve, që ndihmon funksionin hormonal

*Rregullim hormonal indirekt
Stimulimi i pikave të hixhamës mund të ndikojë në balancën e estrogjenit dhe androgjenëve

*Ulja e stresit & përmirësimi i gjumit
Nivelet e larta të kortizolit mund të ndikojnë negativisht në ovulacionin; qetësimi nga hixhama ndihmon balancën hormonale

*Reduktim i inflamacionit
PCOS është shpesh i lidhur me inflamacion të ulët kronik; hixhama mund të ndihmojë në uljen e tij
Ndihmon në metabolizëm & insulinë
Disa studime sugjerojnë ndikim pozitiv të hixhamës në rezistencën ndaj insulinës, që është problem i zakonshëm në PCOS

Pikat më të zakonshme të hixhamës për PCOS:
Jua prezentojmë në seancë të personalizuar☺️

Fizioterapeute e diplomuar
Hixhamiste e certifikuar
Luljeta Hajdari Rexha
045 560 023 per termine

"Ma e mira me cka shëroheni eshte hixhama".Pejgamberi a.s
09/05/2025

"Ma e mira me cka shëroheni eshte hixhama".

Pejgamberi a.s

06/05/2025

Dr Lipper, psikolog nga Miami, SHBA, thotë: "Ekziston lidhje e fuqishme mes agresivitetit të njeriut dhe fazave të Hënës, veçanërisht te vartësit nga alkooli (alkoolistët), janë miliona raste fatkeqe, veprave kriminale etj..." Këtë teori të tij ai e shpjegon në këtë mënyrë: "Organizmi i njeriut është sikur sipërfaqja e tokës: 70% është ujë, ndërsa pjesët tjera janë materie të ngurta." Për këtë arsye ai mendon që fuqia e gravitetit të Hënës shkakton baticën dhe zbaticën në detra e liqene, por ato ndodhin edhe në organizmat tanë.

EbulFida'i Muhammed 'Izzet Muhammed 'Arifi

Lërë terminin tënd😊!
12/04/2025

Lërë terminin tënd😊!

30/03/2025

🎈Urime festa e Fiter Bajramit!🎊

تَقَبَّلَ اللّهُ مِنَّ وَ مِنْكُمْ

🎉Allahu na e pastë pranuar agjërimin dhe çdo adhurim me të cilin e kemi pasuruar atë!

Address

Rr. Remzi Zharku Nr23
Kacanik
71000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Hixhame dhe Estetikë Luljeta posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Hixhame dhe Estetikë Luljeta:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Category