Qendra e Kujdesi për të moshuar

Qendra e Kujdesi për të moshuar “NËNË SHPRESO” – Qendër për kujdes ndaj të moshuarve në shtëpi dhe në spital.
(2)

Ofron pastrim, ushqyerje, shëtitje, kujdes personal, ndërrim pampersi dhe shumë shërbime të tjera 24/7.

Qendra e Kujdesit për të Moshuar “NËNË SHPRESO”Çdo rrudhë tregon një histori.Çdo dorë e lodhur tregon një jetë të tërë p...
20/02/2026

Qendra e Kujdesit për të Moshuar “NËNË SHPRESO”

Çdo rrudhë tregon një histori.
Çdo dorë e lodhur tregon një jetë të tërë përkushtimi.

Të moshuarit tanë meritojnë kujdes, butësi dhe vëmendje — jo vetëm në qendër, por edhe në shtëpinë e tyre, aty ku ndihen më të sigurt dhe më të qetë.

Stafi i Qendrës “NËNË SHPRESO” është pranë tyre çdo ditë, me kujdes, bisedë, lëvizje dhe përkujdesje shëndetësore, duke sjellë ngrohtësi njerëzore në çdo shtëpi që na hap derën.
Sepse për ne, kujdesi nuk është vetëm shërbim — është respekt për jetën që ata kanë jetuar. 🤍

📍 Qendra “NËNË SHPRESO”
— Kujdes me zemër, pranë çdo të moshuari —



05/02/2026

Qendra e Kujdesit për të Moshuar "NËNË SHPRESO" Vjen Tek Ju në Shtëpinë Tuaj!

Ne ofrojmë kujdes të plotë dhe shërbime të mëposhtme:

Matja e parametrave vitalë (presioni i gjakut, temperatura, oksigjeni, puls)
Kujdes personal dhe higjienik
Administrimi i medikamenteve sipas udhëzimeve mjekësore
Kontrolli dhe trajtimi i insekteve trupore
Mbështetje dhe shërbime të tjera të nevojshme për mirëqenien tuaj

📍 Zona e Shërbimit: Gjilan, Kamenicë dhe fshatrat përreth

📞 Tel: +383 45 275 982
Siguri dhe kujdes profesional, direkt në shtëpinë tuaj!

20/01/2026

Qendra e Kujdesit për të Moshuar “NËNË SHPRESO”

Sot kemi mirëpritur një pacient të ri nën kujdesin tonë. 😊 Gjatë vizitës së parë kemi bërë ndërrimin e vendit dhe pastrimin e ambientit, duke siguruar kushte të pastra dhe të rehatshme.

Gjithashtu kemi qëndruar dhe biseduar me të moshuarin, duke krijuar një atmosferë të qetë dhe mbështetëse. Kujdesi u ofrua me respekt dhe profesionalizëm, me qëllim mirëqenien e tij fizike dhe emocionale. 💛

Ne në “NËNË SHPRESO” besojmë se çdo ditë e kaluar me të moshuarit është një mundësi për të dhënë dashuri, kujdes dhe mbështetje. 🌷

📞 Kontakti jonë: +383 045 275 982

SHËRBIME PROFESIONALE TË KUJDESIT SHËNDETËSOR NË SHTËPIQendra "NËNË SHPRESO" ofron përkujdesje të specializuar në kushte...
17/01/2026

SHËRBIME PROFESIONALE TË KUJDESIT SHËNDETËSOR NË SHTËPI

Qendra "NËNË SHPRESO" ofron përkujdesje të specializuar në kushte shtëpie për pacientë që kanë nevojë për mbështetje mjekësore të vazhdueshme.

✔️ Monitorim i diabetit
✔️ Aplikim i insulinës
✔️ M***e e sheqerit në gjak dhe tensionit arterial
✔️ Përcjellje e rregullt e gjendjes shëndetësore

Përkushtim, profesionalizëm dhe kujdes njerëzor – aty ku keni më së shumti nevojë.
📞 Kontakti: +383 45 045 275 982










Qendra “NËNË SHPRESO” ofron kujdes të plotë dhe profesional për të moshuarit, duke përfshirë mbikëqyrje shëndetësore, as...
07/01/2026

Qendra “NËNË SHPRESO” ofron kujdes të plotë dhe profesional për të moshuarit, duke përfshirë mbikëqyrje shëndetësore, asistencë ditore, higjienë personale dhe trajtim me respekt e dinjitet.

📌 OFERTË SPECIALE – MUAJI JANAR

Gjatë muajit Janar, si pjesë e shërbimeve tona, ofrojmë:

🧷 Ndërrim pampersi për pacientë geriatri
👩‍⚕️👨‍⚕️ Për femra dhe meshkuj
Çmimi: 13 €

Shërbimi realizohet nga staf profesional dhe i trajnuar, në ambiente të sigurta dhe në përputhje me standardet shëndetësore.

📞 Na kontaktoni për konsultë dhe informata shtesë.
📍 Qendra e Kujdesit për të Moshuar
“NËNË SHPRESO”

05/01/2026

Qendra e Kujdesit për të Moshuar “NËNË SHPRESO”

Vizitë shtëpiake tek një i moshuar, ku janë realizuar ushtrime rehabilituese për gjymtyrët e poshtme, me fokus në:
• përmirësimin e lëvizshmërisë
• forcimin e muskujve
• rritjen e qarkullimit të gjakut
• ruajtjen e pavarësisë funksionale

Ushtrimet janë kryer me pajisje të posaçme për lëvizje rrotulluese, të përshtatura sipas gjendjes shëndetësore dhe të mbikëqyrura nga staf i kualifikuar.

❤️ Kujdesi ynë shtrihet edhe jashtë qendrës —
ofrojmë shërbime profesionale në shtëpinë tuaj, me përkushtim, siguri dhe humanitet.

NËNË SHPRESO – kujdes me zemër dhe profesionalizëm.








Qendra e Kujdesit për të Moshuar“NËNË SHPRESO” 🤍Sa herë që një e moshuar merr trajtimin dhe kujdesin e nevojshëm, buzëqe...
24/12/2025

Qendra e Kujdesit për të Moshuar
“NËNË SHPRESO” 🤍

Sa herë që një e moshuar merr trajtimin dhe kujdesin e nevojshëm, buzëqeshja e saj është shpërblimi ynë më i madh. 👍
Një gjest i vogël, por me një domethënie të madhe: “Jam mirë dhe faleminderit.”

Në sytë e tyre shihet gëzimi, qetësia dhe mirënjohja për kujdesin që marrin.
Ne besojmë se jo vetëm shërbimi, por edhe biseda, ngrohtësia dhe mënyra e afrimit me ta, janë çelësi që hap shumë dyer dhe sjell qetësi në jetën e tyre.

Ne ofrojmë shërbime shtëpiake dhe kujdes të përkushtuar në shtëpitë e të moshuarve, sepse çdo moshë meriton respekt, dashuri dhe dinjitet. 💙

☎️ 045 275 982




Qendra e Kujdesit për të Moshuar “NËNË SHPRESO”Gjatë stinës së dimrit, të moshuarit përballen më shpesh me lodhje dhe nd...
22/12/2025

Qendra e Kujdesit për të Moshuar “NËNË SHPRESO”
Gjatë stinës së dimrit, të moshuarit përballen më shpesh me lodhje dhe ndjeshmëri shëndetësore.
Ne ofrojmë shërbime shtëpiake, duke shkuar pranë çdo pacienti për kujdes, monitorim shëndetësor dhe mbështetje të vazhdueshme, direkt në shtëpinë e tyre. 🤍

045 275 982

21/12/2025

Qendra e kujdesit për të moshuar “NËNË SHPRESO”

Të moshuarit meritojnë kujdes të veçantë, respekt dhe përkushtim të vazhdueshëm. Në kuadër të shërbimeve tona përfshihet edhe pastrimi gjerman në shtrat, i realizuar me kujdes maksimal, duke ruajtur dinjitetin, rehatinë dhe higjienën e plotë të të moshuarve.

Përpara dhe pas çdo përkujdesjeje, sigurohet pastërti, rehati dhe ambient i sigurt. Kujdesi i duhur dhe higjiena e rregullt ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin dhe mirëqenien e tyre.

📞 Kontakt: +383 54 275 982

💙

23/11/2025

Vizita në shtëpi tek e moshuara – Qendra e Kujdesit për të Moshuar “NËNË SHPRESO” 🏡💛

1. Përgatitja për pastrimin gjeneral:
• Para fillimit, stafi vishet me veshje mbrojtëse të plotë kundër ujit 💧🧴, maskë 😷, doreza 🧤 dhe këpucë të përshtatshme 👟.
• Matim parametrat vitalë: oksigjenin në gjak 🩸, temperaturën 🌡️, tensionin 💓 dhe pulsin 🫀.

2. Kontaktimi me të moshuarin:
• Ulemë dhe përshëndetemi me të moshuarin ose të moshuarën 🤝😊.
• Vlerësojmë gatishmërinë dhe mundësitë e tij/saj për të bashkëpunuar.

3. Procedura e pastrimit gjeneral:
• Nëse i moshuari mund të përdorë banjon 🚿, kryhet aty pastrimi.
• Nëse nuk është e mundur, pastrimi bëhet në shtrat 🛏️, duke respektuar rehati dhe siguri maksimale.
• Gjatë pastrimit përdoren teknika të sigurta dhe higjienike 🧼🛡️.

4. Pas procedurës:
• Të moshuarit i kthehet në vendin e zakonshëm të qëndrimit 🪑, lyhet dhe kontrollohet gjendja e lëkurës 🩹.
• Vishen rrobat e pastra 👚👖 dhe të rehatshme.
• Përfundimisht, përshëndetemi dhe sigurojmë mirëqenien dhe rehati të të moshuarit 🌸💛.

🧓👵 🏡 🧴 🛡️ 💛 🩺 🤝 🌡️ 🩸 🛏️

Qendra e Kujdesit për të Moshuarit “NËNË SHPRESO”Sot, me kërkesë të familjarëve, ekipi ynë ka shkuar në shtëpinë e të mo...
23/11/2025

Qendra e Kujdesit për të Moshuarit “NËNË SHPRESO”
Sot, me kërkesë të familjarëve, ekipi ynë ka shkuar në shtëpinë e të moshuarës për t’i ofruar kujdes profesional.

Gjatë vizitës u kryen:
• Vendosja e infuzionit
• Matja e parametrave vitalë
• Vendosja e dyshekut anti-dekubit
• Ndërrimi i rrobave
• Pastrim dhe rregullim i ambientit

Ne vazhdojmë të jemi pranë çdo të moshuari që ka nevojë për kujdes të sigurt dhe të përkushtuar. 💙

☎️ +383 045 275 982

Vizitë shtëpiake nga ekipi ynë i kujdesit             “NËNË SHPRESO”Sot gjatë vizitës shtëpiake tek një i moshuar, ekipi...
21/11/2025

Vizitë shtëpiake nga ekipi ynë i kujdesit
“NËNË SHPRESO”

Sot gjatë vizitës shtëpiake tek një i moshuar, ekipi ynë vendosi shtratin antidekubit dhe u kujdes për një zonë të dëmtuar të lëkurës e cila ishte e rrezikuar nga presioni i zgjatur.

🔹 Pasi vërejtëm skuqjen dhe hematomën e krijuar nga presioni, zona u pastrua dhe u mbrojt me material steril
🔹 U vendosën pozicionime të rregullta për të shmangur çdo shtypje të mëtejshme
🔹 Pacienti tani është në monitorim të vazhdueshëm
🔹 Qëllimi ynë është parandalimi i plagëve dekubitus dhe ruajtja e rehatisë dhe sigurisë së të moshuarve tanë

Kujdesi i duhur, pozicionimi i rregullt dhe mbikëqyrja profesionale janë çelësi për të parandaluar dëmtimet e lëkurës tek personat e moshuar.

“NËNË SHPRESO” – kujdes me përkushtim për të gjithë të moshuarit tanë.

☎️ + 383 045 275 982












Address

Kamenicë

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra e Kujdesi për të moshuar posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram