24/10/2025
🎀 Ekspozitë për Muajin Rozë në QKMF “Shaban Geci” – Kamenicë
Sot në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Shaban Geci” në Kamenicë u hap ekspozita me temën e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, në kuadër të Muajit Rozë.
Ekspozita u realizua nga nxënëset e shkollës “International School of Prishtina”-në udhëheqjen e profesoreshës së artit figurativ Merita Sijarina Ismajli, në bashkëpunim me Sherife Veseli Berisha BSC në infermieri në Kamenicë.
Punimet artistike të nxënëseve përçojnë mesazhe të forta dashurie, shprese dhe guximi për të gjitha gratë që përballen me kancerin e gjirit.
Kjo nismë synon të rrisë vetëdijen për kontrollat e rregullta dhe rëndësinë e mbështetjes së ndërsjellë.
Të pranishëm në ekspozitë ishin:stafi shëndetësorë , ish deputetja e kuvendit të Kosovës , drejtoresha nga drejtori të ndryshme, të mbijetuara nga kanceri i gjirit.
🎨 Faleminderit të gjithëve që morën pjesë dhe mbështetën këtë aktivitet me kaq shumë shpirt e humanitet.