Donjet Bislimi

Donjet Bislimi Specialist i Shëndetit Publik | Epidemiolog | Ligjërues Universitar | Doktorand | Donjet Bislimi u lind ne Gjermani me 28.01.1994.

Faqja Zyrtare e Dr. Donjet Bislimit - Specializant i Epidemiologjise, Ligjerues dhe aktivist humanitar. Pas kthimit në Kosovë shkollimin e vazhdoj në shkollen fillore "Migjeni" ku u aktivizua si i ri në mbrojtjen e Drejtave të Njeriut, inciativat e te cilit u vlersuan lartë nga Ambasada Amerikane. Në gjimnazin "Frang Bardhi" u zgjodh Kryetar i Këshillit të nxënësve ku arriti të rifunksionalizoj radion e shkollës dhe të promovoj nxënësit dhe gjimnazin në aspektin shkencorë. Ne kohen e studimeve në Mjekesi të Përgjithshme, sherbej si përfaqësues i studenteve në arenën ndërkombëtare dhe arriti të bëjë antarsimin në "Asociacionin Europian te Studentave te Mjekesise", dhe si përfaqësues i UP-s ishte bashkthemelues i "Unionit Nacional te Studenteve". Ndërkohe ishte i angazhuar si vullnetar në shumë inciativa qytetare humanitare. Flet gjuhen angleze dhe gjermane rrjedhshem.


Ështe i shpërblyer me shumë çertifikata dhe mirënjohje për aktivitetet e tij të ndryshme.

Viti i ri kërkon drejtim të ri.Më 28 dhjetor, Kosova ka mundësinë të zgjedhë stabilitetin dhe zhvillimin.Bedri Hamza Kry...
20/11/2025

Viti i ri kërkon drejtim të ri.
Më 28 dhjetor, Kosova ka mundësinë të zgjedhë stabilitetin dhe zhvillimin.

Bedri Hamza Kryeministër 🇽🇰

Sot gjatë Konferencës “ESCAIDE” në Varshavë, pata kënaqësinë të takoj Dr. Pamela Rendi-Wagner, Drejtoreshë e ECDC-së, dh...
19/11/2025

Sot gjatë Konferencës “ESCAIDE” në Varshavë, pata kënaqësinë të takoj Dr. Pamela Rendi-Wagner, Drejtoreshë e ECDC-së, dhe Dr. Piotr Kramarz, Kryeshkencëtar i institucionit.

Diskutuam për forcimin e kapaciteteve në Kosovë, survejancën epidemiologjike, politikat shëndetësore dhe mbështetjen që Kosova vazhdon të marrë nga ECDC.

Përkushtimi i tyre ndaj Kosovës është i dukshëm dhe na motivon drejt standardeve më të larta në shëndetin publik.

ECDC është krye-institucioni shëndetësor i BE-së dhe mbetet partner kyç në rrugën tonë drejt sistemeve moderne dhe të qëndrueshme të shëndetit publik.

Donjet Bislimi

Me Kampionin tonë Drilonin, rrugës për Varshavë,Ky për Champions League të baskebollit me ekipin e zemrës Trepça 💚, unë ...
18/11/2025

Me Kampionin tonë Drilonin, rrugës për Varshavë,

Ky për Champions League të baskebollit me ekipin e zemrës Trepça 💚, unë me kolegët për Konferencën ESCAIDE duke përfaqësuar IKSHPK-në.🇽🇰

Donjet Bislimi

Po flet Kryetari i Partia Demokratike e Kosovës - PDK, Prof. Dr. Bedri Hamza 🇽🇰
17/11/2025

Po flet Kryetari i Partia Demokratike e Kosovës - PDK, Prof. Dr. Bedri Hamza 🇽🇰

Kosovë 🇽🇰💙
15/11/2025

Kosovë 🇽🇰💙

U ktheva sot në Shkollën “Migjeni” në Iliridë, jo më si nxënës, por si profesionist i shëndetit publik, në shërbim të mi...
14/11/2025

U ktheva sot në Shkollën “Migjeni” në Iliridë, jo më si nxënës, por si profesionist i shëndetit publik, në shërbim të mirëqenies së nxënësve dhe stafit të tyre.

Së bashku me ekipin, vizituam edhe Shkollën “Sylejman Vokshi” në Broboniq, në kuadër të vizitave higjeno-sanitare që po zhvillojmë në institucionet arsimore të Rajonit të Mitrovicës.

Këto vizita, të kryera nga Divizioni i Ekologjisë Humane i QRSHP-Mitrovicë, kanë për qëllim garantimin e kushteve të shëndetshme dhe të sigurta për të gjithë fëmijët dhe komunitetin shkollor.

Donjet Bislimi

Bedri Hamza është një nga figurat më të qëndrueshme, më serioze dhe më shtetformuese që politika kosovare ka prodhuar në...
13/11/2025

Bedri Hamza është një nga figurat më të qëndrueshme, më serioze dhe më shtetformuese që politika kosovare ka prodhuar në këto dy dekada.
I rritur në një kohë sfidash, i formuar profesionalisht në ekonominë publike dhe i dëshmuar në çdo rol institucional, ai e ka ndërtuar reputacionin e tij vetëm mbi një gjë: punën, përgjegjësinë dhe rezultate të prekshme.

Nga drejtimi i buxhetit të shtetit, tek reformat fiskale e deri te ruajtja e stabilitetit financiar, Bedri Hamza ka lënë gjurmë të pashlyeshme në themelin e shtetit modern të Kosovës. Ai ka qenë aty ku duhej, me vendime që shpesh kanë mbajtur të qëndrueshëm financat publike dhe kanë krijuar siguri për qytetarët dhe bizneset.
Ky është lidership real, jo lidership në letër.

Në Partinë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza përfaqëson tipin e politikanit që i jep nder partisë dhe vendit:
– Profesionist i pakontestueshëm
– Vendimmarrës i matur dhe i përgjegjshëm
– Burrë shteti që e vendos interesin e Kosovës mbi çdo interes personal
– Njeri i fjalës, i karakterit dhe i integritetit

Sot, në kohën kur vendit i duhen njerëz të qartë, të qëndrueshëm dhe me vizion ekonomik, profili i tij është ndër të rrallët që bashkon respekt të gjerë brenda PDK-së, në Kosovë dhe në gjithë kombin.
Në një skenë politike shpesh të ngarkuar me retorikë, ai shquhet si njeriu i punës dhe stabilitetit, si udhëheqësi që i rikthen vendit seriozitetin, maturinë dhe dinjitetin në qeverisje.

Lidershipi i Bedri Hamzës nuk është vetëm aset i PDK-së, është vlerë kombëtare.
Është modeli që i duhet Kosovës për t’u zhvilluar, për të ecur përpara me përgjegjësi dhe për ta rikthyer shpresën aty ku politika e ka lënduar më së shumti.

Ai gjithmonë ka dëshmuar se çfarë mund të ndodhë kur politika udhëhiqet nga puna, jo nga zhurma.

Bedri Hamza është shembulli se si duhet të duket një lider: i qetë, i përmbajtur, i vendosur dhe i pakorruptueshëm.
Një njeri që e mbron të vërtetën, e mban fjalën dhe e çon përpara kombin.

Të priftë e mbara Kryetar 💙

Sot bashkë Prof. Dhurata Axhami, patëm kënaqësinë të mirëpresim studentët e Shkencave Mjekësore të Kolegji Universum në ...
13/11/2025

Sot bashkë Prof. Dhurata Axhami, patëm kënaqësinë të mirëpresim studentët e Shkencave Mjekësore të Kolegji Universum në një vizitë studimore në Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në shënim të Ditës Botërore të Diabetit.

Si pjesë e IKSHPK-së dhe njëkohësisht pjesë e stafit akademik të Universum-it, për mua ka gjithmonë vlerë të veçantë t’u ofroj studentëve mundësi që teorinë ta shohin në praktikë, aty ku shëndeti publik matet, monitorohet dhe zbatohet çdo ditë.

Gjatë vizitës, diskutuan për ndikimin e faktorëve mjedisorë në shëndetin e popullatës, rëndësinë e monitorimit të ujit dhe mjedisit, si dhe lidhjen që këto kanë me sëmundjet kronike, përfshirë diabetin.

Në prag të Ditës Botërore të Diabetit, ky aktivitet ishte edhe një kujtesë e rëndësisë së vetëdijesimit dhe veprimit të përbashkët për shëndetin e komunitetit.

Donjet Bislimi fans

Dy fjalë për Memlin,E kam njohur Memli Krasniqin që nga koha kur isha njëri prej aktivistëve të rinisë që ai e udhëhiqte...
12/11/2025

Dy fjalë për Memlin,

E kam njohur Memli Krasniqin që nga koha kur isha njëri prej aktivistëve të rinisë që ai e udhëhiqte me energji, pasion e vizion të qartë. Që atëherë, kam parë tek ai tiparet e një lideri modern dhe të natyrshëm, që komunikon me njerëzit pa barriera, që merr përgjegjësi, dhe që e njeh mirë peshën e vendimmarrjes qoftë ajo e drejtë, qoftë edhe e gabuar.

Në politikë, ashtu si në jetë, çdo vendim bart pas vetes barrën e pasojave. Memli ka marrë vendime të forta, disa të diskutueshme, disa të jashtëzakonshme, por gjithmonë me një qëllim sublim: të mirën e partisë dhe të qytetarëve që ajo përfaqëson.

Dorëheqja e tij sot, më shumë se një akt personal, është një akt politik me peshë historike, që vendos një standard të ri në politikën kosovare – atë të përgjegjësisë dhe të moralit institucional. Ai dëshmon se një lider i vërtetë është ai që e vendos të mirën e “shtëpisë” përpara interesit vetanak, që e sheh partinë si një mision më të madh se vetvetja.

Në kohë kur shumë kërkojnë pushtet për ta mbajtur, Memli Krasniqi po jep një shembull të rrallë se si pushteti ka kuptim vetëm kur buron nga përgjegjësia, jo nga egoja.
Kjo është shenja e një lideri të formuar, me vetëdije politike e njerëzore, që do të mbetet referencë për çdo gjeneratë që vjen pas.

Suksese tutje i nderuar mik 🙌

Donjet Bislimi

Në ditët e fundit, shumë qytetarë të Mitrovicës me të drejtë ndihen të shqetësuar për mënyrën si janë zhvilluar zgjedhje...
11/11/2025

Në ditët e fundit, shumë qytetarë të Mitrovicës me të drejtë ndihen të shqetësuar për mënyrën si janë zhvilluar zgjedhjet. Dyshimet për manipulim të votave nuk janë thjesht një debat politik, janë çështje që prekin drejtpërdrejt besimin tonë në drejtësi dhe demokraci.

Unë vetë e di si ndihet kur padrejtësia të prek. Por gjithmonë kam besuar se fuqia e vërtetë qëndron tek qytetari i ndershëm, tek vota e lirë dhe tek respekti për vullnetin e popullit.

Dhuna, gjuha e urrejtjes dhe nxitja e ekstremizmit që gjithashtu po shohim edhe në studio televizive dhe nga eksponentë të caktuar (të cilët krejt aksidentalisht gjenden në jetën publike) nuk i bëjnë nder askujt. Ato e helmojnë klimën publike dhe e largojnë vëmendjen nga problemet e përditshme të njerëzve: nga të rinjtë që po kërkojnë shpresë, nga familjet që përballen me vështirësi ekonomike, nga të gjithë ata që duan një jetë më të mirë këtu, në vendin tonë.

Mitrovica meriton drejtësi. Meritonte dhe meriton zgjedhje të pastra, të ndershme, të qeta, ku çdo votë të ketë peshë dhe çdo qytetar të ndjehet i respektuar.

Kjo është koha të kërkojmë drejtësi, jo për interesa politike, por për dinjitetin tonë qytetar. Për besimin në institucione. Për të ardhmen e Mitrovicës dhe të gjithë Kosovës.

Donjet Bislimi

Javë të mbarë dhe punë produktive miq,Kosova është mbi gjithçka, populli i saj mbi gjithkënd, t’i shërbejmë me nder kurd...
10/11/2025

Javë të mbarë dhe punë produktive miq,

Kosova është mbi gjithçka, populli i saj mbi gjithkënd, t’i shërbejmë me nder kurdo dhe prej kudo që jemi!

Donjet Bislimi

09/11/2025

Mitrovica nuk përqahet 💚

Address

Kosovska Mitrovica

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Donjet Bislimi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Donjet Bislimi:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Category