12/07/2024
Në kuadër të Poliklinikës Shpeb Med, është i punësuar edhe 𝐏𝐫𝐨𝐟. 𝐀𝐬𝐨𝐜. 𝐙𝐞𝐣𝐧ë 𝐁𝐮𝐣𝐚.
Prof. Asoc. Zejnë Buja është specialist i Kirurgjisë Plastike, Rekonstruktive dhe Estetike. E ka përfunduar Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë më 1995 dhe ka përvojë rreth 30 vite në institucionet shëndetësore publike dhe private.
Ka filluar punën Mjek i përgjithshëm në Ordinancën Mjekësore “Nëna Terezë” në Shtime prej 1995-1996. Në vitin 1997 filloi specializimin në Kirurgji Plastike në QSUT Tiranë, të cilin e përfundon me sukses në vitin 2002 në Prishtinë. Në vitin 2004 ka qenë në Lubjane në subspecializim për Kirurgji Rekonstruktive dhe Kirurgji të dorës, ndërsa ne vitin 2012 ne Londër për trajnim në Mikrokirurgji. Si dhe trajnime tjera profesionale ne Suedi, Irlande, Turqi dhe Kroaci.
Prej vitit 2003 punon në QKUK - Klinika e Kirurgjisë Plastike, Rekonstruktive dhe Estetike. Po ashtu që nga viti 2018 punon si Profesor në Kolegjin UBT.
Është pjesëmarrës dhe prezantues i shume punimeve shkencore në shumë kongrese Evropiane dhe botërore të Kirurgjisë Plastike.
Prof. Asoc. Zejnë Buja merret me diagnostikimin dhe mjekimin e sëmundjeve të ndryshme nga lëmia e Kirurgjisë Plastike, si:
- Trajtimin e djegieve dhe pasojave te saj
- Tumorëve lëkuror dhe indeve te buta
- Tendineve dhe muskujve- Kirurgji e dorës
- Defektet lëkurore dhe indeve te buta
- Operimet Estetike
- Infeksionet e lekures dhe indeve te buta
- Anomalit e lindura te dorës
- Dekubitet
- Kalluset dhe klavuset
- Patologjit e thoit
- Syneti
- Si dhe shumë shërbime të tjera të kirurgjisë plastike, rekonstruktive dhe estetike
Për termine mund të kontaktoni në numrat:
044318555
049318555
Rr. Shën Lauri Nr.19, Lipjan 14000
www.shpebmed.com
𝐒𝐡ë𝐧𝐝𝐞𝐭𝐢 𝐣𝐮𝐚𝐣, 𝐩𝐫𝐢𝐨𝐫𝐢𝐭𝐞𝐭 𝐩ë𝐫 𝐧𝐞!
Institucion shëndetësorë që ofron shërbime specialistike mjekësore