09/10/2025
🎀 Muaji Rozë – Tetori, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit 🎀
Tetori shënon “Muajin Rozë”, një fushatë ndërkombëtare kushtuar ndërgjegjësimit për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, që vazhdon të jetë një ndër sëmundjet më të shpeshta tek gratë anembanë botës.
Në këtë kuadër, Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës i bashkohet fushatës sensibilizuese me qëllim të ngritjes së vetëdijes për rëndësinë e kontrollit të rregullt shëndetësor, vetëkontrollit të gjirit dhe diagnostikimit të hershëm, si mënyrat më efikase për parandalimin dhe trajtimin me sukses të kësaj sëmundjeje.
Standardi i artë për diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit është mamografia.
Spitali ynë ofron realizimin e mamografisë pa lista pritjeje, jo vetëm gjatë muajit tetor, por gjatë tërë vitit, në mënyrë që çdo grua të ketë qasje të shpejtë dhe të sigurt në këtë ekzaminim parandalues.
🩷 Zbulimi i hershëm shpëton jetë — kujdesu, informohu dhe kryej kontrollet e rregullta mjekësore.