10/01/2018
EM Natural Aktiv
fisnikrues i tokës (tretësirë: ujë - 1:10 deri në 1: 1000)
• Përmirëson strukturën e tokës
• Përshpejton dekompozimin e mbetjeve në tokë
pas vjeljes së frutave
• Për rritjen më të shpejtë dhe më të fortë të bimëve
• Përdorimi sipas tokës dhe vegjetacionit
• Përmirëson shëndetin e bimëve
• Përmirëson cilësinë dhe prodhimin
• Për frutat, perimet, të lashtat, lule ... para,
gjatë dhe pas sezonit të rritjes
Përmirrësues I karakteristikave të dheut
Plehra organike të lëngëta për përdorim në bujqësi. Ajo përmban një kulturë të mikroorganizmave origjinale efektive EM-1, e cila është zbuluar dhe përsosur nga prof. Higa (Japoni) më shumë se 30 vjet më parë. Përbërja: mikroorganizma efektive (acidi laktik, bakteret fotosintetike, tharmet, kërpudha), melasa (prodhim I kallam sheqerit), dhe azotobacteriet e ujit. Produkti nuk përmban OGJM, konservanse dhe stabilizues. Duke përdorur EM Natural Aktiv,nu ka nevoja për përdorimin e plehrave artificiale dhe pesticideve. EM siguron një zhvillim më të mirë të sistemit të rrënjëve të bimëve dhe / ose luleve, dhe frutave më të shëndetshme më të mëdhaja dhe më të lëngëshme, dhe ekonomikisht është më I dobishëm dhe efikase.
Spërkatja e dheut –rekomandohet tretja 10%EM Natyral Aktiv në raport me ujin.
EM Natyral Aktiv të treten me 400 L ujë për hektar. Temperatura e tokës të jetë më e lartë se 5-8 C.
Pas spërkatjes të lavrohet toka.
Mund të aplikohet me: spërkatje të gjetheve, spërkatje të tokës dhe bimëve ose me ujitje klasike.
Për përdorimin praktik në kopshtin e perimeve
Dy deri tre javë para mbjelljes aplikohet EM Natyral aktive në raport prej 1:. 100, dmth 1 litër EM natyral me 100 litra ujë dhe spërkatet dheu. Pas kësaj, mundësisht të lavrohet toka mirë. Gjatë sezonit të rritjes së perimeve përdoret tretësira e përgaditur në 100-250 ml EM natyral aktiv me 10 litra ujë I spërkasim ose I ujisim bimët çdo 3-4 javë.Tek ujitja mundësisht të bëhet prash*tja e tokes pas përdorimit.
Preferohet spërkatja pas vjeljes së fryteve deri te paraqitja e ngricave të para,me qëllim të fisnikrimit të tokës për sezonin e ardhshëm, dhe për të shpejtuar dekompozimin e mbetjeve bimore.
Për fruta të imta
E spërkasim lehen për luleshtrydhe dhe manaferrat të tjera me EM Natyrore aktive dhe e lëjmë token në "pushim" nga 7 deri në 14 ditë para mbjelljes. Pas mbjelljes ujiten ose spërkaten me të njejtën tretësirë (0,1-0,2 litra EM Natyral Active / 10 m2 të tretur me raport 1: 100 me ujë) çdo 3-4 javë gjatë sezonit në rritje mundësisht para shiut, apo kur është lagështia e lartë eajrit.
Për pemishtet
EM Natural Aktiv është një koncept unik i rritjes dhe ruajtjes së frutave pa përdorimin e kimikateve. Për kulturat të tilla si mollë, dardha, kumbulla, etj, fillojmë zbatimin menjëherë pas vjeljes së frutave duke I spërkatur me përzierjen 1 litër EM-aktive natyror në raport me 100 litra uje, dhe madje edhe deri në 1000 litra ujë. Përsëriteni këtë trajtim çdo të diel deri në shfaqjen e borës së parë ose ngricës. Në fillim të pranverës të vazhdohet me trajtim deri te formimi I plotë I fryteve ose deri tek pjekja,atëhere duhet te ndërprehet trajtimi, sepse frytet kanë një sasi të mjaftueshme të materieve ushqyese për përfundimin e pjekjes.
Për ushqyerjen e bimëve
EM Natural Aktiv ndihmon në shpërbërjen e bio mbeturinave (bari, gjethe, mbetjet e imtësuara bimore,, etj) që rezulton në një material të cilësisë së lartë për ushqyerjen e bimëve, si në kopsht edhe në vazo .
Përdorimi: trete 1 pjesë EM natyral aktive me 100 pjesë të ujit të paklorizuar, spërkateni grumbullin e biombeturinave, shtypi (për të pasur sa më pak oksigjen), dhe mbuloni me najlon apo materiale të tjera. Pas 6-8 jave përfitoni nje biomasë që nuk ka erë të keqe dhe e cila shpërndahet rreth bimëve, pastaj mikroorganizmat e tokes shumë lehtë I marrin dhe i shndërrojnë në ushqim cilësor për bimët.
Për trajtimin e farave
Të tretet 5% EM Natural Aktiv në raport dhe në këtë tretësirë I zhysim farat për 3-5 minuta, pastaj I thajmë ato ne në ajër dhe mbjellim.
Për sipërfaqe të gjelbërta, bimët decorati
Për mirëmbajtjen e rregullt përdorni EM Natural aktiv dhe ujit në raport 1: 100. Spërkate sipërfaqen e gjelbërt të mbjellur mundësisht në kushte të lagështisë së lartë (gjatë ose pas shiut), ose në mëngjes herët apo pasdite vonë. Trajtimi duhet të përsëritet çdo 7-14 ditë.
Mirëmbajtja e sipërfaqeve me bari
Me përdorimin e EM Natyral për mbjelljen dhe mirëmbajtjen e barit eleminohet nevoja për përdorimi e plehrave artificiale dhe pesticideve.Shpërndajeni nëpër dhe pluhurin SuperCera 2-3 javë para mbjelljes së fares së barit për mirëmbajtjen njëvjeqare. Për mirëmbajtjen e rregullt mund të spërkatni sipërfaqen e barit me EM natyral të tretur 1:100. Eshtë e përshtatshme që spërkatja të bëhët në mot me lagështi.
Spërkatja e gjetheve- Derisa gjethet janë në rritje mund të spërkaten me 10% koncentrat (40-60 litra EM Natyral Aktiv të treten me 400-600 litra ujë për 1ha një herë në javë. Spërkatje duhet të bëhet në intervale prej 2-3 minuta 2-3 javë gjatë sezonit në rritje. Nëse janë përdorur mjetet kimike te bimët ,duhet bërë një pritje prej minimum 15 ditëve para përdorimit të EM Aktiv
Gjethet mund të spërkaten edhe me 1% koncentrat EM Natural Aktiv çdo 7 ditë (1L holluar me 100 litra ujë në sipërfaqe prej 25-50 m2) gjatë gjithë sezonës.
Përbërja: bakteret fotosintetike, laktik bakteret acid, kerpudha, maja, melasa kallam sheqerit uji, azotobacteriet . Produkti nuk përmbanë organizma të modifikuar gjenetikisht (OMGJ) Produkti nuk përmban konservues dhe stabilizatorë (kripë), pH 3.5 të produktit.
RUAJTJA: Mbroni nga dielli në një vend të strehuar në një temperaturë prej 1-25 gradë në paketimin origjinal. Mbani produktin large nga fëmijët dhe largë ushqimit. Pas hapjes së produktit, përdoreni brenda 15 ditëve, mbroni nga ngrirja, dhe temperaturat e larta.
Kohëzgjatja: 12 muaj nga data e prodhimit të shtypur në deklaratë. KUJDES: Në rast të rrjedhjes, laje me ujë të pastër dhe kujdes nga dysheme të rrëshqitshme. Nëse gëlltitet duhet te pini shumë ujë, mund të shkaktojë gazra.