Unilab Clinic

Unilab Clinic Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Unilab Clinic, Medical Lab, Rruga General Wesley Clark, Pejë.

Unilab është një Poliklinikë në kuader të së cilës vepron Laboratori Hematologjik-Biokimik dhe Mjekësia Familjare me të gjitha sherbimet mjekësore ambullantore .

💉✨ IV BOOST – Energjia që të duhet, direkt në venë! ✨💉Ndihesh i lodhur, pa energji apo i stresuar nga rutina ditore?  Ko...
25/03/2026

💉✨ IV BOOST – Energjia që të duhet, direkt në venë! ✨💉

Ndihesh i lodhur, pa energji apo i stresuar nga rutina ditore?
Koha për një “reset” të trupit! 🔋

🌿 Me formulat tona të pasura me vitamina & minerale:
✔️ Vitaminë C për imunitet të fortë
✔️ Kompleks B për energji dhe fokus
✔️ Magnez për relaksim dhe kundër stresit
✔️ Elektrolite për hidratim optimal

⚡ Efekt i shpejtë
⚡ Absorbim maksimal
⚡ Ndihesh më mirë brenda pak kohe

📍 E përshtatshme për:
– Lodhje kronike
– Rënie imuniteti
– Rikuperim pas sëmundjeve
– Performancë më e mirë fizike & mendore

💚 Kujdesi për trupin fillon nga brenda!

📩 Na kontakto për më shumë info ose rezervo terminin tënd sot!

📍 Unilab Clinic – Pejë
📞 +383 48 600 855

🐝 NJË PICKIM I THJESHTË NGA BLETA MUND TË MOS JETË GJITHMONË I PADËMSHËMShumica e njerëzve e konsiderojnë pickimin nga b...
16/03/2026

🐝 NJË PICKIM I THJESHTË NGA BLETA MUND TË MOS JETË GJITHMONË I PADËMSHËM

Shumica e njerëzve e konsiderojnë pickimin nga bleta si diçka të zakonshme që kalon me pak dhimbje dhe ënjtje. Por për disa persona, pickimi i insekteve – veçanërisht i bletës – mund të shkaktojë reaksione alergjike serioze dhe potencialisht kërcënuese për jetën.

Prandaj është shumë e rëndësishme që të jeni të informuar për këtë gjendje.

🔬 Çka është alergjia nga pickimi i insekteve? Alergjia ndodh kur sistemi imunitar reagon në mënyrë të tepruar ndaj helmit që insekti injekton gjatë pickimit. Insektet që më shpesh shkaktojnë alergji janë bletët dhe grerëzat.

Tek personat alergjikë, edhe një pickim i vetëm mund të shkaktojë reagim të shpejtë dhe të përhapur në të gjithë organizmin.

⚠️ Si paraqitet alergjia pas pickimit?

🐝 Reaksion lokal i madh me ënjtje dhe skuqje të theksuar
🐝 Kruarje intensive dhe urtikarie (puçrra në lëkurë) në pjesë të ndryshme të trupit
🐝 Ënjtje e buzëve, gjuhës, qepallave ose fytyrës
🐝 Vështirësi në frymëmarrje ose ndjenjë shtrëngimi në gjoks
🐝 Marramendje, dobësi dhe djersitje
🐝 Rrahje të shpejta të zemrës
🐝 Në rastet më të rënda: reaksion anafilaktik me rënie të tensionit dhe humbje të vetëdijes

📢 Mesazhi për ju: Një pickim i vetëm mund të duket i padëmshëm, por tek personat alergjikë mund të shkaktojë reagim serioz. Njohja e simptomave dhe konsultimi në kohë me alergologun mund të parandalojë komplikime të rënda dhe madje të shpëtojë jetë.

Nëse ju ose një anëtar i familjes keni pasur reagim të fortë pas pickimit nga bleta apo insekte të tjera, mos e injoroni – kërkoni këshillë nga Alergologu.

📍 Unilab Clinic – Pejë
📞 +383 48 600 855

🌤️ A ndiheni shpesh të lodhur pa ndonjë arsye të qartë?Shumë njerëz përjetojnë çdo ditë:😴 Lodhje dhe mungesë energjie
🦴 ...
12/03/2026

🌤️ A ndiheni shpesh të lodhur pa ndonjë arsye të qartë?

Shumë njerëz përjetojnë çdo ditë:
😴 Lodhje dhe mungesë energjie
🦴 Dhimbje në kocka dhe muskuj
🛡️ Imunitet të dobët dhe infeksione të shpeshta
😔 Ndjenjë dobësie ose ndryshim të humorit

Shpesh këto simptoma injorohen ose lidhen me stresin dhe rutinën e përditshme.
Por në shumë raste, ato mund të jenë shenja të mungesës së Vitaminës D.

Vitamina D është thelbësore për:
☀️ Shëndetin e kockave
🛡️ Sistemin imunitar
💪 Funksionimin normal të muskujve
🧠 Mirëqenien e përgjithshme
🧪 Një analizë e thjeshtë laboratorike mund të tregojë nëse niveli i saj në trupin tuaj është optimal.

📍 Unilab Clinic – Pejë
📞 +383 48 600 855

🌸 Mos e lini alergjinë t’ju prishë ditët më të bukura të vitit… 🌿Pranvera sjell diell, gjelbërim dhe energji të re — por...
05/03/2026

🌸 Mos e lini alergjinë t’ju prishë ditët më të bukura të vitit… 🌿

Pranvera sjell diell, gjelbërim dhe energji të re — por për shumë njerëz sjell edhe:

🤧 Teshtima të pandalshme
👃 Hundë të bllokuar
👀 Sy të skuqur dhe me kruarje
😮‍💨 Vështirësi në frymëmarrje
😴 Lodhje dhe gjumë jo të qetë

Shpesh këto simptoma neglizhohen ose trajtohen si një “ftohje e zakonshme” që kalon vetë. Por kur ato përsëriten çdo vit në të njëjtën periudhë, trupi po ju dërgon një sinjal të qartë.

Alergjitë stinore nuk janë thjesht bezdi — ato ndikojnë në përqendrimin, energjinë dhe cilësinë e jetës suaj.

🌿 Me vlerësimin dhe trajtimin e duhur, simptomat mund të kontrollohen dhe ju mund ta shijoni plotësisht sezonin.

📅 Nëse po përballeni me këto shqetësime, është momenti i duhur për një konsultë dhe një plan trajtimi të personalizuar.

Merrni frymë lirshëm. Trupi juaj do t’ju falenderoj. 🌼

Në Unilab Clinic Laboratories ofrohen shërbime nga Alergologu dhe Imunologu Dr. Denis Gorçi:

Dr. Denisi do të jetë në shërbimin tuaj:
E martë: 14:00 - 18:30
E mërkurë: 14:00 - 18:30
E enjte: 14:00 - 18:30

📍 Unilab Clinic – Pejë
📞 +383 48 600 855

🫁 Bronkitet tek fëmijët – sa shpesh janë alergjike?Bronkiti është një nga arsyet më të shpeshta të vizitave pediatrike. ...
27/02/2026

🫁 Bronkitet tek fëmijët – sa shpesh janë alergjike?

Bronkiti është një nga arsyet më të shpeshta të vizitave pediatrike. Por jo të gjitha bronkitet janë njësoj.

📊 Ndarja sipas shkaktarit:
• 🔹 70–90% → shkaktohen nga infeksione virale
• 🔹 5–10% → infeksione bakteriale (më të rralla)
• 🔹 60–80% e rasteve me bronkit obstruktiv të përsëritur → kanë bazë alergjike (atopike)

⚠️ Tek fëmijët me histori familjare për alergji, dermatit atopik ose rinit alergjik, probabiliteti për natyrë alergjike rritet edhe më shumë.

Sipas të dhënave ndërkombëtare nga World Health Organization dhe udhëzimeve të Global Initiative for Asthma, një pjesë e mirë e fëmijëve me wheezing të përsëritur në moshë të hershme mund të evoluojnë drejt astmës.



🌿 Kur dyshohet për bronkit me natyrë alergjike?

Bronkiti alergjik zakonisht:
• Përsëritet disa herë gjatë vitit
• Shoqërohet me fishkëllimë në gjoks (wheezing)
• Shfaqet pa temperaturë të lartë
• Përkeqësohet gjatë natës ose pas ekspozimit ndaj pluhurit, polenit, qimeve të kafshëve
• Shoqërohet me rinit alergjik ose dermatit atopik



🚩 Simptomat që sugjerojnë komponent alergjik
• Kollë e thatë e vazhdueshme
• Episodet e përsëritura të vështirësisë në frymëmarrje
• Fishkëllimë në gjoks
• Përmirësim pas bronkodilatatorëve
• Histori familjare për alergji/astmë



👩‍⚕️ Pse duhet kërkuar ndihma e Alergologut?

✔️ Për të dalluar bronkitin viral nga ai alergjik
✔️ Për të parandaluar episode të përsëritura
✔️ Për të identifikuar alergjenët/shkaktarë
✔️ Për të ulur rrezikun e zhvillimit të astmës
✔️ Për të vendosur terapi të personalizuar dhe plan monitorimi

🎯 Mesazhi kryesor:
Jo çdo bronkit kërkon antibiotik. Por çdo bronkit i përsëritur meriton vlerësim për komponent alergjik.

Në Unilab Clinic Laboratories ofrohen këto shërbime nga Alergologu dhe Imunologu Dr. Denis Gorçi:

Dr. Denisi do të jetë në shërbimin tuaj:
E martë: 14:00 - 18:30
E mërkurë: 14:00 - 18:30
E enjte: 14:00 - 18:30

📍 Unilab Clinic – Pejë
📞 +383 48 600 855

🔎 Çfarë janë alergjitë ushqimore?Alergjia ushqimore është një reagim i sistemit imunitar ndaj një ushqimi që normalisht ...
21/02/2026

🔎 Çfarë janë alergjitë ushqimore?

Alergjia ushqimore është një reagim i sistemit imunitar ndaj një ushqimi që normalisht është i padëmshëm për shumicën e njerëzve. Organizmi e identifikon gabimisht ushqimin si “armik” dhe prodhon antitrupa (IgE), duke shkaktuar reaksion alergjik.



⚠️ Pse ndodhin alergjitë ushqimore?

Alergjitë ndodhin si pasojë e:
• Predispozicionit gjenetik (nëse ka alergji në familje)
• Çrregullimeve të sistemit imunitar
• Faktorëve mjedisorë
• Ekspozimit të hershëm ose të vonshëm ndaj disa ushqimeve

Sistemi imunitar reagon në mënyrë të ekzagjeruar ndaj proteinave të caktuara në ushqim.



🥜 Cilat ushqime shkaktojnë më shpesh alergji?

Ushqimet më të shpeshta alergjike janë:

• Qumështi i lopës
• Vezët
• Arroret (sidomos kikirikët)
• Frutat e detit (karkaleca, midhje)
• Peshku
• Gruri
• Soja
• Susami

Tek fëmijët më të shpeshta janë alergjia ndaj qumështit, vezës dhe kikirikut, ndërsa tek të rriturit më shpesh ndaj frutave të detit dhe arroreve.



🩺 Si diagnostikohet alergjia ushqimore?

Diagnoza vendoset nga alergologu përmes:
• Historisë klinike të detajuar
• Testeve të lëkurës (prick test)
• Analizave të gjakut (IgE specifike)
• Në disa raste, provokimit oral të kontrolluar

Vetë-diagnostikimi apo eliminimi i panevojshëm i ushqimeve mund të jetë i dëmshëm.



✅ Si trajtohet?

• Shmangia e ushqimit shkaktar
• Mbajtja e adrenalinës autoinjektuese në rastet me rrezik
• Edukimi i pacientit dhe familjes

Në disa raste të përzgjedhura mund të merret në konsideratë imunoterapia orale.



📌 Mesazh për fund:

Alergjia ushqimore NUK është e njëjtë me intolerancën ushqimore. Alergjia përfshin sistemin imunitar dhe mund të jetë serioze.

Nëse dyshoni për alergji ushqimore, konsultohuni me mjekun alergolog për vlerësim të saktë.

Në Unilab Clinic Laboratories ofrohen shërbime nga Alergologu dhe Imunologu Dr. Denis Gorçi:

Dr. Denisi do të jetë në shërbimin tuaj:
E martë: 14:00 - 18:30
E mërkurë: 14:00 - 18:30
E enjte: 14:00 - 18:30

📍 Unilab Clinic – Pejë
📞 +383 48 600 855

🌿 Alergjitë ajrore – çfarë duhet të dimë?Alergjitë ajrore janë reagime të sistemit imunitar ndaj grimcave shumë të vogla...
17/02/2026

🌿 Alergjitë ajrore – çfarë duhet të dimë?

Alergjitë ajrore janë reagime të sistemit imunitar ndaj grimcave shumë të vogla që ndodhen në ajër dhe që thithen gjatë frymëmarrjes. Tek personat alergjikë, trupi i percepton këto substanca si të rrezikshme dhe shkakton simptoma të ndryshme.

🔎 Cilat janë llojet më të shpeshta të alergjive ajrore?
• Riniti alergjik (alergjia e hundës)
• Konjuktiviti alergjik (irritimi i syve)
• Astma alergjike

🌼 Çfarë i shkakton alergjitë ajrore?
• Polenët e bimëve (barishte, pemë, lule, shkurre)
• Pluhuri i shtëpisë
• Qimet e kafshëve
• Myku dhe sporet e kërpudhave
• Ndotës të ajrit dhe tymi

🤧 Cilat janë simptomat më të zakonshme?
• Teshtima të shpeshta
• Hundë që rrjedh ose bllokohet
• Kruarje në hundë, sy ose fyt
• Lotim dhe skuqje e syve
• Kollë, fishkëllimë në frymëmarrje
• Vështirësi në frymëmarrje ose shtrëngim në kraharor

Diagnostikimi i hershëm dhe trajtimi i duhur ndihmojnë shumë në kontrollin e alergjive dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.

Në Unilab Clinic Laboratories ofrohen shërbime nga Alergologu dhe Imunologu Dr. Denis Gorçi:

Dr. Denisi do të jetë në shërbimin tuaj:
E martë: 14:00 - 18:30
E mërkurë: 14:00 - 18:30
E enjte: 14:00 - 18:30
Adresa: Unilab Clinic Laboratories, rruga General Wesley Clark, Rruga e Spitalit, Pejë.
Për termine kontaktoni në: 048 600 885 dhe 049 856 422

09/02/2026

Çfarë janë Alergjitë dhe cilët janë faktorët që po ndikojnë në rritjen e rasteve të reja çdo ditë e më shumë?

Në Unilab Clinic Laboratories ofrohen shërbime nga Alergologu dhe Imunologu Dr. Denis Gorçi:

Dr. Denisi do të jetë në shërbimin tuaj:
E martë: 14:00 - 18:30
E mërkurë: 14:00 - 18:30
E enjte: 14:00 - 18:30

📍 Unilab Clinic – Pejë
📞 +383 48 600 855

🫁 Spirometria – Test i rëndësishëm për shëndetin e mushkëriveSpirometria është një test i thjeshtë, i sigurt dhe jo inva...
03/02/2026

🫁 Spirometria – Test i rëndësishëm për shëndetin e mushkërive

Spirometria është një test i thjeshtë, i sigurt dhe jo invaziv që përdoret për të vlerësuar funksionin e mushkërive dhe mënyrën se si ajri hyn dhe del nga to.

👉 Për çka përdoret spirometria?
✔️ Për matjen e kapacitetit dhe rrjedhës së ajrit në mushkëri
✔️ Për vlerësimin e frymëmarrjes dhe funksionit pulmonar

👉 Çka diagnostikohet me spirometri?
✔️ Astma bronkiale
✔️ Sëmundja pulmonare obstruktive kronike (SPOK)
✔️ Bronkiti kronik
✔️ Çrregullime të tjera të frymëmarrjes

👉 Cilat janë të mirat e spirometrisë?
✅ Test i shpejtë dhe pa dhimbje
✅ Jep rezultate të sakta dhe të besueshme
✅ Ndihmon në diagnostikim të hershëm
✅ Monitoron efektin e trajtimit dhe ecurinë e sëmundjes

📌 Spirometria ndihmon në parandalim, diagnostikim dhe menaxhim më të mirë të sëmundjeve të mushkërive.

Ky shërbim ofrohet në Poliklinikën tonë nga Dr. Denis Gorçi - Alergolog dhe Imunolog Klinik.

Dr. Denisi do të jetë në shërbimin tuaj:
E martë: 10:00 - 12:00 dhe 14:00 - 18:30
E mërkurë: 15:30 - 18:30
E enjte: 10:00 - 12:00 dhe 14:00 - 18:30

📍 Unilab Clinic – Pejë
📞 +383 48 600 855

🩺 Për çfarë përdoren testet Prick ajrore dhe ushqimore?Testet Prick janë teste alergjie që ndihmojnë në zbulimin e shkaq...
29/01/2026

🩺 Për çfarë përdoren testet Prick ajrore dhe ushqimore?

Testet Prick janë teste alergjie që ndihmojnë në zbulimin e shkaqeve të reaksioneve alergjike te fëmijët dhe të rriturit.

🌬️ Testet Prick ajrore përdoren për të identifikuar alergjitë ndaj faktorëve që thithen nga ajri, si:
• Poleni
• Pluhuri i shtëpisë
• Qimet e kafshëve
• Myku etj.

Këto teste janë të dobishme për persona që vuajnë nga teshtima e shpeshtë, hundë e zënë, sy të skuqur, kollë apo astmë alergjike.

🍎 Testet Prick ushqimore shërbejnë për të zbuluar alergjitë ndaj ushqimeve, si:
• Qumështi
• Veza
• Arrorët
• Peshku
• Gruri dhe ushqime të tjera

Ato rekomandohen në rastet kur shfaqen simptoma si skuqje të lëkurës, kruarje, ënjtje, dhimbje barku apo reaksione pas konsumimit të ushqimit.

✅ Testet Prick janë të shpejta, të sigurta dhe japin rezultate brenda pak minutash, duke ndihmuar mjekun të vendosë trajtimin e duhur dhe të përmirësojë cilësinë e jetës së pacientit.

Në Unilab Clinic Laboratories ofrohen këto shërbime nga Alergologu dhe Imunologu Dr. Denis Gorçi:

Dr. Denisi do të jetë në shërbimin tuaj:
E martë: 10:00 - 12:00 dhe 14:00 - 18:30
E mërkurë: 15:30 - 18:30
E enjte: 10:00 - 12:00 dhe 14:00 - 18:30

📍 Unilab Clinic – Pejë
📞 +383 48 600 855

⚠️💊Alergjitë medikamentoze – Mos i neglizhoni! ⚠️💊Alergjitë medikamentoze janë reagime të organizmit ndaj barnave të cak...
26/01/2026

⚠️💊Alergjitë medikamentoze – Mos i neglizhoni! ⚠️💊

Alergjitë medikamentoze janë reagime të organizmit ndaj barnave të caktuara dhe mund të shfaqen me simptoma si skuqje të lëkurës, kruarje, ënjtje, vështirësi në frymëmarrje apo reaksione të tjera serioze.

👉 Diagnoza e saktë është thelbësore për trajtim të sigurt.

Në Poliklinikën tonë realizohen testet e diagnostikimit të alergjive medikamentoze, duke ndihmuar në identifikimin e barnave që mund të shkaktojnë reaksione alergjike dhe në parandalimin e rreziqeve në të ardhmen.

📌 Nëse keni pasur ndonjë reagim pas marrjes së medikamenteve, mos e lini pas dore – konsultohuni me Alergologun dhe Imunologun tonë Dr. Denis Gorçi.

Dr. Denisi do të jetë në shërbimin tuaj:
E martë: 10:00 - 12:00 dhe 14:00 - 18:30
E mërkurë: 15:30 - 18:30
E enjte: 10:00 - 12:00 dhe 14:00 - 18:30

📍 Unilab Clinic – Pejë
📞 +383 48 600 855

Mjeku i alergjisë që i ka munguar qytetit tonë, tashmë më afër jush!🩺 Dr. Denis Gorçi - Alergolog dhe Imunolog Klinik, m...
24/01/2026

Mjeku i alergjisë që i ka munguar qytetit tonë, tashmë më afër jush!

🩺 Dr. Denis Gorçi - Alergolog dhe Imunolog Klinik, mjek pejan,
nga data 03.02.2026 fillon punën në qytetin e Pejës, duke u ofruar qytetarëve qasje më të lehtë dhe profesionale për diagnostikimin dhe trajtimin e problemeve alergjike.

Dr. Denisi do të jetë në shërbimin tuaj:
E martë: 10:00 - 12:00 dhe 14:00 - 18:30
E mërkurë: 15:30 - 18:30
E enjte: 10:00 - 12:00 dhe 14:00 - 18:30

📍 Unilab Clinic – Pejë
📞 +383 48 600 855

Address

Rruga General Wesley Clark
Pejë
30000

Opening Hours

Monday 07:00 - 19:00
Tuesday 07:00 - 19:00
Wednesday 07:00 - 19:00
Thursday 07:00 - 19:00
Friday 07:00 - 19:00
Saturday 07:00 - 19:00

Telephone

+38348600855

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Unilab Clinic posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Unilab Clinic:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Category