16/04/2025
Tringa Mahmuti ka përfunduar studimet bazike në Shkencat Shëndetësore Terapeutike, profili Logopedi, në Kolegjin Heimerer në Prishtinë. Aktualisht, ajo është studente në nivelin master në programin Menaxhim i Institucioneve Shëndetësore, po ashtu në Kolegjin Heimerer.
Gjatë studimeve, Tringa ka qenë jashtëzakonisht aktive në praktika profesionale, si në institucione publike ashtu edhe në ato private. Ajo ka marrë pjesë në aktivitete të shumta vullnetare, që kanë kontribuar ndjeshëm në zhvillimin e saj profesional. Për më tepër, Tringa ka qenë pjesëmarrëse në seminare, konferenca, trajnime të ndryshme, duke dëshmuar përkushtimin e saj të vazhdueshëm ndaj profesionit të logopedisë.
Pas përfundimit me sukses të praktikës profesionale në Qendrën Terapeutike jetè, Tringa është punësuar si terapiste logopede dhe tashmë është një anëtare e çmuar e ekipit tonë.
Aftësitë dhe përkushtimi i saj e bëjnë një shtyllë të rëndësishme në ekipin tonë.