18/12/2025
RENDËSIA E TERAPISË MANUALE SPECIFIKE PËR DHIMBJET E KOLONËS VERTEBRALE
🔹 CERVIKOKRANIALE
Ndihmon në dhimbjet e qafës dhe kokës, ul tensionin muskulor, përmirëson lëvizshmërinë dhe kontrollin neuromuskular, si dhe ndikon pozitivisht në marramendjen me origjinë cervikale.
🔹 TORAKOKOSTALE
Përmirëson lëvizjen e shtyllës torakale dhe brinjëve, ul dhimbjet e kraharorit dhe ngurtësinë, si dhe përmirëson frymëmarrjen dhe qëndrimin trupor.
🔹 LUMBOSAKRALE
Redukton dhimbjet e mesit, normalizon funksionin e shtyllës kurrizore, ul spazmën muskulore dhe rrit stabilitetin dhe funksionin në aktivitetet e përditshme.
🔹 ARTIKULACIONET PERIFERALE
Përmirëson lëvizshmërinë e nyjeve, ul dhimbjen dhe rrit funksionin në shpatull, bërryl, kyç të dorës, ijë, gju dhe kyç të këmbës.
📌 Terapia manuale është më efektive kur kombinohet me ushtrime terapeutike dhe edukim të pacientit.
⸻
Burim Peli
MSc PHT, PhD Candidate
📞 045 394 456
Prishtinë dhe Novosellë të Pejës