Veprim Tigani Physiotherapy

Veprim Tigani Physiotherapy Veprim R. Tigani- (PTs)

Pas përfundimit me sukses të 6 moduleve të trajnimit në akupunkturë morra diplomën nga Akademia Buddha Therapies. Mirënj...
18/05/2025

Pas përfundimit me sukses të 6 moduleve të trajnimit në akupunkturë morra diplomën nga Akademia Buddha Therapies. Mirënjohje të veçantë për Profesor Jong Kook Baik për përkushtimin, dijen dhe frymëzimin që përcolli gjatë trajnimit.

🔵🟡 🟢⚪️
07/10/2024

🔵🟡 🟢⚪️

Distria Krasniqi Olympic Champion🥇
03/10/2022

Distria Krasniqi Olympic Champion🥇

Shtrati i traksionit BTL- njeri nder prodhuesit lider te pajisjeve mjekesore
31/05/2022

Shtrati i traksionit BTL- njeri nder prodhuesit lider te pajisjeve mjekesore

Schroth 3D scoliosis therapy
11/09/2017

Schroth 3D scoliosis therapy

Ambienti i ri i ordinances fizioterapeutike
09/07/2015

Ambienti i ri i ordinances fizioterapeutike

Dhimbja e krahut (Periartriti Humeroskapular-PHS)Dhimbja e krahut apo Periartriti Humeroskapular (PHS) është diagnozë gj...
02/05/2015

Dhimbja e krahut (Periartriti Humeroskapular-PHS)

Dhimbja e krahut apo Periartriti Humeroskapular (PHS) është diagnozë gjenerale që na bën të ditur se diçka nuk është në rregull me krahun dhe se ai është i dhimbshëm e me lëvizje të kufizuara.
Ndonjëhere dhimbja fillon pa ndonjë shkak te dukshëm por më se shpeshti shkaktohet si rrjedhojë e depozitimit të kripërave te kalciumit në tendinat e krahut në të cilat veç janë paraqitur shenjat e degjenerimit.Depozitimet e kripërave të kalciumit ne tendinat e muskujve te krahut mund të involvojnë edhe bursat (shërbejnë si jastek mes tendinave dhe eshtërave) e caktuara dhe të shkaktojnë inflamacion akut të menjehershëm,zakonisht gjatë natës,me dhimbje të forta dhe pamundësi lëvizshmerie.
Maksimumi i dhimbjes ndodh gjate levizjes se krahut ne 70°-120° nga pozita e trupit.
Para fillimit te trajtimit,është e nevojshme të vendoset diagnoza e saktë në mënyrë që pacienti të ndihmohet me metodat e trajtimit në vend se t'i keqsohet gjendja e tij.
Këto janë dëmtimet dhe dhimbjet me të shpeshta të krahut,që të gjitha të kufizuara si Periartit Humeroskapular:

1.Impingement syndrome (Sindromi i pickimit),
2.Krahërori i ngrirë (Frozen Shoulder),
3.Sindromi i këllefit rotator (Rotator cuff tear syndrome),
4.Artrozat e nyjeve akromioklavikulare dhe humeroskapulare,
5.Tendiniti kalcifikant,
6.Dislokimi posterior i krahut.

EpikondilitiEpikondiliti medial dhe lateral konsiderohen te jene demtime si shkak i mbingarkeses te cilat ndodhin pas de...
08/04/2015

Epikondiliti

Epikondiliti medial dhe lateral konsiderohen te jene demtime si shkak i mbingarkeses te cilat ndodhin pas demtimeve te vogla dhe shpeshhere te panjohura te ngjitjes se siperme te muskujve ekstensore(berryli i Teniserit) apo atyre fleksore(berryli i Golferit) te parakrahut.
Berryli i Teniserit-eshte inflamacion i ngjitjes se muskujve ekstensore te parakrahut,shkakton dhimbje dhe ndjeshmeri ne pjesen e jashtme te berrylit dhe ne pjesen e siperme te parakrahut.
Shkaktohet si rezultat i sforcimeve te perseritura ne vendbashkimin e muskulit dhe tendines qe e kane origjinen ne epikondilusin lateral(jashtem).
Berryli i Golferit-eshte inflamacion i ngjitjes se muskujve fleksore te parakrahut qe shkakton dhimbje ne pjesen e brendshme te berrylit.
Shkaktohet si rezultat i sforcimeve te perseritura ne vendbashkimin e muskulit dhe tendines qe e kane origjinen ne epikondilusin medial(brendshem).

Dhimbja e shpinesEshte nje nder problemet qe me se shpeshti shkakton shqetesim dhe limitim ne aktivitetet e perditshme j...
02/02/2015

Dhimbja e shpines

Eshte nje nder problemet qe me se shpeshti shkakton shqetesim dhe limitim ne aktivitetet e perditshme jetesore. Mund te paraqitet si shtrengim muskular, kufizim i levizjes, veshtiresi ne qendrimin ulur apo ne kembe.

Dhimbja akute e shpines mund te zgjas disa dite ose jave.
Shumica e njerezve se paku njehere ne jete kane pasur dhimbje te shpines,edhe pse kjo dhimbje apo diskomfort mund te shfaqet ne tere shpinen mirpo zona me e zakonshme eshte shpina e poshtme, qe eshte si shkak se ne kete pjese mbeshtetet pesha me e madhe e trupit.
Zakonisht dhimbja verehet pas ngritjes se ndonje peshe,levizjeve te papritura,qendrimit ne pozicion te caktuar per nje kohe te gjate ose pas ndonje lendimi ose aksidenti.
Shkaktaret me te shpesht tek dhimbja e shpines jane:
-Lendimet qe pesojn indet e buta(muskujt,ligamentet) qe e mbeshtesin shpinen,
-Spazmat muskulare
-Zgjatjet e muskujve dhe ligamenteve
-Hernia diskale
Shkaktare tjere jane:
-Frakturat kompresive te unazave lumbale(osteoporoza)
-Spondiloartriti
-Stenozat spinale -Deformitet e boshtit kurrizor(kifozat,skoliozat)
-Infeksionet e shpines.

Simptomat qe mund t'i ndjeni mund te jene te karakterit te ndryshem si:ndjesi shpuese,djegese,mpirjes apo dhembje prerese. Dhimbjet mund te jene me intensitet te bute ose te ashper saqe ju ndalon edhe levizjet dhe varesisht nga shkaqet e dhimbjes ato mund te referohen edhe pergjate kembes,ijeve dhe pjeses se shputes. Gjithashtu mund te kete dobesi ne kembe dhe shputes.

Qellimet kryesore te fizioterapise ne trajtimin e dhimbjes se shpines jane:
-Eliminimi i dhimbjes
-Rikthimi i funksionit dhe
Edukimi i pacientit me nje program te mirembajtjes per te prevenuar problemet e ngjashme ne te ardhmen.

Dhimbja e qafesDhimbja e qafes vjen si pasoje e problemeve qe paraqiten ne strukturat e saj. Keto perfshijne muskujt,lig...
19/01/2015

Dhimbja e qafes

Dhimbja e qafes vjen si pasoje e problemeve qe paraqiten ne strukturat e saj. Keto perfshijne muskujt,ligamentet,nervat,vertebrat si dhe disqet intervertebrale.
Shkaktaret me te shpeshte jane disfunksionet qe ndodhin me indet e buta(muskuj,ligamente,disqe intervertebrale) qe vijne si pasoje e postures se dobet trupore (keqpozicionimit)apo edhe e lendimeve.
Kur paraqitet dhimbja mund te shkaktohet kufizim i levizjes kryesisht ne njeren ane,qe tregon per prezencen e tensionit ne muskuj te caktuar,e qe vjen si pasoje e aktiviteteve te perditshme si:
-Qendrimi per ore te tera para tavolines se punes,
-Keqpozicionimi para TV-s dhe gjate leximit.
-Pozicionimi i monitorit te kompjuterit ne pozite me te lart/ulet,
-Fjetja me pozita jo te pershtatshme.

Nese gjate dhimbjes se qafes perfshihen edhe nervat atehere kemi edhe ndjesi te mpirjes,therjes dhe dhimbjes pergjate krahut dhe dores qe vjen si shkak i kompresionit nervor qe mund te ndodh nga degjenerimi i diskut intervertebral qe shkakton zvogelim te hapsires mes unazave.
Shqetesim tjeter mjaft i shpeshte qe paraqitet ne popullsi qe ka lidhje te ngushte me problemet e qafes eshte kokedhembja qe shkaktohet kryesisht nga disfunksioni i nyjeve te siperme te qafes C0/C1,C1/C2,C2/C3 dhe muskujve te qafes.
Simptomat mund te jene: marramendje,plogeshti,dobesim i te pamurit,zhurme ne vesh,vjellje etj.

Menyra me e pershtatshme e trajtmit te ketyre problemeve eshte fizioterapia,e cila fokusohet ne:
-eliminimin e simptomave,
-permiresimin e levizjes,
-rikthimin e funksioneve te qafes dhe dores
si dhe keshillat per prevenimin e ketyre problemeve ne te ardhmen.

Kinesiology Taping
16/12/2014

Kinesiology Taping

Address

Bajram Kelmendi Nr. 3
Pejë
30000

Opening Hours

Monday 09:00 - 18:00
Tuesday 09:00 - 18:00
Wednesday 09:00 - 18:00
Thursday 09:00 - 18:00
Friday 09:00 - 18:00
Saturday 09:00 - 18:00

Telephone

049858775

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Veprim Tigani Physiotherapy posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Category