Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare - Pejë

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare - Pejë QENDRA KRYESORE E MJEKËSISË FAMILJARE PEJË

Gëzuar Krishtlindjen !Qoftë kjo festë e shenjtë e mbushur me paqe, dashuri, shëndet dhe harmoni në shtëpinë tuaj.Ju uroj...
24/12/2025

Gëzuar Krishtlindjen !
Qoftë kjo festë e shenjtë e mbushur me paqe, dashuri, shëndet dhe harmoni në shtëpinë tuaj.
Ju uroj ditë të ndritshme, zemra plot gëzim dhe begati gjatë gjithë vitit që vjen

Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se sot u nda nga jeta kolegia jonë e dashur, infermiere Leonora Mekuli e cila për shum...
23/12/2025

Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se sot u nda nga jeta kolegia jonë e dashur, infermiere Leonora Mekuli e cila për shumë vite shërbeu me përkushtim, profesionalizëm dhe zemër të madhe në institucionin tonë.

Ajo do të kujtohet gjithmonë për humanizmin, gatishmërinë për të ndihmuar dhe shpirtin e saj pozitiv.
Humbja e saj është e madhe për familjen, për kolektivin tonë dhe për të gjithë ata që patën fatin ta njohin.

I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve.
U prehtë në paqe Nora jonë

APEL PËR DHURIM VULLNETAR TË GJAKUTTë nderuar qytetarë,Qendra Kombëtare për Transfuzion të Gjakut në bashkëpunim me QKMF...
28/10/2025

APEL PËR DHURIM VULLNETAR TË GJAKUT

Të nderuar qytetarë,

Qendra Kombëtare për Transfuzion të Gjakut në bashkëpunim me QKMF-në Pejë, ju fton që të bëheni pjesë e një akti fisnik e human: dhurimit vullnetar të gjakut.

Çdo pikë gjaku e dhuruar nga ju mund të shpëtojë jetë. Pacientët tanë në spitale, të lënduarit dhe të sëmurët kanë nevojë për ndihmën tonë. Dhurimi i gjakut është një gjest solidariteti që e bën shoqërinë tonë më të fortë dhe më humane.

Vendi: QKMF – Pejë
Dita: E mërkurë
Data: 29.10.2025
Ora: 11:00 – 14:00

Ftojmë të gjithë ata që gëzojnë shëndet të mirë të përgjigjen kësaj thirrjeje me zemër. Le të kontribuojmë së bashku për të shpëtuar jetë dhe për të dhënë shpresë aty ku ajo është më së shumti e nevojshme.

Humanizmi është vepër. Eja dhe dhuro jetë!

Pas një karriere të gjatë e të përkushtuar në shërbim të pacientëve dhe institucionit tonë, infermierja Ferasete Beqiri ...
11/10/2025

Pas një karriere të gjatë e të përkushtuar në shërbim të pacientëve dhe institucionit tonë, infermierja Ferasete Beqiri po i jep fund rrugëtimit të saj profesional për t’u pensionuar.

Që nga viti 1979, ajo ka qenë pjesë e pandashme e ekipit tonë, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në kujdesin shëndetësor, me përkushtim, profesionalizëm dhe humanitet të rrallë.

Në emër të të gjithë kolektivit, i shprehim mirënjohje dhe falënderim të thellë për punën, korrektësinë dhe shembullin që ka dhënë gjatë gjithë këtyre viteve.

I urojmë shëndet, lumturi dhe ditë të qeta e të bukura në këtë fazë të re të jetës!

Dje në një ceremoni të organizuar nga IHC .QKMF -së Pejë i’u bë  dhënia e çertifikatës së anëtarësimit në Rrjetin Intern...
25/06/2025

Dje në një ceremoni të organizuar nga IHC .QKMF -së Pejë i’u bë dhënia e çertifikatës së anëtarësimit në Rrjetin Internacional te Spitaleve Promovuese të Shëndetit (HPH) .
Knaqësi që së bashku me QKMF Lipjan dhe QKMF Gjakovë të jemi pjesë përbërëse e këtij rrjeti Internacional.

Me dhimbje dhe trishtim të thellë ju njoftojmë për ndarjen e papritur nga jeta të ish kolegës sonë të dashur Zinka Loci ...
21/06/2025

Me dhimbje dhe trishtim të thellë ju njoftojmë për ndarjen e papritur nga jeta të ish kolegës sonë të dashur Zinka Loci
Humbja e saj është e rëndë për të gjithë ne që e njohëm dhe punuam me të. Ajo do të kujtohet për përkushtimin, humanizmin dhe mirësinë që e karakterizonte në çdo hap të punës dhe jetës deri në pension në vitin 2023

Ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe gjithë kolegëve që ndajnë këtë dhimbje.

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Dr Kujtim Zajmi një mjek i përkushtuar që la gjurmë tek të gji...
25/02/2025

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Dr Kujtim Zajmi një mjek i përkushtuar që la gjurmë tek të gjithë ata qe paten rastin të punojnë me te.
Do ta kujtojmë gjithmonë me respekt dhe mirënjohje për përkushtimin, urtësinë dhe humanizmin që e karakterizonte. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe kolegëve. U prehtë në paqe!

03/02/2025
Të nderuar prindër,Vaksinimi është një hap thelbësor për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve tanë dhe për të parandaluar pë...
03/02/2025

Të nderuar prindër,

Vaksinimi është një hap thelbësor për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve tanë dhe për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve infektive në komunitetin tonë. Falë vaksinave, shumë sëmundje të rrezikshme janë zvogëluar ndjeshëm ose janë eliminuar plotësisht.

Është e kuptueshme që mund të keni pyetje ose shqetësime lidhur me sigurinë dhe efektivitetin e vaksinave. Ju inkurajojmë të kërkoni informacion nga burime të besueshme dhe profesionale, siç janë mjekët tuaj të familjes, pediatrit dhe institucionet shëndetësore zyrtare. Këto burime mund t’ju ofrojnë të dhëna të sakta dhe të bazuara në prova shkencore.

Përhapja e dezinformatave rreth vaksinave mund të shkaktojë konfuzion dhe të rrezikojë shëndetin e fëmijëve dhe të gjithë komunitetit. Ju lutemi, jini të kujdesshëm ndaj informacioneve të paverifikuara dhe konsultohuni me profesionistë shëndetësorë për çdo paqartësi që mund të keni.

Së bashku, duke marrë vendime të informuara dhe të përgjegjshme, mund të sigurojmë një të ardhme të shëndetshme për fëmijët tanë dhe për brezat që do të vijnë.

Me respekt,

Dr Qefsere dhe Inf Hatmon Urime të përzemërta për pensionimin tuaj! Ky moment shënon përmbylljen e një karriere të ndrit...
13/01/2025

Dr Qefsere dhe Inf Hatmon
Urime të përzemërta për pensionimin tuaj! Ky moment shënon përmbylljen e një karriere të ndritur dhe të përkushtuar ndaj shëndetit dhe mirëqenies së pacientëve. Me punën dhe profesionalizmin tuaj, keni prekur jetën e shumë njerëzve dhe keni lënë një trashëgimi të çmuar në profesionin tuaj.

Ju urojmë shëndet, gëzim dhe ditë të mbushura me momente të lumtura në këtë kapitull të ri të jetës suaj. Ju e meritoni çdo çast të bukur që ju pret

Urojmë që këto ditë të sjellin paqe dhe gëzim në çdo shtëpi .Jemi shumë të lumtur të përmbyllim këtë vit me sukses. Duke...
27/12/2024

Urojmë që këto ditë të sjellin paqe dhe gëzim në çdo shtëpi .Jemi shumë të lumtur të përmbyllim këtë vit me sukses. Duke ju falemnderuar ekipës së mrekullueshme të stafitë të QKMF-së ,mezi presim të fillojmë Vitin e Ri 2025 .Me urimin që jeta të jetë gjithëmonë plot dritë ju dëshirojmë një vit të bekuar e të suksesshëm . Gëzuar Vitin e Ri 🥂
Në vazhdim ekipet e angazhuara gjatë festave një falemnderim për stafin e angazhuar gjatë këtyre ditëve.

Address

Madeleine Albright
Pejë
30.000

Telephone

+38339421418

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare - Pejë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Category