30/12/2025
U lëshua në përdorim Reparti i Internistës pas renovimit!
Sot u lëshua në përdorim Reparti i Internos në Spitali i Përgjithshëm në Pejë, pas një renovimi të plotë që ka përmirësuar ndjeshëm kushtet për pacientët dhe stafin shëndetësor.
Renovimi ka përfshirë rregullimin e hapësirave të brendshme, përmirësimin e infrastrukturës, inventarin e ri dhe krijimin e një ambienti më funksional, më të sigurt dhe më dinjitoz për ofrimin e shërbimeve shëndetësore.
Ky investim është një hap i rëndësishëm drejt rritjes së cilësisë së kujdesit shëndetësor dhe përkushtimit tonë për kushte më të mira për pacientët tanë.
Falënderojmë Ministrin e Shëndetësisë për përkrahje të vazhdueshme e në veçanti për këtë projekt.