18/06/2024
Sindroma e muskulit Piriformis ndodh kur muskuli piriformis, shtyp ose irriton nervin shiatik dhe rezulton në inflamacion.
Kjo mund të ndodhë si rezultat i aktiviteteve të rënda fizike, shtatzënisë, dëmtimeve ose pozicioneve të gjata të uljes.
Simptomat:
▪️Dhimbje e thellë në regjionin lumbal,në
regjionin e artikulacionit kokso-femoral, e cila
mund të shpërndahet edhe në pjesën e
pasme përgjatë këmbës.
▪️Mpirje ose ndjesi shpimi gjilpërash.
▪️Vështirësi për tu ulur.
▪️Dhimbje gjatë qëndrimit ulur që përkeqësohet sa më gjatë qëndroni ulur.
▪️Dhimbje në regjionin lumbosakral, dhe këmbë që përkeqësohet me aktivitetin fizik.
Trajtimi fizioterapeutik përfshin terapi të ushtrimeve, masazh, aplikimin e akullit dhe teknika të tjera për të relaksuar muskulin piriformis dhe për të zvogëluar dhimbjen.
📍Rr. Fahri Fazliu, Podujevë (Afer Emergjencës)
📞 +383 44 446 400