08/09/2024
VONESAT GJUHËSORE
Vonesa gjuhësore, është një gjendje kur fëmija nuk arrin zhvillimin e gjuhës konform me moshën. Pra, është zhvillimi i ngadaltë i etapave të gjuhës.
Një fëmijë me vonesë gjuhësore afër 3 vjeç, ka një fjalor shumë të kufizuar, dhe gjatë komunikimit dominojnë më shumë gjestet. Kurse një fëmijë rreth moshës 5 vjeçe ka një të kuptuar më të mirë, mirëpo fjalori është i varfër, përdorin më shumë gjeste dhe mjaftojnë të kuptohen vetëm nga prindërit.
Zakonisht, është prindi ai i cili fillimisht i vë re ndryshimet tek fëmija e tij në krahasim me bashkëmoshatarët e tij. Ndonjëherë zhvillimi i vonshëm është tepër i dukshëm, por ndonjëherë është e nevojshme që të bëhet një vëzhgim më i detajuar edhe nga specialistë.
Shkaqet e vonesës gjuhësore mund të jenë të ndryshme:
Faktorët gjenetik;
Ambienti i varfër gjuhësor në të cilin jeton fëmija;
Çrregullime të marrëdhënive nënë-fëmijë;
Lindja e një fëmijë tjetër;
Fëmijët që lindin nën peshë;
Ambienti dy gjuhësh;
Përdorimi i tepërt i teknologjisë;
Mos frekuentimi i kopshtit.