12/08/2021
BIOLOGJI
BIMË MEDICINALE
Fam: Boraginaceae
Symphytum officinale L.
Kufilma mjekësore
Bima Kufilma mjekësore, është bimë medicinal me shumë vlera shëruese. Prandaj kjo bimë ka përdorim të gjërë dhe njihet si bima mjekuese. Historikish te populli shqiptar, Kufilma njihet prej kohërave shumë të lashta. Bima Kufilma te populli shqiptar, sipas qytetetve, zonave dhe krahinave, njihet me shumë lloje të emrave: Shkrofill, Bar kulloshtra, Bar Bleta, Kreni, Lule vathi, etj.
Kufilma është bimë shumëvjeçare barishtore. Kjo bimë njihet edhe si bima magjike, veçanërisht ngase rrit mundësinë e përshpejtimit të rritjes së qelizave ashtrore – osteociteve. Kufilmen e gjejm të shpërndarë në livadhe me lagështi sezonale, buzë lumejve, kodrinave të ulta jo shumë dendur të pyllëzuara. Bima ka habitus të fuqihëm me gjethet në forma ovale - vezake, janë të fuqishme dhe kanë ngjyrë intensive të gjelbërt. Gjethet e Kufilmës kan përdorim në mjekësi, por ata duhet mbledhur herët në mujajin prill dhe gjysmën e muajit maj. Kurse në muajin qershor dhe në vjeshtë, prej bimës meren rrënjët. Rrënjët meren në këtody stinë , për shumë arsye gjat atyre muajve rrënja e bimës është më e pasur me kripra minerale, vitamina, alkaloide,pra i ka të gjitha mundësitë reale për përdorim. Bima ka rrënjë shumë të fuqishme, boshtore me ngjyrë të zezë. Por për mjekim nuk përdoren rrënjët e rea, përdoren rrënjët më të vjetra. Rrënja sa më e vjetër të jet është më e pasur me kripra minerale, alkaloide, tanine, alantoin, etj. Substanca alantoin ndihmon në përshpejtimin e rritjes të qelizavetë dhe indeve të reja ashtrore në veçanti. Në rrënjën e bimës ka edhe disa substance tjera si karroten, që ndikon në zbutjen e dhimbjeve në ndezje të venedeve të lënduara posaçërisht në ekstremitete dhe në trup. Prej pjesëve të bimës munden të bëhen kreme të ndryshme, “qumshti i kufilmës mjekësore”, gjethet e bimës mund të përdoren për çaj.
Duhet pasur kujdes se bima përmban edhe alkaloide pirolizidine, i cili alkaloid është helm i rrëzikshëm për mëlçinë. Bima pasi ka efekte helmuese ndaj mëlçisë, për shumë arsye në mjekësinë popullore dhe intensive, nuk përdoret. Në kohën e sotme bima gjen përdorim shumë të gjërë, në përdorime sipërfaqësore, si pëdorimi i kremave, gjegjësisht gelit, që përdoret për lyerjen e lëkurës gjat sëmundjeve dhe lëndimeve trupore. Ky përdorim sipërfaqësor nuk e rrezikon shëndetin e njeriut.
QELIZAT BIMORE TË KUFILMËS KANË:
Në qelizat bimore të Kufilmës gjejmë 18 aminoacide prej 20 gjithësej sa janë ekzistuese. Prej mineraleve më së shumti ka: Ca; P; Fe, Mg; S; Cu; Zn; Se; dhe Ger – germanium (në formë organike).
Prej vitamineve dallojmë:
Vitaminën A, C, dhe kompleks vitaminat B, poashtu do ta thekoj kolin vitaminën dhe vitaminen B12. Poashtu vlen të përmendim edhe lipotronikun ( shëndrruesin e yndyrave dhe të holesterolit në tretësira emulzive). Kjo është një substance e rrallë, e cila depërton në pengesat – barierat nervore, duke shkuar drejt në qelizat nervore, për tu prodhuar substance e cila ndikon dhe ndihmon në të mbajturit mend.
Vitamina B12 (kobalamina) është me origjinë shtazore, e cila ka funkcion shumë me rëndësi për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut eritocite, (veçanërisht u ndihmon njerëzve që vuajnë prej anemisë). Prej gjithë botës bimore vetëm dy bimë janë të cilat përmbajnë vitamin B12, por e pazëvendësueshme është Kufilma.
PËRBËRËS KRYESOR TË QELIZAVE BIMORE, TË KUFILMËS MJEKËSORE JANË:
- Alanion, në bimë ka prej 1 deri 2 %, në strukturën rrënjore.
- Auksin
- Jarg
- Treterpenoidë
- Tanine
- Acid rozmanik
- Saponine sterodine
- Inulin
- Alkaloide pirolizidine.
Për të gjitha këto veti biologjike dhe shëruese që i ka bima, kjo bimë duhet të respektohet, të kultivohet në mënyrë të organizuar.