QKMF Podujevë

QKMF Podujevë Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from QKMF Podujevë, Hospital, Podujevë.

19/03/2020

QKMF-Podujevë

Njoftim

Sot më datë 19.03.2020 është krijuar ekipa kujdestare 24h çdo ditë , për triazhimin e pacientëve në QKMF-Podujevë për COVID-19.

Po ashtu, në dispozicion është edhe numri i tel: 038 571 912

Po , Panik Jo!

Parandalimi i përhapjes së Covid-19 në shtëpi dhe komunitete
17/03/2020

Parandalimi i përhapjes së Covid-19 në shtëpi dhe komunitete

Ekipet mjekësore nga QKMF-Podujevë, po vazhdojnë kujdestarin të rregullt 24 orëshe, në Piken kufitare-Merdarë, duke zbat...
07/03/2020

Ekipet mjekësore nga QKMF-Podujevë, po vazhdojnë kujdestarin të rregullt 24 orëshe, në Piken kufitare-Merdarë, duke zbatuar kështu rekomandimet e dhëna nga IKSHPK për kontrollën e udhëtarëve në rast dyshimi për COVID-19 në mënyrë që të bëhet parandalimi dhe përhapja e sëmundjes në territorin e Republikes së Kosovës.

QKMF - Podujevë  përmes IKSHP  ( Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike )bënë të ditura masat e parandalimit të pneum...
06/02/2020

QKMF - Podujevë përmes IKSHP ( Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike )bënë të ditura masat e parandalimit të pneumonisë me Coronavirus

31/12/2019

QKMF-Podujevë me rastin e ndërrimit të moteve Ju Uron Gëzuar vitin e ri 2020, duke i’u dëshiruar shëndet dhe gjitha t’mirat!

Ekipës mjekësore në Emergjencë dhe në kujdestari ju dëshirojmë punë të palodhëshme .

Gëzuar!🥂

Njoftim:Me dhembje dhe pikëllim të thellë njoftojmë miqtë dhe farefisin se ndërroj jetë kolegu ynë: Behram Sheqir EminiV...
28/12/2019

Njoftim:

Me dhembje dhe pikëllim të thellë njoftojmë miqtë dhe farefisin se ndërroj jetë kolegu ynë:

Behram Sheqir Emini

Varrimi i të ndjerit bëhet sot më datë: 28.12.2019 (e shtunë ) në orën 14:00 në varrezat e fshatit Peran të Podujevës .

Ngushëllimet më t’sinqerta familjes Emini!

Njoftim Me dhëmbje të thellë njoftojmë se ndërroj jetë infermierja shumë vjeqare e QKMF-Podujevë:  Fetije Maloku- Nishef...
20/12/2019

Njoftim

Me dhëmbje të thellë njoftojmë se ndërroj jetë infermierja shumë vjeqare e QKMF-Podujevë:

Fetije Maloku- Nishefci

Ngushëllimet më të sinqerta familjes!

Menaxhmenti i QKMF- Podujevë.

09/12/2019

Njoftim

Më datë 07.12.2019, nga IKSHPK jemi furnizuar me vaksina kunder gripit sezonal.

Sot më datë 09.12.2019 bëhet shpërndarja e vaksinave në teren: QMF dhe AMF.
Pacientët duhet tè vaksionohen në ambulantat më të afërta në vendbanimet ku jetojnë.

Grupet e synuar për shërbimin e vaksinës së gripit 2019/2020 janë:
-Të moshuarit mbi 65 vjec
-Personat me sëmundje kronike ,probleme me frymëmarrje, asthma, bonchit cronik etj.
-Sëmundje kronike të zemrës -sëmundjet kronike të veshkave
-sëmundjeve kronike të mëlqisë
-Sëmundje kronike neurologjike
- Diabeti
-Profesionistët shëndetësor
- Fëmijët mbi moshën 6 muaj ,me gjendje shëndetësore jo të mirë.
Me respekt : QKMF- Podujevë.

Për një preventivë të sukseshme kundër sëmundjeve infektive, ka  filluar vaksinimi i nxënësve sipas kalendarit të rregul...
20/11/2019

Për një preventivë të sukseshme kundër sëmundjeve infektive, ka filluar vaksinimi i nxënësve sipas kalendarit të rregullt të vaksinimit.

Vaksinimit do t’i nënshtrohen nxënësit e klasëve të para,gjashta dhe dymbëdhjeta.

Vaksinimi po zhvillohet nga Ekipi i Vaksinimit të QKMF-Podujevë në mbikëqyrje nga Epidemiologu në shkollat e qytetit dhe nëpër fshatra.

Përfshirja e nxënësve për vaksinim po kryhet me sukses.

Me qëllim të edukimit shëndetësor dhe preventivës ose parandalimit të sëmundjeve të dhëmbëve, QKMF-Podujevë gjegësisht S...
18/11/2019

Me qëllim të edukimit shëndetësor dhe preventivës ose parandalimit të sëmundjeve të dhëmbëve, QKMF-Podujevë gjegësisht Shërbimi i stomatologjisë ka ftuar fëmijet parashkollorë të SHFMU “Ibrahim Rugova” -Podujevë në vizitë te mjeku specialist i Pedodoncise.
Gjatë vizitës femijët u këshilluan për rëndesinë e dhëmbëve mënyren e pastrimit të dhëmbëve teknikën e pastrimit, mënyrën e te ushqyerit për të pasur dhëmbë më të shëndetshëm etj.
Pas vizitës çdo fëmiu i’u dhurua nga një brushë e dhëmbëve.

Takimi i Drejtorit Dr. Fahri Llugaliu me përgjegjësit e shërbimeve të QKMF-Podujevë Në takimin e rregullt javor të mbajt...
01/11/2019

Takimi i Drejtorit Dr. Fahri Llugaliu me përgjegjësit e shërbimeve të QKMF-Podujevë

Në takimin e rregullt javor të mbajtur sot me përgjegjësit e shërbimeve të QKMF-Podujevë ndër pikat e rendit të ditës ishte ngritja në nivel më të lartë e cilësisë së shërbimeve dhe ofrimi i shërbimeve me efikasitet më të madh në shërbim të qytetarëve.
u.d. Drejtori Dr.Fahri Sh. Llugaliu i njoftoj përgjegjësit e shërbimeve për renovimin që është realizuar nga komuna e Podujevës dhe krijimin e kushte më të mira në ofrimin e shërbimeve, por se ne si menaxhment tani kemi synim që të ngrisim në nivel më të lartë cilësinë e shërbimeve dhe efikasitetin në punë, ku për këtë u kërkua që përgjegjësit e shërbimeve të janë edhe më aktiv për arrtjen e qëllimit.

Address

Podujevë
11000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when QKMF Podujevë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to QKMF Podujevë:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Category