DORIK The Kosovo Center of Neuro PT

DORIK The Kosovo Center of Neuro PT Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from DORIK The Kosovo Center of Neuro PT, Physical therapist, Veternik, Prishtinë, Pristina.

Cilat janë shenjat e hershme të paralizës cerebrale? 🤔Njohja e tyre sa më shpejt është çelësi për të filluar terapinë në...
10/11/2025

Cilat janë shenjat e hershme të paralizës cerebrale? 🤔

Njohja e tyre sa më shpejt është çelësi për të filluar terapinë në kohë dhe për t’i dhënë fëmijës mundësinë të zhvillohet më mirë.

💡 Ndërhyrja e hershme = më shumë shanse për progres!

👣 Për herë të parë në Kosovë, qendra Dorik sjell teknikën inovative “Flex Cast”!Pas një trajnimi të avancuar me profesio...
03/11/2025

👣 Për herë të parë në Kosovë, qendra Dorik sjell teknikën inovative “Flex Cast”!

Pas një trajnimi të avancuar me profesionistë ndërkombëtarë, ekipi ynë sjellë një nga metodat më efektive dhe bashkëkohore për përmirësimin e pozicionimit anatomik të këmbës – Flex Cast. 🩺 Kjo teknikë jo-invazive ndihmon në korrigjimin dhe stabilizimin e qëndrimit të këmbës, duke përmirësuar funksionin motorik dhe balancën e fëmijëve me vështirësi në zhvillim. E gjitha realizohet në mënyrë të sigurt, pa ndërhyrje kirurgjikale dhe me kujdes të personalizuar për secilin fëmijë.

Në qendrën Dorik, jemi krenarë që sjellim praktika moderne të rehabilitimit pediatrik dhe bashkëpunime me ekspertë ndërkombëtarë për t’i ofruar fëmijëve tanë trajtimin më të mirë të mundshëm. 🌍✨

📍 Veternik, Prishtinë
📞 +383 49 325 100

Në vitet e para, çdo stimul pozitiv si lojë, terapi, ndërveprim, krijon lidhje të reja që mbështesin zhvillimin motorik ...
21/10/2025

Në vitet e para, çdo stimul pozitiv si lojë, terapi, ndërveprim, krijon lidhje të reja që mbështesin zhvillimin motorik dhe kognitiv të fëmijës. 🧠🤔

Shumë prindër mendojnë se rezultatet vijnë vetëm nga seancat në qendër… por e vërteta është ndryshe! 💡💙 Kombinimi i tera...
13/10/2025

Shumë prindër mendojnë se rezultatet vijnë vetëm nga seancat në qendër… por e vërteta është ndryshe! 💡

💙 Kombinimi i terapisë profesionale me ushtrimet në shtëpi sjell rezultatet më të mira.
📌 Vazhdimësia = sukses!

Çka është dhoma sensorike dhe pse ka rëndësi për zhvillimin e fëmijës? 👉 Mësoni më shumë rreth përfitimeve të saj 🌈🧠    ...
03/10/2025

Çka është dhoma sensorike dhe pse ka rëndësi për zhvillimin e fëmijës?

👉 Mësoni më shumë rreth përfitimeve të saj 🌈🧠

Çdo fëmijë është unik! 🌟 Të dashur prindër, mësoni fëmijët tuaj të shohin aftësitë dhe zemrën e çdo shoku/shoqe, jo dall...
30/08/2025

Çdo fëmijë është unik! 🌟

Të dashur prindër, mësoni fëmijët tuaj të shohin aftësitë dhe zemrën e çdo shoku/shoqe, jo dallimet e tyre. Dashuria, respekti dhe pranimi që i mësojmë sot do të formësojnë njerëzit e mëdhenj të së nesërmes.

Ndihmoni fëmijët të kuptojnë se dallimet nuk janë pengesë për miqësi, por një mënyrë për të mësuar dhe për t’u rritur së bashku. Prindërit mund të jenë shembull: t’i mësojmë fëmijët tanë të jenë të kujdesshëm, të respektueshëm dhe të përfshirë, duke krijuar një mjedis ku çdo fëmijë ndihet i barabartë dhe i mirëpritur. 🌈✨

Loja e qëllimshme është shumë efektive në zhvillimin e reflekseve të shpejta dhe të sakta! 🧩🌟Përmes lojës, fëmijët mësoj...
29/08/2025

Loja e qëllimshme është shumë efektive në zhvillimin e reflekseve të shpejta dhe të sakta! 🧩🌟

Përmes lojës, fëmijët mësojnë të reagojnë ndaj stimujve në kohë reale, duke përmirësuar koordinimin dhe përgjigjet e tyre motorike. Kjo ndihmon në forcimin e lidhjeve nervore dhe përmirëson aftësitë motorike, që është thelbësore për zhvillimin e përgjithshëm të fëmijës.

Hiperekstenzioni i këmbëve është kur gjunjët ose këmbët përkulen prapa më shumë se normalja, duke u shtrirë në mënyrë të...
15/08/2025

Hiperekstenzioni i këmbëve është kur gjunjët ose këmbët përkulen prapa më shumë se normalja, duke u shtrirë në mënyrë të tepruar drejt pozicionit të drejtë ose madje duke kaluar atë kufi. Kjo do të thotë që kyçet e gjurit “lëvizin” më shumë sesa duhet prapa, duke krijuar një pozicion të tejzgjatur. 👣🦵⬅️

Ky fenomen ndodh kur ka një dobësi ose paqëndrueshmëri në muskujt që mbështesin kyçin e gjurit dhe kontrollin e lëvizjes, ose për shkak të qëndrimit të trupit (boshti i trupit) që ndikon në mënyrën se si mbahen këmbët.

Në fëmijë, hiperekstenzioni mund të ndikojë në mënyrën e ecjes, balancës dhe stabilitetit, dhe për këtë arsye është e rëndësishme të vlerësohet dhe trajtohet në mënyrë profesionale. 💪👩‍⚕️

💛 Të jesh prind i përkushtuar nuk do të thotë të jesh perfekt.Gabimet ndodhin, sidomos kur ecim në një rrugë të re dhe s...
12/08/2025

💛 Të jesh prind i përkushtuar nuk do të thotë të jesh perfekt.

Gabimet ndodhin, sidomos kur ecim në një rrugë të re dhe sfiduese si terapia për fëmijën tuaj. Ajo që ka rëndësi është të mësojmë, jo të fajësojmë veten.

Në Dorik, jemi këtu për t’ju mbështetur në çdo hap për ju dhe fëmijën tuaj!

👣 Pajisja “Walker” është një ndër mjetet që i ndihmon fëmijët të ndërtojnë besimin në hapat e tyre të parë!Me ndihmën e ...
25/07/2025

👣 Pajisja “Walker” është një ndër mjetet që i ndihmon fëmijët të ndërtojnë besimin në hapat e tyre të parë!

Me ndihmën e saj, forcohet balanca, përmirësohet koordinimi dhe rritet pavarësia në lëvizje.

💪 Përdorimi i rregullt i kësaj pajisjeje, në kuadër të programeve tona terapeutike, kontribuon ndjeshëm në zhvillimin motorik dhe stimulimin e muskujve të poshtëm të këmbëve.

22/07/2025

Fizioterapeutja jonë, Valbona Gashi, na njeh më nga afër me qendrën Dorik, një hapësirë e dedikuar për zhvillimin fizik të fëmijëve. Ajo na flet për rëndësinë e terapive të specializuara si DMI, stimulimi i sistemit vestibular, si dhe trajtimi i diagnozave të ndryshme si paraliza cerebrale, vështirësitë në ecje, mungesa e vertikalizimit apo simptomat që lidhen me vonesa në zhvillim.

Në Dorik, rruga drejt zhvillimit fillon me hapa të vegjël, por të mbështetur nga një ekip i përkushtuar dhe i kujdesshëm! 👣💪

 

Address

Veternik, Prishtinë
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 18:00
Tuesday 08:00 - 18:00
Wednesday 08:00 - 18:00
Thursday 08:00 - 18:00
Friday 08:00 - 18:00
Saturday 08:00 - 14:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when DORIK The Kosovo Center of Neuro PT posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to DORIK The Kosovo Center of Neuro PT:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram