Prof.Dr. Venera Berisha - Muharremi

Prof.Dr. Venera Berisha - Muharremi Prof. Dr. Venera Berisha-Muharremi, Interniste-Endokrinologe-Diabetologe

Ka vende që na rikthejnë tek vetja – tek fillimet, tek pasioni, tek arsyeja pse zgjodhëm këtë rrugë.Për mua, Kroacia 🇭🇷 ...
22/11/2025

Ka vende që na rikthejnë tek vetja – tek fillimet, tek pasioni, tek arsyeja pse zgjodhëm këtë rrugë.

Për mua, Kroacia 🇭🇷 është pikërisht ai vend.
Çdo rikthim këtu, nuk është thjesht pjesëmarrje profesionale, por një udhëtim i thellë emocional drejt rrënjëve të karrierës sime, drejt njerëzve që më kanë formësuar dhe frymëzuar që të jem aty ku jam sot.

Pjesëmarrja tashmë tradicionale si anëtare e Bordit Organizativ në Kongresin Vjetor të Shoqatës Internacionale Interdisciplinare për Sëmundje Kronike në Kroaci mbetet gjithmonë një privilegj dhe emocion i veçantë për mua.

Pavarësisht ftesave të shumta si folëse në konferenca e kongrese anembanë botës për të ndarë dijen dhe përvojën time, ftesa në Kroaci – vendi ku kam marrë hapat e mi të parë në Endokrinologji dhe Diabetologji, dhe ku kam fituar titullin Doktor Shkence – më sjell një gëzim të veçantë dhe shumë personal.

Takimi të paktën një herë në vit me mentorën time të nderuar, Prof. Ivana Pavlić-Renar, me mikën dhe udhëheqësen e shoqatës, Prof. Marija Vrca Botica, si dhe Profesor Emeritus, ish Rektorin Damir Boras, është kthyer në një frymëzim të përvitshëm që më motivon të vazhdoj me aktivitetet e mia shkencore gjatë gjithë vitit.

“Qershia mbi tortë” këtë vit ishte pjesëmarrja aktive me prezantime e gjashtë yjeve të rinj kosovarë në sesionin e hulumtuesve të rinj të Kongresit.
Krenare pafund me ju: Alberta, Ariola, Albion, Burim, Edona, Endrit!
Ju jeni dëshmia më e bukur që dëshira, puna dhe talenti sjellin rezultate të jashtëzakonshme. 🌟🇽🇰

🇽🇰 💙 ♥️

19/11/2025

As if I grew wings 🪽in front of the tallest masterpiece on Earth...

🇦🇪

📢 Njoftim: Diabeti i Tipit 5 – Klasifikim i Ri Zyrtar nga IDF (International Diabetes Federation).“Diabeti i tipit 5” ës...
18/11/2025

📢 Njoftim: Diabeti i Tipit 5 – Klasifikim i Ri Zyrtar nga IDF (International Diabetes Federation).

“Diabeti i tipit 5” është njohur së fundmi zyrtarisht nga Federata Ndërkombëtare e Diabetit (IDF) si një formë e veçantë e diabetit, e cila lidhet drejtpërdrejt me kequshqyerjen (nënushqyerjen) kronike, sidomos gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës.

👤 Ky lloj diabeti vërehet kryesisht tek individë të dobët, me histori të mungesës së ushqimit.

Karakteristikat kryesore të Tipit 5:
* Shkaku: Kequshqyerja e rëndë dhe afatgjatë dëmton pankreasin dhe ul prodhimin e insulinës.
* Ndjeshmëria ndaj insulinës: Mbetet normale — ndryshe nga tipi 2, nuk ka rezistencë ndaj insulinës.
* Ketoacidoza: Zakonisht nuk shfaqet, në dallim nga tipi 1.
* Autoantitrupat: Nuk ka autoantitrupa pankreatikë, pra nuk është formë autoimune.
* Prevalenca: Më i përhapur në vendet me të ardhura të ulëta dhe mesme, ku kequshqyerja është problem i zakonshëm.

Pse quhet “Tipi 5”?
Sepse është një kategori krejtësisht e veçantë, që nuk i përket tipit 1, tipit 2, klasës së diabetit gestational apo formave të tjera që hyjnë në klasën e katërt.
Është diabet i lidhur drejtpërdrejt me nënushqyerjen kronike, me karakteristika klinike unike.
Tek ne, në disa raste, është keqinterpretu kjo formë si Diabeti Autoimun Latent tek të Rriturit (LADA) që është një formë e diabetit me etiologji autoimune, e ngjashme me diabetin e tipit 1, por me një përparim më të ngadaltë dhe paraqitje më të vonshme.

🔎 Klasifikimi për Diabetin tip 5, u miratua zyrtarisht nga IDF në këtë vit, 2025, dhe synon të përmirësojë diagnostikimin, trajtimin dhe kërkimet për këtë gjendje shpesh të neglizhuar.

Për më shumë informacion, vizitoni The Lancet:

Classifying a distinct form of diabetes in lean individuals with a history of undernutrition: an international consensus statement - The Lancet Global Health

Urime Dita Botërore e Foshnjeve të lindura parakohe! Urime Lea dhe Ina!E bekuar që ju kam! ♥️♥️
17/11/2025

Urime Dita Botërore e Foshnjeve të lindura parakohe!
Urime Lea dhe Ina!
E bekuar që ju kam! ♥️♥️

Proud of my Students 👏👩‍🎓👨‍🎓👏 🥇  🇽🇰
16/11/2025

Proud of my Students 👏👩‍🎓👨‍🎓👏

🥇
🇽🇰

16/11/2025

✨Birkin vibes, dessert edition 🧡🍰”

👜 🇦🇪

Proud of my Students 👏👩‍🎓👨‍🎓👏
15/11/2025

Proud of my Students 👏👩‍🎓👨‍🎓👏

✨Feeling fly in Dubai 🦋Dress 💃 in the air, glam everywhere!  &Glam 🇽🇰🇦🇪   🦋   👗   🇦🇪   📍      🔥     ✈️ &Fun 🇽🇰🇦🇪
14/11/2025

✨Feeling fly in Dubai 🦋

Dress 💃 in the air, glam everywhere!

&Glam 🇽🇰🇦🇪
🦋 👗 🇦🇪 📍 🔥 ✈️
&Fun 🇽🇰🇦🇪

E lumtur dhe krenare!Të jem në mesin e 3 ligjëruesve kryesorë të Konferencës ndërkombëtare “5th Global Meeting on Diabet...
07/11/2025

E lumtur dhe krenare!
Të jem në mesin e 3 ligjëruesve kryesorë të Konferencës ndërkombëtare “5th Global Meeting on Diabetes and Endocrinology”, që po mbahet në Dubai🇦🇪 më 7 nëntor 2025, duke përfaqësuar Kosovën 🇽🇰 dhe Universitetin e Prishtinës si i vetmi shtet dhe Universitet nga Ballkani Perëndimor dhe rajoni që merr pjesë në këtë ngjarje shkencore të nivelit global.

Tashmë 21 vite pjesë e Universitetit të Prishtinës, kam pasur privilegjin dhe përgjegjësinë që të përfaqësoj institucionin tim në nivelet më të larta të shkencës dhe profesionalizmit në fushën e Endokrinologjisë, duke iu përkushtuar me korrektësi, integritet dhe mbi të gjitha, me faqe të bardhë.

Faleminderit kolegëve, studentëve, familjës dhe gjithë atyre që më kanë mbështetur në këtë rrugëtim profesional që vazhdon me pasion e përkushtim çdo ditë! 💙

05/11/2025

Të nderuar miq,
Të dashur pacientë,

Tregtarë të pandërgjegjshëm ( falsifikues) përdorin forma nga më të ndryshmet për të ju mashtruar dhe përfituar!
Sapo më informuan për qarkullim në rrjete sociale, të videos të prodhuar me intelegjencë artificiale duke prodhuar zërin tim, që të gjithë që më njohin e kanë vërejtë që s'është zëri im dhe më njoftuan !

Kjo video në linkun poshtë është mashtrim!
https://www.facebook.com/share/v/16VBZDyHHW/?mibextid=wwXIfr

Ju lutem mos bini pre e këtyre mashtruesve, MOS MERRNI ASNJË ILAÇ PA KONSULTË ME MJEKUN TUAJ!

Është shumë e rrugës së mbarë që ta raportoni kur vie ndonjë njoftim i tillë tek ju si kjo faqe në mënyrě që Facebook ta bllokoje faqen e tille mashtruese!
Reporte as a scam, fraud and false information !!!!!

Me shumë respekt,
Venera Berisha-Muharremi

PS. Kjo është faqja ime e vetme zyrtare,
çfarëdo njoftimi që merrni nga llogari tjera në FB janë mashtrime!

✨ DIETA PROTEKAL – rruga që më ndryshoi jetën! Që nga viti 2014, kur për herë të parë fillova punën me Dieten Protekal, ...
29/10/2025

✨ DIETA PROTEKAL – rruga që më ndryshoi jetën!

Që nga viti 2014, kur për herë të parë fillova punën me Dieten Protekal, jeta ime profesionale – por edhe ajo personale – mori një drejtim krejt tjetër.

Si mjeke specialiste e Mjekësisë Interne dhe Endokrinologjisë, e subspecializuar në universitetet më të njohura botërore për Obezitetin, kam studiuar në detaje dhe çdo ditë shoh nga afër betejën e njerëzve me këtë sëmundje kronike.

Por ajo që ndoshta pak e dinë është se edhe unë vetë e bëj këtë luftë! 💪

Obeziteti nuk është thjesht çështje estetike – është një sëmundje kronike që kërkon trajtim të vazhdueshëm dhe kujdes profesional mjekësor 🩺

Po, është sëmundje – dhe duhet trajtuar nga mjeku, gjatë gjithë jetës, sepse asnjë intervenim, operacion apo metodë magjike nuk mund ta zhdukë përgjithmonë. Vetëm përmes kujdesit mjekësor, uljes së peshës në mënyrë të shëndetshme dhe edukimit të ushqyerjes dhe stilit të jetës, mund të arrihet ndryshimi i qëndrueshëm.

Dhjami i tepërt nuk është vetëm peshë që e mbajmë – ai është një “organ” aktiv që prodhon substanca të dëmshme, duke ndikuar në shfaqjen e shumë problemeve:
🧠 Depresion, ankth social, mosvetëbesim
💉 Diabet, rezistencë ndaj insulinës
💔 Tension i lartë, yndyra të këqija, PCOS
🦴 Probleme të eshtrave
🎗️ Madje edhe kancer
etj...

Dhe pikërisht këtu hyn DIETA PROTEKAL – një dietë mjekësore, shkencërisht e vërtetuar, që nuk është ,modë", por metodë e sigurt, shkencërisht e vërtetuar, garantuar dhe efektive, nën mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore.

Falë Dietetës Protekal, unë prej 2014, ruaj ekuilibrin tim, energjinë, forcën dhe besimin që çdo njeri meriton ta ketë në trupin e vet.

🩺 Sot, Dieten Protekal e aplikoj për veten, vajzën time dhe për çdo pacient që dua ta shoh të shëndetshëm e të lumtur.

Sepse shëndeti është themeli i çdo gjëje. 💚

☎️+383 45 744 440

🌍 Ftesë ndërkombëtare për të prezantuar në Kongresin Botëror të Diabetit dhe Endokrinologjisë – Dubai 2025🇦🇪Me shumë kën...
27/10/2025

🌍 Ftesë ndërkombëtare për të prezantuar në Kongresin Botëror të Diabetit dhe Endokrinologjisë – Dubai 2025🇦🇪

Me shumë kënaqësi ndaj me ju lajmin se kam marrë ftesë zyrtare dhe e kam konfirmuar për të marrë pjesë si folëse kryesore (Keynote Speaker) në “5th International Conference on Diabetes and Endocrinology – Diabetes 2025”, që do të mbahet më 7 nëntor 2025 në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe.

Tema ime e prezantimit do të jetë:🧬 “Crosstalk between Bone Metabolism and Insulin Resistance”
Një temë inovative që ndërlidh metabolizmin e kockave me rezistencën ndaj insulinës – një fushë kërkimore me rëndësi të madhe për kuptimin dhe trajtimin e obezitetit dhe diabetit.

Kjo ftesë është një vlerësim për punën time kërkimore dhe publikimet shkencore në këtë drejtim, si dhe një mundësi e çmuar për të përfaqësuar ♥️Universitetin e Prishtinës – Fakultetin e Mjekësisë dhe 🇽🇰Kosovën në një ngjarje shkencore ndërkombëtare.

💡 Jam e nderuar që do të ndaj përvojën, njohuritë dhe rezultatet e studimeve tona me kolegë nga mbarë bota.

🇦🇪 ♥️🇽🇰

Address

Muharrem Fejza Nr. 84
Pristina
10000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Prof.Dr. Venera Berisha - Muharremi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Prof.Dr. Venera Berisha - Muharremi:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Category