09/01/2026
ZËVENDËSIMI I VALVULES AORTALE ME METODA MINIMALE INVAZIVE
❇️Çka nënkupton dhe çfarë është valvula?
✍️Valvula është ind i përbërë nga fletëza të holla (kuspise) të cilat me lëvizjen e tyre mundësojnë rrjedhjen e gjakut në një drejtim.
❇️Çfarë funksioni kryen valvula aortale?
✍️Valvula aortale është e përbërë prej tri fletëzave dhe kontrollon rrjedhjen e gjakut nga ventrikuli (barkushja) e majtë në aortë (ena më e madhe e gjakut në trupin tonë).Gjithashtu në gjendje normale pengon kthimin e gjakut nga aorta në ventrikulin e majtë.
❇️Çfarë është zëvendësimi i valvules aortale?
✍️Zëvendësimi i valvules aortale përfshin largimin e valvules (fletëzave) së dëmtuar dhe zëvendësimin e saj me protezë të re nga materiali sintetik apo indet shtazore.
❇️Çfarë janë protezat nga materiali sintetik dhe kur përdoren ato?
✍️Valvulat mekanike janë të prodhuara nga materiali i veçant sintetik prej karboni dhe titaniumi.Vlera kryesore e tyre është qëndrueshmëria. Zakonisht këto valvula janë të qëndrueshme deri sa të jeton njeriu.
❇️Çfarë protezat biologjike dhe kur përdoren ato?
✍️Protezat biologjike janë krijuara nga indet shtazore (valvula e derrit, perikardi i lopës, kalit ,etj).Valvulat e tilla e kanë qëndrueshmërin më të shkurt, dhe ndoshta gjatë jetës duhet re-intervenuar për zëvendësimin e saj.
❇️Cilat janë përparësit dhe mangësit e
valvulës mekanike dhe biologjike?
✍️Valvula mekanike ka qëndrushmëri deri sa jeton njeriu, mirëpo duhet përdorë terapi antikoagulante gjithë jeten.
✍️Valvula biologjike ka qëndrushmëri të shkurt (më shumti 15 vite), mirëpo pacienti nuk përdor terapi anti-koagulante, por vetëm terapi anti-agreguese.
❇️Kur duhet zëvendësuar valvula aortale?
Valvula aortale do të duhej të zëvendësohej për dy arsyeje:
✍️ valvula është ngushtuar (stenoza e valvules aortale), ku hapja e valvules është më e vogël duke penguar rrjedhjen e gjakut nga ventrikuli i majtë në aortë.
✍️ valvula aortale lëshon (insuficienca e valvules aortale), me ç'rast valvula lejon gjakun të kthehet mbrapa nga aorta në ventrikulin e majtë.
❇️Si realizohet zëvendësimi i valvules aortale?
✍️Zëvendësimi i valvules aortale realizohet nën anestezion të përgjithshëm, që do të thotë pacienti është në gjumë dhe nuk ndjen asgjë gjatë operimit.
❇️Çfarë çasje kirurgjik mund të realizohet zëvendësimi i valvules aortale?
✍️Janë dy metoda kirurgjike për zëvendësimin e valvules aortale:
1.Metoda standarde kirurgjike:
-incizion i gjatë rreth 20-25 cm në krahrorin tuaj për të mundësuar qasjen në zemër,
-zemra juaj ndalet dhe makina zemër-mushkëri e merr funksionin e zemres dhe mushkërive,
-valvula e dëmtuar largohet dhe zëvendësohet me protezë të re,
-zemra juaj fillon përsëri të punoj dhe krahrori juaj mbyllet.
2.Metoda minimale invazive:
-incizion i vogel rreth 6-8 cm në krahrorin tuaj për të mundësuar qasjen në zemër,
-zemra juaj ndalet dhe makina zemër-mushkëri e merr funksionin e zemres dhe mushkërive,
-valvula e dëmtuar largohet dhe zëvendësohet me protezë të re,
-zemra juaj fillon përsëri të punoj dhe krahrori juaj mbyllet.
Operacioni për zëvendësimin e valvulës aortale zgjatë disa orë.
❇️Sa zgjatë përmirësimi i gjendjes suaj pas intervenimit kardiokirurgjik?
✍️Ju do të duhet të qëndroni në Spital për disa ditë (deri 1 javë).Duhen dy deri tre muaj deri të rekuoperoheni plotësisht.
❇️Cilat janë rreziqet e zëvendësimit të valvules aortale?
✍️Si çdo operacion kardiokirurgjik edhe zëvendësimi i valvules aortale është operacion i madh dhe bartë me vete rreziqet, e këto kryesisht janë:
-infeksioni i plagës, mushkërive, vezikes urinare dhe vetë valvulave të zemres,
-koagulimi i gjakut,
-sulmi në tru,
-çrregullime të ritmit të zemres,
-ulje e funksionit të zemres, etj.
❇️Si është prognoza e zëvendësimit të valvules aortale?
✍️Risku për vdekshmëri nga zëvendësimi i valvules aortale është 1-3%.Shumica e pacientëve të cilët shpëtojnë nga ndërhyrja kardiokirurgjike kanë pritshmëri për jetë normale.
❇️Cilat janë këshillat që pacientët e operuar duhet ndjekur?
✍️ përdoreni me kujdes terapin anti-koaguluese mbani vleren e INR gjithmonë sipas rekomandimeve të Kardiokirurgut,
✍️ mos vozitni deri 4-6 javë pas operimit,
✍️ duhet pushim nga puna 6 deri 12 javë (varësisht nga puna që punoni),
✍️ju duhet të kaloni 2-3 muaj pas operimit për tu rikuoperuar plotësisht.
P.S.
Pamje nga operimi i realizuar nga Dr.Arbër Kutllovci i valvules aortale me metoda minimale invazive. Incision 6 cm dhe hapje e kafazit të krahërorit përmes J-Sternotomy.
Dr.Arbëri ka realizuar zevendësimin e parë në Kosovë të valvules aortale me metoda minimale invazive në vitin 2018.