19/10/2025
Shumë njerëz e sidomos të rinjtë dhe ata që duken “në formë” nisin palestrën me vrull, pa kontrolluar zemrën.
Por sipas të dhënave rreth 1 në 300 persona që fillojnë aktivitet intensiv kanë një anomali kardiake të padiagnostikuar
Këta janë njerëzit që rrezikojnë kolaps ose vdekje të papritur gjatë stërvitjes.
Në disa vende të BE-së, si Italia, Franca, Gjermania e Holanda, nuk mund të hysh në palestër pa kontroll tek mjeku sportiv apo kardiologu .
Çka rekomandohet?
Nëse një person ka tension të lartë, kolesterol të rritur,është mbi 30 vjeç dhe ka qenë pasiv për një kohë të gjatë,ose ka rast në familje me sëmundje të zemrës,duhet medoemos të bëjë një kontroll kardiologjike para se të nise fitnesin dhe aktivitet tjera fizike.
Në Kosovë s’ka detyrim ligjor, por kontrolli kardiologjik (EKG, EKO, tension) është mënyra më e mençur për ta mbrojtur veten.
Ushtro menqur!