01/11/2025
Kjo nismë pasqyron përkushtimin tonë ndaj familjeve dhe kujdesit që lind nga dashuria. Sepse në fund, shtesa e vetme që duhet është dashuria!
Me çdo hap që bëjmë, synojmë të mbështesim prindërit që të zgjedhin produkte të buta, të sigurta dhe miqësore me natyrën, duke u kujdesur jo vetëm për fëmijët e tyre, por edhe për botën ku ata do të rriten. Nga çdo sh*tje, ne së bashku kontribuojmë në programe që mbështesin fëmijët dhe fuqizojnë nënat në mbarë Kosovën, duke e kthyer kujdesin e përditshëm në një gjest dashurie që prek shumë jetë.
💚 Për çdo blerje tuajën, 10 cent dhurohen për nënat dhe fëmijët që kanë nevojë për kujdes.
Kujdesi nuk ndalet te produktet, ai shtrihet tek të tjerët që kërkojnë dashuri, përkujdesje dhe mbështetje.
Çdo blerje që zgjedh bëhet pjesë e një veprimi të madh për të ndihmuar nënat dhe fëmijët në nevojë.
Ky veprim realizohet në bashkëpunim me Action for Mothers and Children.
Një zgjedhje e vogël për ty, një ndryshim i madh për ta.