12/03/2026
Fjalët lëndojnë më shumë sesa mendojmë.
Zëri i lartë nuk edukon.
Kërcënimi nuk mëson.
Bërtitja nuk e forcon një fëmijë – vetëm e frikëson.
Një fëmijë që dëgjon çdo ditë fjalë si:
“Mos fol!”, “Je i keq!”, “Do ta shohësh ti!”
rritet me frikë dhe pasiguri, jo me besim në vetvete.
Edhe bërtitja dhe kërcënimi janë dhunë psikologjike.
Fëmijët nuk kanë nevojë për zëra që i trembin, por për fjalë që i mbështesin dhe i shërojnë.
Le të zgjedhim fjalët me kujdes.
Sepse mënyra si flasim me fëmijët sot, bëhet zëri i tyre i brendshëm nesër.
Fol butë.
Eduko me dashuri.
Mbro fëmijërinë. 🤍