14/11/2025
Në sektorin e prodhimit të vajrave esencialë dhe produkteve bio, menaxhimi i saktë i financave, transparenca dhe organizimi i proceseve të brendshme janë vendimtare për rritje të qëndrueshme dhe qasje më të mirë në financim.
Për kompaninë Quality Life Centre - Bio - 365 Kosovo, këto elemente u forçuan pas bashkëpunimit me Melita & Partners, në kuadër të mbështetjes së ofruar nga projekti i zbatuar nga Caritas Switzerland in Kosovo për përmirësimin e qasjes në financa të fermerëve dhe agrobizneseve përmes qasjes Market Systems Development (MSD).
“Tani kemi një sistem të integruar që ndjek në kohë reale çdo informacion deri te raportimi financiar. Transparenca dhe kontrolli i kostove janë rritur”, thekson Emine Daci.
Implementimi i QuickBooks Online Plus, i shoqëruar me trajnim praktik dhe mbështetje të vazhdueshme nga ekipi i Melita & Partners edhe pas përfundimit të projektit me Caritas, ka rritur edukimin financiar të ekipit dhe saktësinë operative. Si rezultat, BIO365Kosova është më e përgatitur për vendimmarrje, partneritete dhe qasje të lehtësuar në financim.