Ordinanca Logopedike Speech Therapy

Ordinanca Logopedike Speech Therapy Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Ordinanca Logopedike Speech Therapy, Speech Pathologist, Rruga B, Pristina.

Qendra Speech Therapy këtë herë dëshiron të ofrojë trajtim logopedik falas për një fëmijë nga një familje që përballet m...
16/03/2026

Qendra Speech Therapy këtë herë dëshiron të ofrojë trajtim logopedik falas për një fëmijë nga një familje që përballet me kushte të vështira ekonomike, dhe ka nevojë për mbështetje në zhvillimin e të folurit.

📌Trajtimi do të ofrohet falas për 6 muajt e parë, me mundësi vazhdimi sipas progresit dhe nevojës së fëmijës.

Ne e dimë që shumë familje kanë nevojë për këtë mbështetje, prandaj përzgjedhja do të bëhet me kujdes, bazuar në nevojën e fëmijës dhe rrethanat ekonomike të familjes.

Nëse mendoni se fëmija juaj ose një familje që njihni mund të përfitojë nga kjo mundësi, na shkruani në inbox me disa informacione të shkurtra rreth fëmijës dhe situatës suaj.

Një fëmijë
Një mundësi
Një hap drejt një të ardhmeje më të mirë.🤍

Çdo fjalë ka fuqinë të ndryshojë një jetë🌎Dita Evropiane e Logopedisë na kujton se pas çdo fjale qëndron përkushtim, pun...
06/03/2026

Çdo fjalë ka fuqinë të ndryshojë një jetë🌎
Dita Evropiane e Logopedisë na kujton se pas çdo fjale qëndron përkushtim, punë dhe shumë dashuri.

Urime 17 Shkurti! Dita e Pavarësisë së Kosovës🇽🇰
17/02/2026

Urime 17 Shkurti! Dita e Pavarësisë së Kosovës🇽🇰

05/02/2026

Arjon Podrimaj

23/01/2026

A shërohet autizmi?

30/12/2025

Po e mbyllim këtë vit me buzëqeshje, përqafime dhe shumë dashuri, duke festuar bashkë çdo hap të vogël të fëmijëve tanë të mrekullueshëm.
Çdo përparim, çdo përpjekje dhe çdo arritje na kujton pse kjo punë ka kaq shumë kuptim për ne.
Urojmë që ky vit i ri të sjellë paqe, gëzim, zhvillim të vazhdueshëm dhe plot sukses për të gjithë! 🎉

21/12/2025

Cka është një seancë terapeutike grupore?

21/11/2025

Terapia Grupore 👫

Risi në ekip - shërbime të specializuara psikologjike! 📣Arben Bislimi - Psikolog Klinik, ai ka përfunduar studimet Bache...
04/11/2025

Risi në ekip - shërbime të specializuara psikologjike! 📣

Arben Bislimi - Psikolog Klinik, ai ka përfunduar studimet Bachelor në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në drejtimin Psikologji. Studimet Master i ka përfunduar po në Universitetin “Hasan Prishtina”, në Programin Psikologji Klinike dhe të Shëndetit.

Gjatë shkollimit specialistik ka punuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku ka fituar përvojë të drejtpërdrejtë klinike me fëmijë, të rritur dhe familje.
Ka mbi 6 vite përvojë profesionale në ofrimin e shërbimeve psikologjike, vlerësim, ndërhyrje dhe këshillim terapeutik.

Aktualisht është pjesë e specializimit në QKUK dhe pjesë e ekipit të Qendrës “Speech Therapy”.

Shërbimet që ofron:
• Vlerësim psikologjik
• Testim i inteligjencës (IQ-Test)
• Terapi e sjelljes dhe ndërhyrje psikologjike
• Këshillim psikologjik për fëmijë, adoleshentë & të rritur
• Trajtim i ankthit & çrregullimeve të ankthit
• Trajtim i depresionit
• Trajtim i çrregullimeve emocionale dhe të sjelljes
• Ndihmë psikologjike për vështirësi të zhvillimit, stres dhe vështirësi të tjera psikologjike

Në Qendrën “Speech Therapy”, Arbeni do të kontribojë në ofrimin e vlerësimit dhe ndërhyrjes klinike, duke mbështetur fëmijët dhe familjet me profesionalizëm, etikë dhe qasje bashkëpunuese.

4 vite me ju 🫶🏼Nga një hapësirë e vogël me një ëndërr të madhe, sot jemi bërë vendi ku çdo ditë ndërtohet shpresa, përpa...
01/11/2025

4 vite me ju 🫶🏼

Nga një hapësirë e vogël me një ëndërr të madhe, sot jemi bërë vendi ku çdo ditë ndërtohet shpresa, përparimi dhe buzëqeshja e fëmijëve. Katër vite me përkushtim, punë të palodhur, sfida që na forcuan dhe ëndrra që u bënë realitet, për ne dhe për familjet që na besuan më të shtrenjtën e tyre: fëmijët.

Me qindra vogëlushë të trajtuar, momente gëzimi dhe shumë hapa të vegjël që sollën ndryshime të mëdha. Çdo vit ishte mësim, çdo sfidë mundësi rritjeje dhe çdo sukses një fitore e përbashkët.

Falë prindërve dhe ekipit tonë të jashtëzakonshëm, ky vend është bërë një shtëpi e zhvillimit, dashurisë dhe pozitivitetit.

Me zemër plot,
Speech Therapy

29/10/2025

Si ndikojnë ushtrimet motorike në aspektin e të folurit?

24/10/2025

Mosha 5 vjeqe, çfarë duhet të dijnë prindërit?

Address

Rruga B
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 09:00 - 19:00
Tuesday 09:00 - 19:00
Wednesday 09:00 - 19:00
Thursday 09:00 - 19:00
Friday 09:00 - 19:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ordinanca Logopedike Speech Therapy posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Ordinanca Logopedike Speech Therapy:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram