14/05/2020
Banana Creamdhe Përzierje Bajamesh dhe Tërshëre për natën
Shërbimi: 1
Koha e përgatitjes: 5 minuta, plus ftohje gjatë natës
Përbërësit:
Për tërshërën gjatë natës:
1 lugë Formula 1 Herbalife shije Banana Cream
40g tërshërë të shtypur
½ lugë gjelle me fara chia
1 lugë gjelle me gjalpë bajamesh
½ lugë gjelle me ekstrakt vanilje
100ml pije bajamesh
Shtesa aromatizuese (sipas zgjedhjes):
½ lugë gjelle me gjalpë bajamesh
½ lugë gjelle me bajame të copëtuara
½ banane, në feta
Boronica
Metoda:
Kombinoni të gjithë përbërësit e tërshërës së natës në një kavanoz dhe i përzieni. E mbuloni dhe e vendosni në frigorifer të qëndrojë gjatë natës.
Për ta shërbyer, e hiqni nga frigoriferi dhe i shtoni shtesat tuaja aromatizuese.
Vlerat ushqyese për porcion (pa shtesa aromatizuese): Kaloritë 344,1, Yndyrë 15.3g, Karbohidrate 38g, Sheqerna 6.1g,
Vlerat ushqyese për porcion (me shtesa aromatizuese): Kaloritë 491, Yndyrë 23.5g, Karbohidrate 55.9g, Sheqerna 15g, Fibra 13.2g, Proteina 18.3g