07/04/2026
Nuk zgjohesh veç një herë. Zgjimi vjen në faza. Fillon në momentin kur fillon me pa përtej iluzionit, përtej sistemit dhe mënyrave si je rrit, përtej historive që t’i kanë msu si “normale”. Kur e kupton që nuk je mendimet tua, nuk je rolet tua, as identiteti që ta kanë dhanë.
Por puna e vërtetë zgjat krejt jetën. Dhe bëhet duke mësu me i pa mendimet, sjelljet dhe emocionet tua pa u kontrollu prej tyre. Sepse nëse nuk e ban këtë, do të vazhdosh me i përsërit të njëjtat modele dhe nuk e jeton kurrë potencialin tënd të plotë.
Gjatë punës tem shpesh shoh njerëz që shkojnë shumë “lart”, hapen shpejt, përjetojnë shumë, madje ndonjëherë hyjnë në atë që quhet spiritual psychosis. Por kjo nuk është qëllimi.
Ne jemi qenie fizike. Kemi trup. Kemi sistem nervor që duhet me ia rimesu sigurinë. Dhe kjo nuk ndërtohet veç me ndjenja të bukura apo përvoja të forta.
Ndërtohet në gjërat e vogla, çdo ditë. Në mënyrën si fle, si e lëviz trupin, si ushqehesh, si e përdor telefonin. A po ik prej vetes përmes duhanit, alkoolit apo shpërqendrimeve, apo po mëson me qenë me veten. Në lidhjen që ke me krijuesin dhe me jetën përreth.
Nëse veç ngjitemi lart, por nuk punojmë me rrënjën, trupi nuk e mban atë hapje.
Zgjimi i vërtetë nuk është me ik nga realiteti, por me qenë në të plotësisht. Dhe balanci është gjithçka.
Mendja, trupi dhe zemra duhet me u lidh bashkë, që ajo që e kupton të bëhet realitet që e jeton.
Ndriçimi nuk është një moment. Është mënyrë jetese.
Nëse e ndjen që është koha me u tokëzu dhe me u lidh ma thellë me veten dhe trupin tand, më shkruaj. ✨