25/03/2026
Pse duhet ta bëjmë hixhamen (terapinë e kupave)? 🩸
Kjo është një pyetje që shumë persona e bëjnë, sidomos ata që nuk e kanë provuar asnjëherë dhe nuk kanë njohuri rreth këtij trajtimi.
Hixhamja duhet të bëhet pjesë e jetës suaj, ngase është trajtim NATYRAL, PA DHIMBJE dhe me dobi të shumta për shëndetin tuaj.
Ajo rregullon kapacitetin e gjakut në organizëm dhe kthen gjendjen jo normale në normalitet.
Trajtim NATYRAL:
Gjaku largohet me thithje lokale (përmes kupës), nga një prerje (gërvishtje) e vogël e lëkurës, duke ndihmuar në çlirimin e toksinave nga thellësia e indit lidhës. Thithja e krijuar ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe zvogëlimin e dhimbjeve dhe inflamacionit në sipërfaqen e trupit.
Me largimin e gjakut të dëmtuar (toksik), stimulohet përgjigjja imune, si në nivel lokal, ashtu edhe në atë sistemik. Hixhamja rekomandohet sepse përmes këtij tretmani largojmë lëngjet e dëmshme dhe energjinë negative si:
1️⃣ Heqja e qelizave të vjetra: Largohen qelizat e kuqe dhe të bardha të gjakut që janë të dëmtuara ose të plakura, si dhe gjakun e mpiksur në vena e kapilarë. Kjo mundëson që trupi të furnizohet me ushqyes dhe të mbrohet më mirë nga sëmundjet.
2️⃣ Mënjanimi i toksinave: Largohen mbetjet që grumbullohen në organizëm si pasojë e përdorimit të ilaqeve (barnave) dhe faktorëve të tjerë të jashtëm.
3️⃣ Gjendja emocionale: Përmirësohet dukshëm gjendja e rënduar psikologjike që shkakton stres, pagjumësi, depresion dhe lodhje.
Gjithashtu, eliminohet acidi urik, mbeturinë nga tretja e ushqimeve, i cili në nivele të larta rrit aciditetin në gjak dhe urinë. Pas pastrimit, pason rregullimi i kapacitetit të gjakut, ku shtohet cilësia dhe prodhimi i qelizave të reja.
🌿 Na vizitoni në Hixhame Center - Prishtinë
🕒 Orari: Çdo ditë (Hënë-Diele) nga 08:20.
⏱ Kontakti: 07:00-22:00.
📞 Nr. Kontaktues: +383 (0)49 797 669 (Viber, WhatsApp, DM).
📍 Lokacioni: Rr. Lekë Dukagjini, Dardani, Prishtinë (me pamje nga parku familjar, mbas Elita Plus Laborator).