Qendra Terapeutike Heimerer

Qendra Terapeutike Heimerer E vetmja poliklinikë në rajon që ofron të gjitha shërbimet e shkencave terapeutike në një vend.

“Mund të jemi të ndryshëm, por lexohemi njësoj.”Me këtë moto, Qendra Terapeutike Heimerer, në kuadër të muajit të ndërgj...
03/04/2026

“Mund të jemi të ndryshëm, por lexohemi njësoj.”

Me këtë moto, Qendra Terapeutike Heimerer, në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për autizmin, ka hapur sot Konferencën “Bashkë për Autizimin – Rrugët drejt Gjithëpërfshirjes”.

Me pjesëmarrjen e ekspertëve të shumtë vendorë dhe ndërkombëtarë të fushës së autizmit dhe gjithëpërfshirjes, sot u hap zyrtarisht kjo konferencë, si një platformë e rëndësishme për shkëmbim përvojash, njohurish dhe praktikash më të mira.

Kjo konferencë sjell bashkë profesionistë, terapeutë, edukatorë dhe partnerë nga vende të ndryshme, me një qëllim të përbashkët: ndërtimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse për secilin fëmijë.

Konferenca vazhdon edhe nesër me sesione të tjera, diskutime profesionale dhe prezantime nga ekspertë të njohur të kësaj fushe.

💙

Në kuadër të Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, u shënua një moment i rëndësishëm për kujdesin shëndetësor ...
03/04/2026

Në kuadër të Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, u shënua një moment i rëndësishëm për kujdesin shëndetësor dhe social në rajon, hapja e Qendrës Shëndetësore Multidisiplinare në Tetovë, Maqedonia e Veriut.

Qendra do të sjell një qasje të integruar dhe profesionale, duke ofruar shërbime të specializuara për fëmijët dhe familjet, me fokus në ndërhyrjen e hershme, terapitë zhvillimore dhe mbështetjen e vazhdueshme.

Për komunitetin në Tetovë, kjo nënkupton më shumë akses në shërbime cilësore, më shumë mbështetje dhe një hap konkret drejt gjithëpërfshirjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Një sukses i rëndësishëm që forcon misionin tonë për të ndërtuar shërbime që bëjnë dallim real në jetën e njerëzve.

2 Prilli Dita Botërore e Autizmit.Në Qendrën Shëndetësore Multidisiplinare Heimerer, çdo fëmijë shihet për potencialin e...
02/04/2026

2 Prilli Dita Botërore e Autizmit.

Në Qendrën Shëndetësore Multidisiplinare Heimerer, çdo fëmijë shihet për potencialin e tij unik.

Me qasje multidisiplinare dhe bashkëpunim me familjen, punojmë çdo ditë për zhvillim, komunikim dhe përfshirje.

Autizmi është një mënyrë ndryshe e të perceptuarit të botës – dhe kërkon mirëkuptim.

për autizmin.
Sepse çdo jetë ka vlerë. 💙

Dafina Aliu logopede me përkushtim dhe qasje të kujdesshme në punën me fëmijët dhe familjet e tyre.Si pjesë e ekipit mul...
01/04/2026

Dafina Aliu logopede me përkushtim dhe qasje të kujdesshme në punën me fëmijët dhe familjet e tyre.

Si pjesë e ekipit multidisiplinar të QTH-së, ajo kontribuon çdo ditë në ofrimin e shërbimeve cilësore terapeutike, duke ndërtuar marrëdhënie besimi dhe mbështetjeje të vazhdueshme me çdo familje.

Puna e saj karakterizohet nga një qasje e integruar, ku zhvillimi i fëmijës trajtohet në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me prindërit.

Në kuadër të konferencës, Dafina do të prezantojë një temë me rëndësi: rolin e prindërve dhe bashkëpunimin prind–terapist në terapinë e fëmijëve me vonesa në zhvillim duke theksuar ndikimin që ky bashkëpunim ka në progresin dhe mirëqenien afatgjatë të fëmijës.

Arbona Zenullahu një profesioniste e përkushtuar në fushën e shëndetit mendor dhe mirëqenies sociale.Me një rrugëtim aka...
01/04/2026

Arbona Zenullahu një profesioniste e përkushtuar në fushën e shëndetit mendor dhe mirëqenies sociale.

Me një rrugëtim akademik që vazhdon në Psikologji Klinike dhe përvojë në ekip multidisiplinar, ajo sjell një qasje të bazuar në praktikë, zhvillim dhe përfshirje.

Në kuadër të konferencës, Arbona do të prezantojë një poster mbi dallimet në suksesin akademik te fëmijët, duke trajtuar me kujdes dhe profesionalizëm sfidat e të nxënit.

Një platformë dialogu për një nga çështjet më të rëndësishme të zhvillimit social.Më 4 prill, në Kolegjin Heimerer, orga...
24/03/2026

Një platformë dialogu për një nga çështjet më të rëndësishme të zhvillimit social.

Më 4 prill, në Kolegjin Heimerer, organizohet tryeza e rrumbullakët “Sfidat dhe zgjidhjet për përfshirje në Ballkanin Perëndimor”, duke bashkuar ekspertë nga Kosova, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kroacia.

Diskutimi do të adresojë në mënyrë të strukturuar realitetin aktual të arsimit gjithëpërfshirës, rolin e institucioneve dhe shërbimeve mbështetëse, sfidat sistemore dhe praktikat pozitive, me fokus në identifikimin e zgjidhjeve konkrete dhe rekomandimeve afatgjata.

Ky takim synon të forcojë bashkëpunimin rajonal dhe të kontribuojë në ndërtimin e sistemeve më të qëndrueshme, ku çdo individ ka mundësi të barabarta për zhvillim dhe përfshirje.

Sepse përfshirja është themel i një shoqërie të drejtë dhe funksionale.

Aplikoni dhe rezervoni vendin tuaj përmes linkut: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSd7kgNScEdBNDMzPVbim8JbRKGHDGch6vQaCihXBr9Vj_53Bw/viewform?fbclid=IwY2xjawQvPe9leHRuA2FlbQIxMABicmlkETF2eXFVQjdROUkxb09KQUVFc3J0YwZhcHBfaWQPNTE0NzcxNTY5MjI4MDYxAAEeXuFWYXIQtwDNYCLamopcK0u1H_qNZuceJa7f5FhGjEdGhC0BZVMlf9SGGOM_aem_QZPL0qWkO2Ykrr57rXxbiw

Me dëshirën për më shumë shëndet, qetësi dhe gëzim në çdo ditë.Urime Fitër Bajramin.
20/03/2026

Me dëshirën për më shumë shëndet, qetësi dhe gëzim në çdo ditë.
Urime Fitër Bajramin.

📌 Agjenda e Konferencës “Bashkë për Autizmin – Rrugët drejt Gjithëpërfshirjes”Dy ditë diskutimesh, prezantimesh profesio...
14/03/2026

📌 Agjenda e Konferencës “Bashkë për Autizmin – Rrugët drejt Gjithëpërfshirjes”

Dy ditë diskutimesh, prezantimesh profesionale dhe shkëmbimi përvojash me ekspertë të fushës, të përkushtuar për të avancuar qasjen gjithëpërfshirëse për fëmijët me autizëm.

Konferenca do të sjellë perspektiva nga profesionistë të shëndetësisë, arsimit dhe organizatave ndërkombëtare, duke trajtuar tema që lidhen me diagnostikimin e hershëm, bashkëpunimin ndërinstitucional dhe politikat për një sistem më gjithëpërfshirës.

📅 3–4 Prill
📍 Kolegji Heimerer

Bëhuni pjesë e diskutimit që synon të ndërtojë një të ardhme më gjithëpërfshirëse për çdo fëmijë.

Ekspertizë ndërdisiplinare në mbështetje të zhvillimit dhe rehabilitimit.MSc. Ardita Zenullahu do të jetë prezantuese në...
13/03/2026

Ekspertizë ndërdisiplinare në mbështetje të zhvillimit dhe rehabilitimit.

MSc. Ardita Zenullahu do të jetë prezantuese në konferencën “Bashkë për Autizmin Rrugët drejt Gjithëpërfshirjes.”

Me përvojë të gjerë në rehabilitim, analizë të sjelljes dhe trajnime sportive, ajo ka ndërtuar një profil profesional të fokusuar në zhvillimin dhe mbështetjen e individëve me nevoja të veçanta. Ardita ka përfunduar trajnime në Analizën e Sjelljes së Aplikuar (ABA) dhe metoda të avancuara vlerësimi dhe ndërhyrjeje, përfshirë VB-MAPP, ABLLS, PLS4 dhe metodën Tomatis.

Përvoja e saj profesionale përfshin gjithashtu punën në rehabilitimin e individëve me implante kokleare në bashkëpunim me Cochlear Austria, si dhe angazhimin si logopede në Kolegjin Heimerer në Prishtinë.

Ajo ka kontribuar edhe në zhvillimin e workshops praktike për rehabilitimin e individëve me çrregullim të spektrit autik dhe është pjesë e Bordit Këshillimor të Shkencës Sportive në Institutin Mjekësor të Autizmit AutisMedi në Turqi.

📅 3–4 Prill
📍 Kolegji Heimerer

Bëhuni pjesë e një platforme profesionale që sjell përvoja, njohuri dhe praktika bashkëkohore në fushën e autizmit.

Një zë profesional në mbështetje të gjithëpërfshirjes dhe kujdesit multidisiplinar.MSc. Cand Erza Salihu, logopede e lic...
13/03/2026

Një zë profesional në mbështetje të gjithëpërfshirjes dhe kujdesit multidisiplinar.

MSc. Cand Erza Salihu, logopede e licensuar dhe Koordinatore e Rasteve në Qendrën Terapeutike Heimerer, do të jetë prezantuese në konferencën “Bashkë për Autizmin Rrugët drejt Gjithëpërfshirjes.”

Në rolin e saj, ajo mbikëqyr dhe koordinon proceset terapeutike, duke siguruar bashkëpunim të ngushtë ndërdisiplinar dhe ndjekje të vazhdueshme të progresit të klientëve.

Me përvojë klinike në punën direkte me fëmijë dhe familje, Erza kontribuon në zhvillimin e qasjeve të strukturuara dhe efektive në vlerësim dhe ndërhyrje terapeutike. Aktualisht, ajo po ndjek studimet e Masterit në Psikologji Klinike, duke thelluar më tej ekspertizën e saj profesionale.

Ajo është gjithashtu pjesë e organizimit të konferencës “Bashkë për Autizmin”, duke kontribuar në promovimin e ndërgjegjësimit, shkëmbimin e njohurive profesionale dhe avancimin e praktikave më të mira në fushën e autizmit.

📅 3–4 Prill
📍 Kolegji Heimerer

Bëhuni pjesë e një platforme profesionale që sjell së bashku ekspertë, përvoja dhe ide për të ndërtuar një të ardhme më gjithëpërfshirëse.

Dr. Migena Kika, mjeke neuropediatre me mbi 25 vite përvojë akademike dhe klinike, do të jetë prezantuese në konferencën...
13/03/2026

Dr. Migena Kika, mjeke neuropediatre me mbi 25 vite përvojë akademike dhe klinike, do të jetë prezantuese në konferencën “Bashkë për Autizmin – Rrugët drejt Gjithëpërfshirjes.”

Me një karrierë të gjatë në fushën e neuropediatrisë dhe zhvillimit të fëmijës, Dr. Kika ka kontribuar për shumë vite si pedagoge në Universitetin e Mjekësisë, në Fakultetin e Mjekësisë dhe Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, si dhe në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”. Aktualisht ajo drejton KIDS HEALTH CLINIC, ku së bashku me një staf multidisiplinar merret me diagnostikimin dhe trajtimin e çrregullimeve të neurozhvillimit.

Ekspertiza e saj profesionale përfshin vlerësimin dhe trajtimin e çrregullimeve të zhvillimit te fëmijët, përfshirë çrregullimet e spektrit të autizmit, ndërsa kontributi i saj shtrihet edhe në fushën akademike dhe kërkimore, përmes publikimeve dhe pjesëmarrjes në studime që lidhen me neurozhvillimin.

📅 3–4 prill
📍 Kolegji Heimerer

Njihuni me ekspertë të fushës, ndani njohuri dhe bëhuni pjesë e një diskutimi të rëndësishëm për të ardhmen e gjithëpërfshirjes.

Njihuni me një nga prezantuesit e konferencës “Bashkë për Autizmin” – Dr. Bojan Radic, PhD, profesionist me përvojë të g...
12/03/2026

Njihuni me një nga prezantuesit e konferencës “Bashkë për Autizmin” – Dr. Bojan Radic, PhD, profesionist me përvojë të gjerë në fushën e logopedisë dhe rehabilitimit të individëve në spektrin e autizmit.

Ai ka përfunduar PhD në Terapinë e të Folurit në Universitetin e Tuzlës (Bosnje dhe Hercegovinë) dhe ka ndjekur trajnime ndërkombëtare në metoda të njohura si ABA, VB-MAPP dhe Tomatis.

Gjatë karrierës së tij ka kontribuar si ligjërues, trajner dhe konsulent në shumë projekte dhe institucione, përfshirë Kolegjin Heimerer dhe Institutin Mjekësor të Autizmit “AutisMedi” në Turqi.

Dr. Radic është gjithashtu president i organizatës “World in Pictures” në Zenicë, duke organizuar punëtori dhe konferenca që mbështesin zhvillimin dhe rehabilitimin e individëve në spektrin e autizmit në Bosnje, Kosovë dhe në vendet e tjera të Ballkanit.

📅 3–4 Prill
📍 Kolegji Heimerer

Bëhu pjesë e konferencës “Bashkë për Autizmin”.

Address

Veranda D4, Hyrja D, Lagja Kalabri, (Rruga Për Vetërnik)
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 09:00 - 19:00
Tuesday 09:00 - 19:00
Wednesday 09:00 - 19:00
Thursday 09:00 - 19:00
Friday 09:00 - 19:00

Telephone

+38349947347

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra Terapeutike Heimerer posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Qendra Terapeutike Heimerer:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram