Mbështetu

Mbështetu Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Mbështetu, Psychologist, Pristina.

Mbështetu është platformë online ku ju mund të gjeni hulumtime rreth shëndetit mendor, të jeni pjesë e trajnimeve të ndryshme, të merrni ndihmën e parë psikologjike (chat) dhe të merrni informata me anë të videove psikoedukuese.

THIRRJE PËR VULLNETARË – NDIHMËS NË CHATJeni në vitin e fundit të studimeve në psikologji ose keni përfunduar studimet m...
01/12/2025

THIRRJE PËR VULLNETARË – NDIHMËS NË CHAT
Jeni në vitin e fundit të studimeve në psikologji ose keni përfunduar studimet master në psikologji klinike apo fusha të ngjashme me fokus në psikoterapi, punë sociale, apo këshillim psikologjik?
Dëshironi të kontribuoni në një iniciativë inovative për ofrimin e ndihmës së parë psikologjike dhe psikoedukim online?
Shendetimendor.org po kërkon vullnetarë për të mbështetur individët me ofrimin e një shërbimi cilësor të ndihmës së parë psikologjike.
✅ Çka ofrohet për vullnetarët?
● Përvojë praktike në mbikëqyrje dhe shërbime psiko-sociale të ndihmës së parë psikologjike
● Trajnim dhe mbështetje profesionale nga ekipi ynë
● Puna nga shtëpia me orar fleksibil të cilin e përcaktoni ju mund të jetë edhe 4 orë në javë
● Pjesëmarrje në një rrjet mbështetës të profesionistëve të rinj të shëndetit mendor
● Kontribut në një platformë të rëndësishme për mbështetje psiko-sociale në vend
⏰ Orari i shërbimit:
Shërbimi i bisedave (chat) operon nga ora 20:00 deri në 00:00, dhe oraret do të shpërndahen mes një ekipi të gjerë vullnetarëve për të siguruar fleksibilitet dhe angazhim të balancuar.
�� Si të aplikoni?
Nëse dëshironi të bëheni pjesë e ekipit tonë, ju lutemi të na dërgoni CV-në tuaj, me subjektin “Aplikim për Vullnetar/e” në: mbeshtetu.info@gmail.com
✉ Data e fundit për aplikim: 15 dhjetor 2025
*Ky aktivitet përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia*

THIRRJE PËR VULLNETARË – NDIHMËS NË CHATJeni në vitin e fundit të studimeve ose keni përfunduar studimet master në Psiko...
02/04/2025

THIRRJE PËR VULLNETARË – NDIHMËS NË CHAT

Jeni në vitin e fundit të studimeve ose keni përfunduar studimet master në Psikologji Klinike apo fusha të ngjashme me fokus në psikoterapi, psikiatri, punë sociale, apo këshillim psikologjik?

Keni përvojë të mëparshme qoftë edhe të limituar në shërbime klinike apo në mbështetje psiko-sociale, përfshirë në chat?

Dëshironi të kontribuoni në një iniciativë inovative për ofrimin e ndihmës së parë psikologjike online?

shendetimendor.org po kërkon vullnetarë për të mbështetur individët me ofrimin e një shërbimi cilësor të ndihmës së parë psikologjike.🌻

✅ Çka ofrohet për vullnetarët?
- Përvojë praktike në mbikëqyrje klinike dhe shërbime psiko-sociale të ndihmës së parë psikologjike
- Trajnim dhe mbështetje profesionale nga ekipi ynë
- Puna nga shtëpia me orar fleksibil të cilin e përcaktoni ju
- Pjesëmarrje në një rrjet mbështetës të profesionistëve të rinj të shëndetit mendor
- Kontribut në një platformë të rëndësishme për mbështetje psiko-sociale në vend

⏰ Orari i shërbimit:
Shërbimi i bisedave (chat) operon nga ora 20:00 deri në 24:00, dhe oraret do të shpërndahen mes një ekipi të gjerë vullnetarëve për të siguruar fleksibilitet dhe angazhim të balancuar.

📩 Si të aplikoni?
Nëse dëshironi të bëheni pjesë e ekipit tonë, ju lutemi të na dërgoni CV-në tuaj, me subjektin “Aplikim për Vullnetar/e për Ofrim të Shërbimit Online” në: instituti.psikologjise@uni-pr.edu

✉️ Data e fundit për aplikim: 15 prill 2025

THIRRJE PËR VULLNETARË – MBIKËQYRËS/E CHAT-IJeni në vitin e fundit të studimeve ose keni përfunduar studimet master në P...
02/04/2025

THIRRJE PËR VULLNETARË – MBIKËQYRËS/E CHAT-I

Jeni në vitin e fundit të studimeve ose keni përfunduar studimet master në Psikologji Klinike apo fusha të ngjashme me fokus në psikoterapi, psikiatri, punë sociale, apo këshillim psikologjik?

Keni përvojë të mëparshme në shërbime klinike apo në mbështetje psiko-sociale, përfshirë në chat?

Dëshironi të kontribuoni në një iniciativë inovative për ofrimin e ndihmës së parë psikologjike online?

shendetimendor.org po kërkon mbikëqyrës/e vullnetarë për të mbështetur ekipin e chat-it tonë, duke ndihmuar në ofrimin e një shërbimi cilësor dhe profesional të shëndetit mendor në Kosovë.🌻

✅ Çka ofrohet për vullnetarët?
Përvojë praktike në mbikëqyrje klinike dhe shërbime psiko-sociale të ndihmës së parë psikologjike dhe referimin nw materiale psiko-edukuese me qasje të bazuar në Psikologjinë Pozitive dhe CBT.

- Trajnim dhe mbështetje profesionale nga ekipi ynë
- Puna nga shtëpia me orar fleksibil të cilin e përcaktoni ju
- Pjesëmarrje në një rrjet mbështetës të profesionistëve të rinj të shëndetit mendor
- Kontribut në një platformë të rëndësishme për mbështetje psiko-sociale në vend

⏰ Orari i shërbimit:
Shërbimi i bisedave (chat) operon nga ora 20:00 deri në 24:00, dhe oraret do të shpërndahen mes një ekipi të gjerë supervizorësh për të siguruar fleksibilitet dhe angazhim të balancuar.

📩 Si të aplikoni?
Nëse dëshironi të bëheni pjesë e ekipit tonë, ju lutemi të na dërgoni CV-në tuaj, me subjektin “Aplikim për Mbikëqyrës/e” në: instituti.psikologjise@uni-pr.edu

✉️ Data e fundit për aplikim: 15 prill 2025

THIRRJE PËR VULLNETARË – KRIJUES TË PËRMBAJTJESJeni student/e i/e vitit të dytë, të tretë apo nivelit master në psikolog...
02/04/2025

THIRRJE PËR VULLNETARË – KRIJUES TË PËRMBAJTJES

Jeni student/e i/e vitit të dytë, të tretë apo nivelit master në psikologji apo art? Dëshironi të përdorni kreativitetin tuaj për të kontribuar në rritjen e qasshmërisë së shërbimeve të shëndetit mendor në vend?

shendetimendor.org, një platformë dedikuar edukimit psiko-social dhe përkrahjes për shëndetin mendor, po hap thirrjen për vullnetarë në krijimin e përmbajtjes për faqen dhe rrjetet tona sociale!🌻

✅ Çka ofrohet për vullnetarët?
Trajnim i plotë për krijimin e materialeve psiko-edukuese me qasje të bazuar në Psikologjinë Pozitive dhe CBT.

- Mundësi për të krijuar video, tekste dhe postime për të ndihmuar komunitetin tonë.
- Puna nga shtëpia me orar fleksibil të cilin e përcaktoni ju
- Mbikëqyrje dhe mentorim.
- Aktiviteti mund të shërbejë edhe si përvojë praktike për lëndët përkatëse në fakultet.
- Mundësi për të zhvilluar aftësi në komunikim digjital, dizajn dhe edukim psiko-social.

💡 Pse është kjo një përvojë e rëndësishme?
Në një botë ku përmbajtja digjitale po bëhet një mjet kyç në edukimin dhe ndërgjegjësimin për shëndetin mendor, përvoja në krijimin e përmbajtjes psiko-edukuese është një aftësi e vlefshme dhe me ndikim të madh. Vullnetarët do të kenë mundësinë të zhvillojnë kreativitetin e tyre, të punojnë me profesionistë dhe të jenë pjesë e një iniciative që e bën ndihmën për shëndetin mendor më të qasshme për të gjithë.

📩 Nëse dëshironi të bëheni pjesë e ekipit tonë, ju lutemi të na dërgoni CV-në tuaj, me subjektin “Aplikim për Vullnetar/e për Krijim të Përmbajtjes” në: instituti.psikologjise@uni-pr.edu

✉️ Data e fundit për të aplikuar: 15 prill 2025

🔈Në datën 14 shkurt, ora 14:30 ju ftojmë të na ndiqni në webinarin e parë "Si të përballemi me ankthin", në një bisedë m...
13/02/2023

🔈Në datën 14 shkurt, ora 14:30 ju ftojmë të na ndiqni në webinarin e parë "Si të përballemi me ankthin", në një bisedë me profesionistet Mimoza Shahini dhe Arjana Muçaj, për të kuptuar më shumë rreth situatave që shkaktojnë ankth, simptomave dhe strategjive të përballimit.

Webinari do të realizohet në Google Meet dhe paraprakisht duhet të regjistroheni tek linku: https://forms.gle/iUEin8rpsgbE7w996

Ky webinar realizohet si pjesë e projektit "Fol me mu", projekt i financuar nga Fondi i Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimi Evropian, në kuadër të Thirrjes për Projekt Propozime Rajonale, “Mbështetje për Promovimin e Aktiviteteve Rajonale të Shoqërisë Civile në Ballkanin Perëndimor”.

Dje në Ora e Pasdites në KlanKosova, ishte e ftuar përfaqësuesja nga "Mbështetu", Shkurtë Bajgora. Përmes kësaj intervis...
25/02/2022

Dje në Ora e Pasdites në KlanKosova, ishte e ftuar përfaqësuesja nga "Mbështetu", Shkurtë Bajgora.

Përmes kësaj interviste publiku u njoftua më shumë rreth Linjës së Ndihmës Psikologjike e cila është formuar në prill të vitit 2020, për platformën shendetimendor.org, si erdhi idea, kush punoi në të, cilat kanë qenë shqetësimet e qytetarëve që kanë telefonuar dhe shkruar.

Në vazhdim, u diskutua për aplikacionin Mbështetu. Si ka filluar, çfarë përmban aplikacioni, në cilën terapi bazohet, chat me psikologët vullnetarë, në cilën fazë është dhe kur do të lansohet.

Për të mësuar më shumë rreth Mbështetu, mund të ndiqni intervistën nga minuti 05:50 në këtë link:

https://www.youtube.com/watch?v=Lf6OUMKJk9U&t=2s

"Këshillimi me viktima të dhunës - Parimet Themelore" ishte tema e trajnimit të dytë për vullnetarët e aplikacionit Mbës...
15/02/2022

"Këshillimi me viktima të dhunës - Parimet Themelore" ishte tema e trajnimit të dytë për vullnetarët e aplikacionit Mbështetu, për studentët e psikologjisë, si dhe për profesionistët e fushës. Ky trajnim u realizua dje me psikologen klinike Lulëjete Prekazi, e cila duke u bazuar në përvojën e saj shumë vjeçare prezantoi rreth punës që bëhet me të mbijetuarat e dhunës.

Në kuadër të trajnimit u diskutua për mitet e dhunës, format e dhunës, karakteristikat e viktimave të dhunës dhe për ciklin e dhunës. Për fund, psikologia na tregoi më shumë rreth pyetjeve eksploruese dhe modelit të parimeve etike.

Për të qenë të informuar për trajnimet e rradhës, ju ftojmë të na përcjellni në rrjetet tona sociale.

“Këshillimi Përkrahës” ishte tema e trajnimit të parë për vullnetarët e aplikacionit Mbështetu, të realizuar dje me Viga...
12/02/2022

“Këshillimi Përkrahës” ishte tema e trajnimit të parë për vullnetarët e aplikacionit Mbështetu, të realizuar dje me Vigan Behlulin, Psikolog Klinik, dhe Alumni në Departamentin e Psikologjisë.

Në kuadër të këtij trajnimi, pjesëmarrësit u informuan për këshillim përkrahës, sfidat e aplikimit në kontekstin e këshillimit përmes chat, si dhe u prezantuan mundësitë të cilat ofrohen përmes këtij formati të këshillimit. Për më shumë, vullnetarët u informuan edhe për mikro-shkathtësitë këshilluese të cilat janë ndihmuese dhe mund të përdoren në aplikimin e këshillimit përkrahës.

Ju mirëpresim në trajnimin e rradhës me temën “Këshillimi me Viktimat e Dhunës: Parimet Themelore” me Luljeta Prekazi, i cili do të realizohet më datën 14.02.2022, nga ora 13:00.

TRAJNIMPo vazhdojmë me serinë e trajnimeve nga "Mbështetu" që kanë të bëjnë me punën që realizohet në kuadër të aplikaci...
10/02/2022

TRAJNIM

Po vazhdojmë me serinë e trajnimeve nga "Mbështetu" që kanë të bëjnë me punën që realizohet në kuadër të aplikacionit psiko-edukues për shëndetin mendor. Në trajnimin e ardhshëm kemi të ftuar Psikologen Klinike, Lulëjete Prekazi e cila do na flasë rreth temës "Këshillimi me viktima të dhunës - Parimet Themelore".

Trajnimi do të mbahet me 14 Shkurt, nga ora 13:00 në Fakultetin Filozofik, Universitetin e Prishtinës. Ky trajnim është i dedikuar vullnetarëve të "Mbështetu" por është i hapur edhe për studentë të psikologjisë.

Formati i trajnimit do të jetë Hibrid. Për të mbajtur distancën, vetëm 15 personat e parë që do shkruajnë mund të vijnë në mënyrë fizike, ndërsa të tjerëve do u dërgohet linku për tu kyçur në mënyrë virtuale.

Nëse dëshironi të jeni pjesë e trajnimit, ju lutem të na shkruani në emailin mbeshtetu.info@gmail.com

TRAJNIMMbështetu vazhdon me ciklin e trajnimeve që kanë të bëjnë me punën që realizohet në kuadër të aplikacionit psiko-...
04/02/2022

TRAJNIM

Mbështetu vazhdon me ciklin e trajnimeve që kanë të bëjnë me punën që realizohet në kuadër të aplikacionit psiko-edukues për shëndetin mendor.

Trajnimi i rradhës me titull “Këshillimi Përkrahës” është i dedikuar vullnetarëve të "Mbështetu" por i hapur edhe për studentë të psikologjisë. Folësi do të jetë psikologu klinik Vigan Behluli, i cili do na flasë rreth çfarë është këshillimi psikologjik, si dallohet prej formave të tjera të këshillimit, çfarë duhet shmangur në këshillimin përkrahës, & cilat janë shkathtësitë e nevojshme apo të rekomanduara për këshillimin përkrahës?

Nëse dëshironi të jeni pjesë e trajnimit, ju lutem të na shkruani në emailin mbeshtetu.info@gmail.com

Formati i trajnimit do të jetë Hibrid. Për të mbajtur distancën, vetëm 15 personat e parë që do shkruajnë mund të vijnë në mënyrë fizike, ndërsa të tjerëve do u dërgohet linku për tu kyçur në mënyrë virtuale.

FTESË PËR PJESËMARRËS PËR TESTIM TË APLIKACIONIT PSIKOEDUKUES "MBËSHTETU"Departamenti i Psikologjisë, UP dhe Instituti i...
30/01/2022

FTESË PËR PJESËMARRËS PËR TESTIM TË APLIKACIONIT PSIKOEDUKUES "MBËSHTETU"

Departamenti i Psikologjisë, UP dhe Instituti i Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” janë në proces të zhvillimit dhe testimit të aplikacionit të parë psikoedukues dhe për shëndet mendor në gjuhën shqipe me emrin “Mbështetu”.

Aplikacioni përmban ligjërata të shkurta, ushtrime dhe udhëzime për ulje të stresit, ankthit dhe depresionit. Përpos kësaj, aplikacioni ka udhëzime për meditim, tinguj për gjumë dhe mundësinë për të biseduar me vullnetarë të trajnuar - shumica psikolog të diplomuar.

Aplikacioni “Mbështetu” bën ftesë për pjesëmarrës. Kjo pjesëmarrje përfshin përdorimin e aplikacionit për periudhën 15 shkurt - 20 mars me qëllim përmirësimin e njohurive për shëndet mendor në përgjithësi dhe ballafaqim me stresin dhe ankthin ditor. Qëllimi ynë është të vlerësojmë aplikacionin dhe ju mund të na ndihmoni në këtë.

Kriteret për aplikim:
- Të jeni mbi 18 vjeç
- Të keni telefon të mençur
- Mendoni/vlerësoni që mund të përfitoni nga aplikacioni
- Keni kureshtje për shëndet mendor dhe psikoedukim dhe dëshironi të zhvilloni veten dhe përmirësoni mirëqenien tuaj
- Të mos jeni i fushës së psikologjisë

Përfitimet për këtë pjesëmarrje janë:
- Mësime të reja rreth vështirësive të përditshme të shëndetit mendor dhe mirëqenies
- Video me ushtrime të ndryshme për të lehtësuar simptomat e zakonshme të stresit dhe ankthit ditor
- Bisedë falas me psikologen në kohë reale në orare të caktuara

Obligimet e pjesëmarrësve:
- Të plotësojnë pyetësor në tre periudha të ndryshme kohore (secila me kohëzgjatje deri në 15 minuta).
- Navigimi dhe përdorimi i aplikacionit.


Nëse keni interesim të bëheni pjesë, ndihuni të lirë të na shkruani në mbeshtetu.info@gmail.com

TRAJNIM Javën që lamë pas, me datë 22 Janar, u mbajt trajnimi i parë për psikologët vullnetarë të aplikacionit të parë p...
25/01/2022

TRAJNIM

Javën që lamë pas, me datë 22 Janar, u mbajt trajnimi i parë për psikologët vullnetarë të aplikacionit të parë për shëndetin mendor në gjuhën shqipe “Mbështetu”.

Trajnimi filloi me folësin e parë prof. Aliriza Arënliu i cili ligjëroi për parimet themelore të këshillimit me chat, rregullat, shkrimin si aftësi fikse, mungesën e kontaktit ballë-për-ballë.

Pastaj, folësja e dytë, Flaka Ahmeti, na tregoi rreth mësimeve nga puna vullnetare në Chat Counseling, duke na treguar për gabimin natyralist, sfidat, vështirësitë, kuptimin e rolit e të detyrave, këshilla e rekomandime.

Tutje, folësja e tretë, psikologia Arbnore Ismajli, ligjëroi rreth këshillimit me chat duke u bazuar në trajnimet e saja paraprake dhe njohuritë e fituara për punën e psikologut/es, marrëdhënien terapeutike, pyetjet që adresohen dhe deklaratat që mund të përdoren.

Address

Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Mbështetu posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Mbështetu:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Category

Our story

Në mars 2020 Organizata Botërore e Shëndetësisë për shkak të numrit të madh të infektimeve, shpalli virusin COVID-19 pandemi globale. Masat e marra për parandalimin e përhapjes së virusit, si: izolimi, distancimi fizik, mbyllja e shkollave dhe vendeve të punës kanë ndryshuar mënyrën tonë të funksionimit, për derisa frika nga e panjohura, nga infektimi dhe pasojat e saj kanë gjeneruar stres te qytetarët.

Departamenti i Psikologjisë, duke përfshirë edhe studentët e nivelit master të programit “Psikologji Shkollore dhe Këshillim”, zhilluan një ueb-faqe shendetimendor.org në të cilën gjinden materiale psiko-edukuese, që mund të shërbejnë si lehtësues potencial të distresit psikologjik, te krijuara nga pandemia apo për ndonjë shkak tjetër. Faqja gjithashtu ofron edhe shërbime të këshillimit përmes chat ku ofrohet ndihma e parë psikologjike nga psikologë dhe studentë të psikologjisë që punojnë në baza vullnetare.